String theory: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 75:
Dualiteti T fsheh diferencën në mes të distancave të mëdha dhe atyre të vogla. Ajo që i duket si distancë shumë e madhe në një mod të fijes, në modin e mbështjelljes së fijes duket si distancë shumë e vogël. Kjo është në kundërshtim me mënyrën se si është punuar në fizikë deri ne ditët e Keplerit dhe Njutonit.
 
== Çiftëzimi i fortë dhe i dobët ==
Çka është konstantja e çiftëzimit ? Ky është një numër i cili na tregon se sa është i fortë bashkëveprimi. Për shembull, konstantja e Njutonit është konstante e çiftëzimit për forcën e gravitetit. Nëse konstantja e Njutonit është e dyfishuar me vlerën që e ka tani, atëherë do të ndiejmë dyherëdy herë me tepër forcën e gravitetit të tokës dhe toka do të ndjejë dy herë më shumë forcën e gravitetit nga dielli dhe hëna, e kështu me radhë. Konstantja e madhe e çiftëzimit nënkupton forcë më të madhe dhe kostantjakonstantja e vogël e çiftëzimit nënkupton forcë më të dobët. Çdo forcë ka konstantën e çiftëzimit të saj. Për elektromagnetizmin konstantja e çiftëzimit është proporcionale me katrorin e ngarkesës elektrike. Kur fizicientët studiojnë sjelljen kuantike të elektromagnetizmit, ata s'mund ta zgjidhin saktësisht tërë teorinë, kështu që ata e ndajnë atë në pjesë të vogla dhe secila pjesë që ata mund ta zgjidhin ka një konstante të caktuar të çiftëzimit. Në vlera normale të energjisë së elektromagnetizmit konstanta e çiftëzimit është e vogël dhe disa nga përafrimet e para japin një zgjidhje të përafërt me atë të saktën. Por, nëse konstantja e çiftëzimit është e madhe, metoda e njehsimit bie poshtëëposhtë dhe pjesët e ndara bëhen të pavlefshme si zgjidhje e përafërt. Kjo gjithahtugjithashtu mund të ndodhë edhe në teorinë e fijes. Teoritë e fijes kanë një konstante të çiftëzimit. Por, përkundër teorisë së grimcave, konstantja e çiftëzimit tek fijet nuk është vetëm numër, por varet nga mënyra e oscilimit të fijes, e quajtur zgjerim (dilaton). Duke zëvendësuar fushën e
zgjerimit me minus vetvetën, zëvendësohet një konstante me vlerë të madhe të çiftëzimit me një tjetër, me vlerë të vogël.
 
Kjo simetri quhet dualiteti S. Nëse dy teori të fijes janë të ndërlidhura me dualitetin S, atëherë njëra teori me konstante të fortë të çiftëzimit është e njëjtë me teorinë me konstante të dobët të çiftëzimit. Vëreni që teoria me çiftëzim të fortë nuk mund të kuptohet si zgjerim në seri, por teoria me çiftëzim të dobët mund të kuptohet si e tillë. Pra, nëse të dy teoritë janë të ndërlidhura me dualitetin S, atëherë ne duhet të kuptojmë vetëm teorinë e dobët, e cila është ekuivalente me teorineteorinë e fortë. Për një fizicient, kjo do të thotë blej dy e paguaj për një! Teoritë e superfijeve të ndërlidhura me dualitetin S janë: Tipi I i teorisë së superfijes me teorinë e superfijes heterotike SO(32), dhe tipi IIB me vetvetën.
 
==Çka nënkuptojmë me këtë ?==