[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 11:
 
== Patologja ==
Loja e kumarit patologjike është nje shqetesim për sjelljen qe, edhe nese hyn ne kategorine diagnostike te shqetesimeve te ashtuquajtura fiksuese, ka ne realitet nje lidhje me varesine nga drogat, sa për te hyre ne ate zone te njohur si “varesi pa substanca”. Lojtari patologjik tregon ne fakt rritjen e varesise ne raport me lojen e kumarit, duke shtuar frekuencen e lojerave, kohen e kaluar duke luajtur, shumen e shpenzuar ne perpjekjet për te rikuperuar humbjet, duke investuar me tepër se sa mundesite ekonomike personale dhe lene menjane impenjimet e jetes se perditshme për t’ju dedikuar teresisht l;ojes se kumarit.Duhet thënë që në fillim se nuk egzistojnë shkaqe të përcaktuara veçmas sepse çdo lojtarë ka mendimin dhe arsyet e veta për tu zhytur në lojë (bixhoz, pantë). Konstatohet se një numër i madh dëshiron të tërhjek vëmendjen e tjetrit mbi vete dhe kështu të vëndohet në qendër të vëmendjes. Të tjerët kanë nevojë të vërtetojnë dhe të përjetojnë suksese mahnitëse pasiqë akoma në moshë të fëminisë u edukuan në gjiun e familjes se sukseset janë të vlefshme dhe konsiderohen si të tilla vetëm nëpërmjet të përfitimeve materiale, gjë që këthehet më vonë në "chasing" që do të thotë , në nevojë të pakapërcyeshme për t’u këthyer në lojë me qëllim të fitimit të shumave të humbura dhe shumëfishimit të tyre. Të tjerë paraqesin shenja të nervozës dhe kërkojnë medet. Një tip i tretë profilesh kërkojnë dalje nga një vartësi emotive apo financiare si dhe vend në shoqëri pasiqë ulja në të njejtën tavolinë me të tjerët i bën të mundshëm të jetë i pranuar dhe i barabart, natyrisht poqese ka të holla e kjo çon edhe njëherë drejtë bindjes së gabuar se financat janë mjet për të qenë i akceptuar kahmos.
Kategori tjetër janë lojtarët e pangishëm të bixhozit që kërkojnë të ikin nga emocione të turbullta si që janë depresioni dhe shtrembërime të tjera psiqike. Zhytja në lojë tërhjek vëmendjen për një kohë nga mendimet e rënda. Mirëpo loja e përfunduar është edhe përfundim i cytjeve që bëjnë « harrimin » e vuajtjeve dhe kështu tani pason etapa e shprastësirës së tmershme që mund të sjell pasoja tragjike të skajshme shpirtërore.
 
==Pasojat e bixhozit
 
Vartësia ndaj lojërave të fatit (loto, bastet sportive, casino …) si dhe lojërat me zara et me letra në mënyrë legale apo ilegale, sjellin pasoja të rënda financiare, degjenirim të marëdhënieve familjare e shoqërore, çrregullim të marrëdhënieve profesionale dhe dergjë të ndryshme psiko-fizike. Të fillojmë me rradhë:
 
Pasojat ekonomike janë njëra nga pësimet e para që i ndjen bixhozxhiu dhe familja e rrethi i tij shoqëror. Ai humb dhe i këthehet sa më shpejt lojës për t’i këthyer paratë e flijuara. I rrasur në borxhe "lufton" t’i këthej ata e kështu zhytet akoma më tepër në lloçin moçalik të komarit andaj i rroket borxheve të reja, fillon të shkrin pasurinë familjare aq sa shet për shuma mizore edhe stolitë dhe trashigiminë e përbashkët. Kur edhe ky "burim" shterret, subjekti kapet pas dallavereve të reja si që janë mashtrimi, vjedhja e grabitje të të gjitha llojeve.
 
Vartësia sjell gjithashtu tkurje në vetëvete e kjo pjell probleme tjera me familjen dhe të afërmit pasiqë lojtari bëhet gjithënjë e më i padukshëm nga se kohën e kalon në bixhoz e nga kjo fillon nervozizmi. Ai bëhet i padurueshëm dhe shqetësimet rriten e me ta rritet edhe pagjumësia e kjo rrit masën e neurozave. Këtu fillon edhe proçesi i prishjes së marrëdhënieve e personi në vartësi gjindet dhe ndihet i vetmuar e i ngratë. Edhe gjatë lojës, në mes të lojtarëve ai ndihet i vetmuar dhe shpesh të tjerët sikur komplotojnë kundër tij. Rrena dhe moskëthimi i borxheve janë elementi kryesor që bëjnë njerëzit e rrethit të tij t’i largohen masovikisht e kjo, krijon një vetmi tejet të rëndë.
 
Sa i përket dëmeve në sferën profesionale, ata vijnë nga fakti se komarexhiu kalon kohë të gjatë duke luajtur dhe kështu humb aftësitë prodhuese: ai nuk është më i motivuar të punoj edhe nga shkaku se paga e tij është harxhuar akoma pa e marr, mandej është i raskapitur psiqikisht dhe fizikisht nga mundimi i tepërt gjatë lojës e pra kjo çon detyrimisht në shkatërrim të plotë. Kurr flas për shkatërrim të plotë, mendoj për dergjën që e kaplon bixhozxhiun e vartur dhe vetitë apo vartësitë e tjera që shpesh e ndjekin, si duhani, alkoholi e që së bashku krijojnë favore për sëmundje të ndryshme psiqike dhe fizike.
 
== Simptomat ==
Ne qofte se subjekti prezanton te pakten pese nga keto simptoma diagnostikohet si nje kuader lojerash kumari patologjike.