[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Faqja u zëvendësua me 'ketu e ka fshir te gjithe cungin e mutit sepse une e mesava ju smund ta beni cungin'
U kthye versioni 853816 i bërë nga 91.187.103.42 (diskutimet) - revert vandalism
Rreshti 1:
[[Skeda:Përhapja e vullkaneve dhe tërmeteve.gif|thumb|350px|right|Përhapja e vullkaneve dhe tërmeteve]]
ketu e ka fshir te gjithe cungin e mutit sepse une e mesava ju smund ta beni cungin
[[Skeda:2004 Indonesia Tsunami 100px.gif|thumb|right|300px|Përhapja e Cunameve]]
'''Tërmeti''' është fenomen i cili shkaktohet nga çlirimi i papritur i energjisë së grumbulluar, i cili shkakton krijimin e [[vala sizmike|valëve sizmike]] (dallgëve sizmike). Në sipërfaqen e [[Toka|tokës]], tërmeti shfaqet në dridhjet ose zhvendosjet e tokës (truallit) dhe nganjëhere edhe në krijimin e dallgëve detare, [[tsunami]]. Në të gjitha këto raste, tërmeti mund të shkaktojë dëmtime të mëdha njerëzore dhe materiale.Ai matet me ballë.Ballë quajmë njësia për të matur tërmetet.
 
Tërmetet mund të ndodhin si rezultat i veprimit të forcave të natyrës ose të shkaktohen si pasojë e aktivitetit njerëzor. Termi "tërmet" përdoret për çdo [[ngjarja sizmike|ngjarje sizmike]] që krijon valë sizmike, pavarësisht nëse ato janë me origjinë natyrore apo të shkaktuara si pasojë e aktivitetit njerëzor.
 
 
== Llojet e tërmeteve ==
Kemi tre lloje kryesore të tërmeteve.Tërmetet vithisure ,tërmetet vullkanike dhe tërmetet tektonike.
 
=== Tërmetet vithisure ===
Tërmetet vithisure janë ato tërmete të cilat shkaktohen kur kemi rrëshqitje të masave të tokes.P.sh kur shembet ndonjë shpellë.Janë tërmetet më të dobëta dhe kane rreze veprimi prej afro 100km.Vetëm 3% e gjithë tërmeteve që ndodhin janë tërmete vithisure.
 
=== Tërmetet vullkanike ===
Zakonisht paraprihen nga erupcioni vullkanik, pra janë tërmete që shkaktohen nga veprimi i aktiviteteve vullkanike.Për nga intensiteti dhe fuqia e lëkundjeve vijnë të dytat pas termeteve tektonike.Rreth 7% e gjitha tërmeteve janë tërmete vullkanike.
 
=== Tërmetet tektonike ===
Janë lëkundje të fuqishme dhe përfshijnë sipërfaqe të mëdha të tokës.Zakonisht shfaqen në zonat me rudhosje të re, ku ngritjet dhe fundosjet e sipërfaqes së Tokës janë intensive.Vatra e këtij tërmeti gjendet në rreth 70km thellësi të Tokës e në disa raste edhe më thellë.Janë më të shpeshtat, rreth 90% të gjitha tërmeteve janë tërmete tektonike.Shfaqen rreth 80.000 tërmete tektonike në vit e prej tyre rreth 10 janë shumë të fuqishme.
 
 
 
