Hape menynë kryesore

Changes

ska përmbledhje të redaktimeve
 
==Toponimia, Historia==
 
----
Të dhënat arkeologjike lënë të kuptojnë, se ky territor ishte i banuar që nga antika, kur njihej me emrin '''Theranda''' në [[Gjeografinë (Ptolemeu)|Gjeografinë]] në shek. II para. K., e në këtë trevë banonte një popullsi Dardane. Në shek. V pas. K. përmendet emri Petrzên nga [[Prokupi i Cezares]] në [[De aedificiis]] (Libri IV, Kapitulli 4). Ndonjëherë citohet edhe në lidhje me [[Justiniana Prima]].Gjatë shekullit XI ishte qendër e rëndësishme qytetare, më 1019 Prizreni ishte seli e ipeshkevisë të perandorisë Bizantine. Gjatë shek XII-XIV u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsisë sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre.
Gjurmët e lashtësisë së Prizrenit Prizreni, që është i njohur si lokalitet urban që nga periudha antike. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se Prizreni është njëri ndër qytetetmë të vjetra të Evropës Juglindore e më gjerë. Emrin (në varianta të ndryshme) e Prizrenit e ndeshim në harta e dokumente të ndryshme, si në tabelën V të Ptolemeut (shekulli II), ku përmendet me emrin Termidava, pastaj në hartën Tabula Peutingeriana (shekulli III), te dijetari E. Spenser e ndeshim, si Procopera (359-336 para kohës së re). Prizrenin me këtë emër e ndeshim edhe te Procopi (565), si dhe sipas amerikanit Eric Hempi, emërtimi Prizren vjen nga Theranda (Therandë, Pri-zdrijana, Peneropolis, Pra-eserem, Pri-zna,