Rrethi i Mallakastrës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v robot Adding: zh:馬拉卡斯特區
No edit summary
Rreshti 4:
 
Vendbanime tjera të njohura në këtë rreth janë:
 
 
==Historia e zonës së [[Mallakastra|Mallakastrës]]==
Emri Mallakastër del për herë të parë në shekullin e trembëdhjetë, përmendet në lidhje me një kryengritje që ndodh në këtë zonë, gjatë së cilës rrënohet [[kështjella e Mylit]] ose [[Mylokastra]], e cila ndodhet përsëri na [[Cakrani|Cakran]]. Në gjithë këtë zone, [[Kreshpani|Kreshpan]], [[Cakrani|Cakran]] edhe [[Myli]] ndodhej atje. Ka shumë mundësi që lidhet pikërisht me këtë kështjellë që është krijuar në shekullin XII-XIII dhe pastaj shkatërrohet përfundimisht me një zjarr të fuqishëm, të cilin e kemi konstatuar nga gërmimet arkeologjike. Mendoj që teza tjetër që e lidh me [[latinishtja|latinishten]] ‘kastrum’ dhe ‘malla’ që është nga [[greqishtja]], domethënë qytet i keq, është një teori pa bazë dhe mundësia është të lidhet pikërisht me kështjellën. Lidhet me [[Myli]]n ,të cilin ne nuk e dimë se ç’kuptim kishte myl, myll në shqipen mesjetare, por është e sigurt që vjen nga kjo zonë.
 
Mallakastriotët janë një popullsi që dalin disa herë në burimet historike të shekullit XIII-XIV, duke luajtur një rol të rëndësishëm qoftë në ngjarjet që zhvillohen në [[Çamëria|Çamërinë]] e sotme, por edhe me shtegtimin e tyre të famshëm të shekullit XIII-XIV, në rrethinat e [[Atika|Atikës]]. Një pjesë e [[arbëreshët|arbëreshëve]] të kësaj zonë vijnë nga [[Mallakastra]], duke marrë me vete emrat jo vetëm emrin e një fshati pra Malakastër, por edhe emrat e fshatrave të tjerë, siç kemi [[Hekali|Hekalin]] dhe [[Varibobi|Varibobin]].
 
Mallakastra përbën një krahinë krejt të veçantrë nga pikëpamja [[etnografia|etnografike]]. Ajo trajtohet si një pjesë e [[Toskëria|Toskërisë]], në përgjithësinuk ndahet nga [[Labëria]]. Megjithatë, këngët i ka të ndryshme, dialektin e ka të ndryshem nga [[Labëria]], megjithëse ka ngjashmëri të mëdha, ka lidhjet e vazhdueshmë të krushqisë në të dy brigjet.
Ajo që i ka bashkuar shpeshherë ka qëne, sepse të dy krahët kanë qenë përkrahës të [[Bektashizmi]]t që ishte një sekt opozitar ndaj regjimit të Sulltanëve në shekullin XVIII-XIX. Është karakterizuar nga një patriotizëm i theksuar, qoftë me lëvizjen e [[Tafil Buzi]]t, por edhe me ngjarjen e lëvizjes së [[Rrapo Hekali]]t, që ka motivin e qartë të patriotizmit ku thotë ‘Po për kë lufton vallë, as për mua as për ti, po për gjithë [[Shqipëria|Shqipërinë]]’. Është hera e parë që ndjehet ajo frymë e [[Rilindja Kombëtare|rilindjes kombëtare]] e cila nuk doli vetëm nga penda e [[Naum Veqilharxhi|Veqilharxhit]] dhe e patriotëve të tjerë pas tij, por doli direkt dhe nga lëvizja popullore. Qoftë edhe tek [[Tafil Buzi]], cili ishte një nga nxitësit e lëvizjes së Mallakastrës në manifestin e tij dhe është i pari që shpreh idenë e pavarësisë me armë, por edhe nga poezia popullore që del nga fjalët e Rrapo Hekalit.
 
==Referenca==
[http://www.shekulli.com.al/index.php?page=lajmedite&newsID=99519]