=== Tërmete me origjinë natyrore ===
Shumica e tërmeteve me shkaqe natyrore janë pasojë e ndërtimit tektonik të [[toka|tokës]]. Këto tërmete quhen edhe [[tërmeti tektonik|tërmete tektonike]]. [[Litosfera]] (lithosphere) e [[toka|tokës]] është si një qilim i përbërë nga shumë [[pllaka tektonike]] të cilat lëvizin ngadalë, por në mënyrë të vazhdueshme nën ndikimin e nxehtësisë së [[manteli]]t dhe [[bërthama|bërthamës]] së [[toka|tokës]]. Anët e pllakave tektonike rrëshqasin ndaj njëra tjetrës duke shkaktuar forca fërkimi midis pllakave tektonike. Kur kjo forcë fërkimi kapërcen kufirin kritik, i cili quhet [[fuqia lokale]], ndodh një thyerje e papritur. Kufiri i pllakave tektonike përgjatë të cilit ndodh thyerja quhet [[vija e thyerjes]] (fault plane). Kur thyerja përgjatë vijës së thyerjes sjell si pasojë zhvendosjen e dhunshme të kores së [[toka|tokës]], atëhere çlirohet energjia e tërheqjes ose përdredhjes elastike dhe krijohen valët sizmike duke shkaktuar në këtë mënyrë një tërmet. Llogaritet se më pak se 10% e energjisë së përgjithshme të tërmetit çlirohet në formën e energjisë sizmike, ndërsa pjesa më e madhe e energjisë përdoret për të furnizuar me energji zmadhimin e thyerjes së tërmetit dhe kthehet në nxehtësi. Prandaj, tërmetet e ulin potencialin energjitik dhe energjinë termike të tokës, por këto humbje janë të papërfillshme. [[sizmiologjia|Sizmiologët]], për të përshkruar procesin fizik të shkaktimit të tërmeteve përdorin [[teoria e çlirimit elastik|teorinë e çlirimit elastik]].
 
Shumica e [[tërmete tektonike|tërmeteve tektonike]] e kanë origjinën e tyre në thellësi më të vogla se disa dhjetra kilometra nga sipërfaqja e [[toka|tokës]]. Tërmetet të cilët ndodhin përgjatë kufirit të pllakave tektonike quhen [[tërmete ndërpllakësore]] (interplate), ndërsa rastet më të rralla, kur ngjarja sizmike ndodh në pjesën e brendshme të pllakës litosferike, quhen [[tërmete brendapplakësore]] (intraplate).
 
Në pikat ku korja e [[toka|tokës]] është më e trashë dhe më e ftohtë, tërmetet ndodhin në thellësi më të mëdha prej disa qindra kilometra nga sipërfaqja e tokës, përgjatë [[zona e zhytjes|zonave të zhytjes]] aty ku pllakat tektonike zbresin në [[manteli]]n e [[toka|tokës]]. Këto lloje tërmetesh quhen [[tërmete me qendër të thellë]]. Ka mundësi që këto tërmete shkaktohen kur materiali liosferik i zhytur pëson një transformim gjendjeje të menjëhershëm (për shembull nga olivinë në spinel), duke çliruar energjinë e grumbulluar, në formën e energjisë së tërheqjes dhe përdredhjes, energjinë kimike ose energjinë gravitacionale, e cila nuk mund të mbahet më në temperaturat dhe trysnitë (presionet) që ekzistojnë në këto thellësi.
 
Tërmetet mund të ndodhin edhe në zonat vullkanike dhe të shkaktohen nga lëvizja e [[magma|magmës]] në [[vullkani|vullkane]]. Këto tërmete shërbejnë si paralajmërim për shpërthimin e vullkanit.
 
Një teori e propozuar këto kohët e fundit tregon se disa tërmete mund të ndodhin gjatë një lloj [[furtunë tërmetesh]], ku një tërmet do të shkaktojë një seri tërmetesh, secili i shkaktuar nga ndryshimet paraardhëse në vijat e thyerjes, të ngjashme me [[pasgoditja|pasgoditjet]], por të cilat ndodhin vite më vonë, dhe disa nga këto tërmete pasardhëse shkaktojnë po aq dëme sa tërmetet paraardhëse. Një fenomen i tillë u vëzhgua në rastin e rreth 12 tërmeteve që goditën Vijën Anatoliane në [[Turqia|Turqi]] në shekullin XX, gjatë një gjysëm dyzine tërmetesh të mëdha që goditën [[New Madrid]] gjatë periudhës [[1811]]-[[1812]], dhe mendohet se i njëjti feneomen ka ndodhur edhe gjatë grupeve të vjetra jonormale të tërmeteve të mëdha në [[Lindja e Mesme|Lindjen e Mesme]] dhe në [[Mojave Desert]] (shkretëtirën Mojave).
 
