Hamilkar Barkas: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: ar:حملقار برقا
v roboti shtoj: fo:Hamilcar Barca; cosmetic changes
Rreshti 1:
'''Hamilkar Barkas''' (* rreth [[270 p.e.s.]]; † [[229 p.e.s.]] në [[Hispania|Hispani]]) ishte një gjeneralë [[Kartago|Kartagjenas]] me emër të lartë. Jashtë veprimeve të tij ishte bërë i njohur edhe si baba i [[Hanibali]]t, sepse [[Hanibali]] në Luftën e Dytë Punike veq sa se shkatërroj [[Perandoria Romake|Perandorinë Romake]].
 
== Jeta dhe Karriera ==
 
Hamilkar Barkas emër vetit i bëri në tri luftëra të mëdha: Në prag të përfundimit të Luftës së Parë Punike ishte Gjeneralë në [[Sicilia|Sicili]], në Afrikë i theu forcat e [[etnikojët|etnikojëve]] dhe më vonë pushtoi shumë territore të [[Hispania|Hispanisë]]. Romakët e quanin "rrufeja" sepse Hamilkar Barkas sulmonte shpejtë dhe papritur. Barkas në gjuhën pune do të thotë rrufeje. Në bazë të këtij "emri" djemtë e tij [[Hanibali]], [[Hasdrubal Barkas|Hasdrubali]] dhe [[Mago Barkas|Mago]], deri diku edhe ideologët e tij (me vlerë të përmendet [[Hasdrubali (Kartagjena)|Hasdrubali]]) janë quajtur [[Barkidët|Barkidë]].
 
Në fazën e fundit të Luftës së Parë Punike Hamilkar Barkas më [[247 p.e.s.]] u emërua gjeneral i ushtrisë [[Kartago|Kartagjenase]] tokësore në [[Sicilia|Sicili]]. Në [[Sicilia|Sicili]] forcat Punike qenë afër humbjes së të gjitha territoreve përpos disa pjesë perëndimore të saj. Duke përdorur taktika guerile dhe duke i'u shkaktuar [[Perandoria Romake|Romakëve]] humbje të shumta Hamilkar Barkas mundi të ripushtoi disa territore të cilat i kishin humbur më herët. Së fundmi, një fitore e [[Perandoria Romake|Romakëve]] në një betejë ushtarako-detare bëri të gjitha fitoret e Hamilkar Barkasit të bëhen të pavlefshme, sepse fitorja e [[Perandoria Romake|Romakëve]] i'a këputi rrugët e furnizimit ushtrisë [[Kartago|Kartagjenase]]. Pas kësaj humbje Senati i [[Kartago]]s angazhoi gjeneralin e pathyer (Hamilkar Barkasin) me bisedimet e paqes. [[Kartago]] u detyrua që ishullin e [[Sicilia|Sicilisë]] t'ia lëshoi [[Perandoria Romake|Romës]] dhe ti paguaj reparaturat.
 
Pas Luftës një problem tjetër ishte ushtria e madhe nga mercenarët të cilët është dashur ta demobilizojnë. Kjo përfundojë me një rebelim të mercenarëve, të cilët ishin nga kjo ojkumene, dhe ky rebelim ishte shumë i rrezikshëm sepse mercenarët e [[Libia|Libisë]] mundën që t'i ngrisin ne kryengritje qytetet e tyre.
 
Kjo luftë që zgjati nga viti [[241 p.e.s.|241]] deri [[238 p.e.s.]] rrezikoj ekzistencën e shtetit më shumë se Lufta kundër [[Perandoria Romake|Romës]]. Veç pasi që [[Kartago|Kartagjenasit]] humbën disa beteja kundër mercenarëve komanda i'u dha Hamilkar Barkasit, i cili tash duhej të bënte një luftë kundër atyre njerëzve që ai vetë i rekrutoj dhe i komandoj shumë vite rresht. Hamilkar Barkasi mundi që kahun e drejtimit të luftës ta kthejë, dhe kështu i theu qytetet dhe mercenarët e rebeluar.
 
Në vonë Hamilkar Barkas u bë edhe aktiv në politiken e jashtme. [[Perandoria Romake|Romakët]] përdorën dobësitë e [[Kartago]]s rreth fundit të luftës kundër etnikojëve, për ta aneksuar më [[238 p.e.s.]] ishullin e [[Sardenja]]s, i cili në traktatin e paqes të bërë para 3 vitesh i lihej [[Kartago]]s. Ndoshta vendimi i marrë, që të pushtohen territore të reja në [[Gadishulli Pirinej|Gadishullin Iberik]], aty ku [[Perandoria Romake|Roma]] nuk kishte treguar interes e dha Hamilkar Barkas. Prej vitit [[237 p.e.s.]] ai pushtoi pjesën jugore dhe lindore të [[Gadishulli Pirinej|Gadishullit Iberik]]. Duke marrur miniera të [[Argjendi]]t dhe ndërtuar qytete tregtare ai mundi që humbjet ti barazoj. Pika qëndrore e Fuqisë Koloniale Punike ishte qyteti Leuke Akra, [[Alicante]] e sotme.
 
Më [[229 p.e.s.]] ra Hamilkar Barkas në një betejë kundër Vetonëve, ndoshta në një kurthë. Dhëndri i tij [[Hasdrubali (Kartagjena)|Hasdrubali]] e zmadhojë dhe e forcoj pushtetin e [[Kartago]]s mbi [[Gadishulli Pirinej|Gadishullin Iberik]].
 
Thuhet se themelues i qytetit të [[Barcelona|Barcelonës]] është Hamilkar Barkas më [[230 p.e.s.]]
Rreshti 35:
[[eu:Hamilkar Barka]]
[[fi:Hamilkar Barka]]
[[fo:Hamilcar Barca]]
[[fr:Hamilcar Barca]]
[[gl:Amílcar Barca]]