Vangjel Grabocka: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
NY (diskuto | kontribute)
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Vangjel Grabocka.JPG|thumb|300px]]
Vangjel (Vangjo ose Vangjush, siç njihet nga të gjithë) Grabocka ka lindur më 15 prill 1913 në fshatin Grabockë të Korçës, në një familje patriote. Familja e tij do të shpërngulet në drejtim të Korçës kur ai ishte fare i vogël. Që në moshë të re fillon punën si çirak në shtypshkronjë, ku u bë përgjegjës i saj dhe qëndroi atje për më se 25 vjet. Më 22 korrik të vitit 1950 do të jetë një nga themeluesit e teatrit profesionist “Andon Zako Çajupi” të qytetit të Korçës.
Në këtë teatër ai ka interpretuar më se 200 role, këtu mund të përmendim rolet e tij si në pjesë të shkruara nga autorë shqiptarë ashtu edhe të huaj si p.sh. : “Armiku i Popullit” e Ibsenit, “Lulja e kujtimit” e Foqion Postolit, “Hijet e natës” e Vedat Kokonës, “Kopraci” e Molierit, “Doktor pa dashka”, “Këneta” e Fatmir Gjatës etj. Në vitin 1980 del në pension por nuk shkëputet nga aktrimi si në teatër ashtu edhe në kinematografi.