 
=== Tërmete të shkaktuara si pasojë e aktivitetit njerëzor ===
 
Disa tërmete kanë shkaqe anthropogjenike (anthropogenic), si për shembull nxjerrja e mineraleve dhe lëndëve djegëse fosile nga korja e [[toka|tokës]], thithja apo injektimi i lëngjeve në koren e tokës, aktiviteti sizmik i shkaktuar nga krijimi i liqeneve artificiale, shpërthime masive dhe rrëzimi i ndërtimeve në përmasa të mëdha. Ngjarjet sizmike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor quhen me emrin aktivitet sizmik i shkaktuar. Ato nuk janë tërmete në kuptimin e ngushtë të fjalës dhe zakonisht tregojnë një sizmiogram të ndryshëm nga tërmetet që kanë shkaqe natyrore.
 
Vetëm disa tërmete mendohet se janë shkaktuar nga grumbullimi i sasive të konsiderueshme të ujit në liqene artificiale, si për shembull [[Kariba Dam]] në [[Zambia]], [[Afrika|Afrikë]], dhe me injektimin ose nxjerrjen e lëngjeve në koren e [[toka|tokës]] (për shembull në rastin e disa centraleve të [[energjia gjeotermike|energjisë gjeotermike]], dhe në [[Rocky Mountain Arsenal]]). Këto tërmete ndodhin sepse forcat që venprojnë në koren e tokës mund të ndryshohen si pasojë e presionit të lëngjeve. Po ashtu është e njohur se tërmetet mund të shkaktohen edhe nga nxjerrja e [[gazi natyror|gazit natyror]] nga depozitat nënsipërfaqësore, për shembull në pjesën veriore të [[Hollanda|Hollandës]]. Tërmeti më i fuqishëm në botë i shkaktuar nga krijimi i liqeneve artificiale ndodhi në [[10 dhjetor]] [[1967]] në rajonin [[Koyna]] të [[Maharashtra]]s perëndimore në [[India|Indi]]. Ky tërmet kishte një [[magnituda|magnitudë]] prej 6.3 sipas [[Shkalla Richter|shkallës Richter]]. Kurse, një studim gjeologjik i kryer në SHBA raportoi se magnituda e tërmetit ishte 6.8 sipas [[Shkalla Richter|shkallës Richter]].
 
Shpërthimi i eksplozivëve të fuqishëm, si për shembull shpërthimet bërthamore, mund të shkaktojnë dridhje të truallit me magnitudë të ulët. Kështu një [[bomba bërthamore|bombë bërthamore]] me fuqi 50 [[megaton]] me emrin kod [[Ivan]] e shpërthyer nga [[Bashkimi Sovjetik]], në vitin [[1961]] krijoi një ngjarje sizmike të krahasueshme me një tërmet me magnitudë 7, dhe prodhoi një goditje sizmike kaq të fuqishme sa ajo mund të matej edhe gjatë kalimit për here të tretë përreth [[toka|tokës]] Në përpjekjet e saj për ndalimin e përhapjes së [[armët bërthamore|armëve bërthamore]], [[Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore]] përdor aparaturat sizmiologjike për të zbuluar aktivitetet e paligjshme, si për shembull provat me armët bërthamore. Shtetet që kanë armë bërthamore vëzhgojnë në mënyrë të vazhdueshme aktivitetin e njëri-tjetrit përmes rrjetesh [[sizmiometri|sizmiometrash]] të lidhur njëri me tjetrin, duke patur mundësi që të përcaktojnë me saktësi burimin e shpërthimit.
 
