Dallime mes rishikimeve të "Selma Lagerlöf"

ska përmbledhje të redaktimeve
'''Selma Ottilia Lovisa Lagerlöf''' (Östra Ämtervik, [[20 nëntor]] [[1858]] - Mårbacka, [[16 mars]] [[1940]]), shkrimtare [[Suedi|suedeze]].
 
Është fituese e [[Çmimi Nobel për Letërsi|Çmimit Nobel për Letërsi]] në vitin [[1909]] dhe, njëherit bëhet femra e parë që fiton këtë çmim për punën e vet letrare. Në vitin [[1914]] bëhet anëtarja e parë e akademisë Suedeze, trupë e cila e ndanë shpërblimin e përmendur.
 
== Biografia ==
Me udhëtimin në Palestinë inspirohet për krijimin e romanit voluminoz Jerusalemi, I, II (1901-02). Në te përshkruan sektin fetar të krahinës suedeze [[Dalarna]] e cila udhëton në [[Jeruzalem]] për të formuar zanafillën.
 
[[Krshtenizmi]] është temë edhe në tregimet për fëmijë në Legjenda për [[Krishti]]n (Kristus legender).
 
Në atdheun e vet edhe sot, kryesisht është e njohur si autore e librave për fëmijë "''Udhëtimi i çuditshëm i Nilsa Holgersonit nëpë Suedi''", I, II (''Nils Holgersons underbara resa genom Sverige'', 1906-07). Veprën e ka shkruar me porosi, me qëllim për rritjen e vetëdijes për mësim në gjeografi në shkollën fillore. Gjenerata të suedezëve janë ndikuar nga njohja e parë për atdheun e vetë, me djaloshin Nils, i cili shëtiti atdheun me shotën fluturuese.
 
Jashtë Suedisë është pak e njohur me angazhimin për të drejtat gjinore; e posaçërisht për të drejtat e grave.
 
Me fillimin e [[Lufta e dytë botërore|Luftës së dytë botërore]], kur [[Bashkimi Sovjetik]] pretendoi në [[Finlanda|Finlandë]] e cila historikisht ishte më e afërt me Suedinë se sa me [[Rusia|Rusinë]], Qeverisë finlandeze i dërgoi medaljen e vet të Nobelit, që financiarisht ti ndihmojë. Nga ky gjest i prekshëm, anëtarët e Qeverisë shumën e parave e siguruan në tjetër mënyrë, por në shenjë falënderimi, ia kthyen pronares së vetë.
 
Vdiq në në mars 1940, në pronën e saj në Mårbacka, në krahinën Värmland.