== Zonat sizmike dhe aktiviteti sizmik në Shqipëri ==
[[Shqipëria|Vendi ynë]] bën pjesë në zonën sizmogjene jonike-adriatike, ku përfshihen rajoni i [[Shkodra|Shkodrës]], Shqipëria perëndimore, zona [[Korça|Korçë]]-[[Ohri|Ohër]]-[[Peshkopia|Peshkopi]], me vija aktive në [[Lushnja|Lushnje]], [[Elbasani|Elbasan]], [[Dibra|Dibër]] dhe sidomos ajo [[Vlora|Vlorë]]-[[Tepelena|Tepelenë]]-[[Erseka|Ersekë]]. Kjo e fundit është aktivizuar së fundmi duke përfshirë vendin nga lëkundje të njëpasnjëshme, zanafilla e të cilës ka nisur në muajin [[maj]] [[2006]]. Nga data [[6 gusht]] [[2006]] e deri me [[9 gusht]] [[2006]] u regjistruan 161 ngjarje sizmike në këtë zonë. Në datën [[7 gusht]] [[2006]] ka pasur 70 lëkundje, në datën [[8 gusht]] [[2006]], 76 dhe në datën [[9 gusht]] [[2006]]regjistrohen 15 tërmete. Vija Vlorë-Tepelenë-Ersekë sipas specialistëve të Sizmikës, klasifikohet ndër zonat me periodicitetin më të lartë të lëkundjeve në histori. Duke iu referuar periodicitetit të lëkundjeve maksimale të regjistruara në këtë vijë problematike, sipas specialistëve një herë në 30 vjet këtu regjistrohen tërmete deri në 9 ballë, ku i fundit u regjistrua në 1968 në fshatin [[Nivica|Nivicë]].
 
Kështu, në [[Tepelena|Tepelenë]] me [[20 nëntor]] [[1920]] një tërmet me 8 ballë shkaktoi 36 viktima dhe 102 të plagosur, shkatërroi 2 500 shtëpi dhe la pa strehë 15 000 vetë. Dhjetë vjet më pas në [[Vlora|Vlorë]] dhe Tepelenë regjistrohet një tjetër tërmet, që shkaktoi 30 të vdekur dhe 100 të plagosur. Sipas specialistëve, dhjetëra tërmete të tjerë janë regjistruar gjatë këtyre viteve, por lëkundjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar viktima në njerëz si dhe dëme të mëdha materiale, me përjashtim të çarjes së mureve dhe suvave të shtëpive përgjatë kësaj zone.
 
Në vitin [[1851]] nën efektin e të njëjtit fenomen që karakterizon vijën problematike të përcaktuar nga sizmologët, ka ndodhur edhe një [[tsunami]] i vogël ku vala e detit u ngrit deri në 5 metra duke shkaktuar edhe dëme materiale në zonën e bregdetit të [[Vlora|Vlorës]].
 
Gjatë shekullit të shkuar vendi ynë është përshkruar nga një valë tërmetesh, ku më i rëndi konsiderohet ai i vitit [[1905]]. Bilanci ka qenë tejet tragjik. Plot 200 viktima si dhe 500 njerëz të plagosur, ndërkohë që janë regjistruar 1500 shtëpi të shkatërruara si dhe mijëra të tjerave iu shkaktuan çarje të rënda, duke nxjerrë në qiell të hapur mijëra familje. Sipas [[sizmiologjia|sizmologëve]], lëkundjet e tërmetit me 9 [[ballë]] të [[shkalla Rihter|shkallës rihter]] të [[1 qershor]]it [[1905]] kanë tronditur [[qyteti]]n e [[Shkodra|Shkodrës]] dhe rrethinat si dhe një pjesë të konsiderueshme të veriut të vendit. Ndërkohë që gjatë shekullit të 20-të janë regjistruar gjithashtu të tjera tërmete, mes të tjerëve ai i [[24 gusht]]it [[1924]], epiqendra e të cilit ishte qyteti i [[Peshkopia|Peshkopisë]] duke shkatërruar afro 80% të shtëpive, me 44 të vdekur dhe 119 të plagosur. Në vitet e [[komunizmi]]t tërmeti i [[Dibra|Dibër]]-[[Librazhdi|Librazhd]] i [[30 nëntor]]it [[1967]] shkatërroi 177 [[fshati|fshatra]], si dhe gjetën vdekjen 12 vetë dhe u plagosën 174 të. Karakteristikë e këtij tërmeti ishte thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra si dhe zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra.
 
== Aktiviteti seizmik në bregdetin lindor të Adriatikut dhe në Ballkanin Perëndimor ==
 
Shënimet më të vjetra për tërmetet në teritorin e bregdetit lindor të Adriatikut rrjedhin nga viti 361. Në këtë vit tërmeti katastrofal shkatrroi në tërësi qytetitn Cask në ishullin Pag të [[Kroaci]]së. Bashk me një pjesë të ishullit që është fundos u zhduk edhe popullsia e këtij ishulli. Nga atëherë në teritorin e Ballkanit perëndimor jan shkkatuar edhe njië numër i madh i tërmeteve katastrpofale. Tërmeti katastrofal në vitin 518 shkatrroi në tërësi qykryeqytetin e dardanisë Skupin ( [[Shkupi]]). Ky qytet është shkatrruar edhe në vitin [[1555]]. Për herë të tretë [[Shkupi]] është shkattruar më 26. 07. [[1963]] kur hunmbën jetën 100 njerz ndërsa 3000 të lënduar. Më 26.10.[[1969]] [[Banjalluka]] ka qenë e shkatyrruar nga një tërmet i fuqishëm.
 
Tërmet i fuqishëm kandodhur në vitin [[1418]] dhe ka shkatrruar qytetit Vrana afër Biogradit. Tërmeti më katastrofal ka ndoshur në vitin [[1667]]. Atëhërë [[Dubrovniku]] është shkatrruar dferi në themel, dhe kan humbur jetën 5000 banorët e qytetit.
 
Tërmeti shkatrrimtarë më [[30 nëntor]] të vitit 1[[968]] ka shkatrruar ka shkattruar [[Dibra|Dibrën]]. Rethinën e [[Tivari]]t dhe [[Ulqini]]t tërmeti i [[3 nëntor]]it [[1968]] ka shkaktuar dëme të mëdha.
 
Në përgjithësi [[Dubrovniku]] është shkatrruar 12 herë, [[Zara]] 10 herë, [[Lubjana]] 5 herë, [[Shkupi]] 3 herë, [[Spliti]] 2 herë
 
== Matja e intenzitetit të tërmeteve ==
 
'''Intenziteti''' i tërmetit varet nga disa faktorë siq janë sasia e energjisë së liruar, nga thellësia e [[Hipoqendra|hipoqendrës]], largësia e [[epiqendra|epiqendrës]] dhe nga ndërtimi i [[Korja e Tokës|Korës së Tokës]]. Veprimi i tërmetit mund të tregohet me ndihmën e shkallës së ''Merkal-Kanakal-Sibergut'' e cila i ka 12 shkallë që bazohet në pasojat shkatrrimtare të tërmetit.
 
Ekziston edhe shkalla e ''Rihterit'' e cila shprehet me magnitudë nga 0 deri në 8 dhe bazohet në matjen e energjisë së liruar me rastin e dridhjes (lëkundjes).
 
Shkenca e cila merret me studimin e tërmeteve quhet [[seizmologjia|seizmologji]]. Edhe pse kjo shkencë ka përparuar shum megjithëate vështirësitë janë të mëdha në parashikimin dhe pasojat e tërmeteve.
 
Instrumenti i cili shfrytëzohet për matjen dhe regjistrimin e tërmeteve quhet [[seoizmografi|seizmograf]], ndërsa shënimet që i jep ky instrument quhet [[seizmogrami|seismogram]].
{{commons|Earthquake}}
 
== Shih edhe ==
* [[Tërmeti në Kili (2010)]]
 
== Lidhje të jashtme ==
http://www.emsc-csem.org/index.php?lang=al&page=rye&sub=loc&id=80294
 
{{gjeo-cung}}
 
[[Kategoria:Gjeografi]]
 
{{Link FA|sk}}
 
[[af:Aardbewing]]
[[am:የመሬት መንቀጥቀጥ]]
[[an:Tierratremo]]
[[ar:زلزال]]
[[ast:Terremotu]]
[[az:Zəlzələ]]
[[bat-smg:Žemės kustiejėms]]
[[bcl:Linog]]
[[be:Землетрасенне]]
[[be-x-old:Землятрус]]
[[bg:Земетресение]]
[[bn:ভূমিকম্প]]
[[br:Kren-douar]]
[[bs:Potres]]
[[ca:Terratrèmol]]
[[cs:Zemětřesení]]
[[cv:Çĕр чĕтренĕвĕ]]
[[cy:Daeargryn]]
[[da:Jordskælv]]
[[de:Erdbeben]]
[[diq:Erdlerz]]
[[el:Σεισμός]]
[[en:Earthquake]]
[[eo:Tertremo]]
[[es:Terremoto]]
[[et:Maavärin]]
[[eu:Lurrikara]]
[[ext:Terremotu]]
[[fa:زمین‌لرزه]]
[[fi:Maanjäristys]]
[[fiu-vro:Maavärrin]]
[[fo:Jarðskjálvti]]
[[fr:Séisme]]
[[fy:Ierdskodding]]
[[ga:Crith talún]]
[[gan:地震]]
[[gd:Crith-thalmhainn]]
[[gl:Terremoto]]
[[gu:ધરતીકંપ]]
[[he:רעידת אדמה]]
[[hi:भूकंप]]
[[hr:Potres]]
[[ht:Tranblemanntè]]
[[hu:Földrengés]]
[[hy:Երկրաշարժ]]
[[id:Gempa bumi]]
[[io:Ter-tremo]]
[[is:Jarðskjálfti]]
[[it:Terremoto]]
[[iu:ᓴᔪᑉᐱᓛᕗᖅ/sajuppilaavuq]]
[[ja:地震]]
[[jv:Lindhu]]
[[ka:მიწისძვრა]]
[[kk:Жер сілкіну]]
[[kn:ಭೂಕಂಪ]]
[[ko:지진]]
[[ksh:Äädbevve]]
[[ku:Erdhej]]
[[la:Terrae motus]]
[[lb:Äerdbiewen]]
[[li:Eerdsjók]]
[[lt:Žemės drebėjimas]]
[[lv:Zemestrīce]]
[[mk:Земјотрес]]
[[ml:ഭൂകമ്പം]]
[[mn:Газар хөдлөлт]]
[[mr:भूकंप]]
[[ms:Gempa bumi]]
[[mwl:Sismo]]
[[my:ငလျင်လှုပ်ခြင်း]]
[[nah:Tlālolīniliztli]]
[[nds:Eerdbeven]]
[[ne:भुँइचालो]]
[[nl:Aardbeving]]
[[nn:Jordskjelv]]
[[no:Jordskjelv]]
[[nv:Kéyah haʼdéísná]]
[[oc:Tèrratrem]]
[[om:Chocho'a lafa]]
[[pl:Trzęsienie ziemi]]
[[pnb:بھونچال]]
[[pt:Sismo]]
[[qu:Pacha kuyuy]]
[[rm:Terratrembel]]
[[ro:Cutremur]]
[[ru:Землетрясение]]
[[scn:Tirrimotu]]
[[sh:Potres]]
[[si:භූමිකම්පාව]]
[[simple:Earthquake]]
[[sk:Zemetrasenie]]
[[sl:Potres]]
[[so:Dhulgariir]]
[[sr:Земљотрес]]
[[srn:Grontapubeyfi]]
[[su:Lini]]
[[sv:Jordbävning]]
[[sw:Tetemeko la ardhi]]
[[szl:Trzyńśyńy źymje]]
[[ta:நிலநடுக்கம்]]
[[te:భూకంపం]]
[[tg:Заминларза]]
[[th:แผ่นดินไหว]]
[[tl:Lindol]]
[[tr:Deprem]]
[[tt:Җир тетрәү]]
[[ug:يەر تەۋرەش]]
[[uk:Землетрус]]
[[ur:زلزلہ]]
[[uz:Zilzila]]
[[vec:Teremoto]]
[[vi:Động đất]]
[[vls:Eirdbevienge]]
[[wa:Tronnmint d' tere]]
[[war:Linog]]
[[yi:ערדציטערניש]]
[[zh:地震]]
[[zh-min-nan:Tē-tāng]]
[[zh-yue:地震]]