[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:At-Justin-Rrota.jpg|thumb|Át Justin Rrota]]
Justin Rrota lindi në [[Shkodër]], më [[17 shkurt]] [[1889]], në një familje me tradita kombëtare e kulturore. Mësimet e para i mori në Shkodër, kurse ato teologjike në [[Klagenfurt]], [[Austri]]. Mbërrini të bëhet studjues me kulturë të gjerë. Zotëronte mirë gjuhët klasike, latinishten dhe greqishten. Përpos shqipes, e dinte edhe gjermanishten, italishten, frëngjishten dhe sllavishten. Justini kishte 3 vëllëzër, Nikollën, Gjonin e [[Simon Rrota|Simonin]]. I pari ishte profesor i Universitetit në Vjenë, i dyti mesues e fotograf ndërsa i treti piktor.
 
Justin Rrota ishte një ndër françeskanët më të shquar shqiptarë. Bashkë me [[Gjergj Fishta|Fishtën]], [[Shtjefën Gjeçovi|Gjeçovin]], Bardhin, Prennushin, [[Donat Kurti|Kurtin]] e disa të tjerë, qe edhe bashkëpunëtor i zellshëm i revistave Hylli i Dritës, Zani i Shna Ndout etj. Ai, me bashkpunëtorët e vet A. Xhuvanin, [[Eqerem Çabej|E. Çabejn]] etj, gjithë jetën e vet u përpoq me mish e me shpirt për gjurmimin e gjuhës dhe të literaturës shqiptare.
== Jeta dhe vepra e tij madhore në gjuhësì ==
 
Justini (emri i pagëzimit Ndoc) lindi në Shkodër. Ishte djali i tretë i Gjush Rrotës. Pavarsisht pushtimit t'egër turk, i ati i shkolloj të gjithë fëmijët, Kola, u bë profesor në Katedrën e Gjuhës shqipe në Vjenë; i dyti, [[Simon Rrota|Simoni]], një ndër piktorët më të mëdhej shqiptarë; Justini u bë frat, por jetën ia kushtoi veçanërisht gjuhësisë shqiptare dhe studimit të autorëve të lashtë, arbëreshë e të Shqipërisë amë.
Justini, shëndetpakë që në vegjëli, kreu shkollën fillore pranë Françeskanëve, kurse me 28 Gusht 1902 vijoi Kolegjin Françeskan, ku ishte drejtor At [[Gjergj Fishta|Fishta]]. Më 1904 veshi zhgunin e rishtarit për frat në Rubik e qé me këtë rast që iu dha emri Justin. Mbas një viti kaloi në Troshan ku studjoi teologi. Po në Gusht, tashmë në vitin 1907 në [[Klagenfurt]], [[Austri]] për të thelluar studimet në teologji por kthehet pa e mbushë motin për arsye shëndetësore dhe i kryen studimet në Shkodër nën drejtimin e At Gjergj Fishtës dhe At [[Ambroz Marlaskaj]]t. Shugurohet meshtar me 11 Gusht 1914 në Kishën e Fretënve, në Gjuhadol; predkun e rastit e mbajti Frati i Madh, At Gjergj Fishta<ref name=ÁJR>[http://www.zemrashqiptare.net/article/Personalitete/17902/ Rrotajt] nga [[Daniel Gazulli]]</ref>.
Emërohet profesor i gjuhës dhe latinishten po në atë Kolegj ku kishte rritë shtatin e rysë mendjen edhe ai vetë. Mungonin librat, metodikat, mungonte një përvojë e mirëfilltë pedagogjike. E ai iu vu punës me i mbushë këto boshlleqe vetë: në pak vite (1914-1917) ai u bë një referim për lëndën e gjuhës jo vetëm për shkollat e kohës, por edhe për gjuhëtarët e mirëfilltë, si [[Ndre Mjeda|Mjeda]], [[Mati Logoreci|Logoreci]], apo krijuesit më në zë si Fishta, [[Luigj Gurakuqi|Gurakuqi]] etj.
Mbërrini të bëhet studjues me kulturë të gjerë.
Më 1917 fratin e ri e emnuen në Plan të [[Dukagjini]]t. Atje, për herë të parë, ra në kontakt me gurrën e pashtjerrëshme popullore dhe u mahnit: Ishte një shqipe si e dalun prej shkambijsh graniti, legjenda e përralla mitike, një kangë që shungullonte malet, e mbi të gjitha atje njohu me themel atë shqiptarin e patjetërsuar. Iu vu punës në njohjen me themel të çdo elementi gjuhësor, të çdo tingulli e të çdo trajte morfologjike, që ndryshonte shumë nga ajo e Shkodrës ku ishte le e rritë ai.
Ndërsa vazhdonte edhe natën në dritën e kandilit të sendërtonte atë sistem gjuhësor të të folmes së Dukagjinit, që askush para ti nuk e kishte shtjelluar, në mëngjes priste në qelë vogëlushët: pa asnjë mjet e mbështetje, ai hapi shkollën e parë në Plan e u ba mësues i dukagjinasve të vegjël.
Mbas dy vjetësh, duke njohur përgatitjen e tij të thellë, e transferojnë profesor në Kolegj të Troshanit, kurse më 1921 ishte, bashkë me Fishtën, [[Marin Sirdani|Sirdanin]], Logorecin nismëtar i themelimit të Liceut të Shkodrës.
Studimet e tij gjuhësore filluan të mbushnin faqet e revistës "[[Hylli i Dritës]]", , shpesh herë edhe në formë debati, e duke dëshmuar me to se askush tjetër nuk i njihte si ai me themel si [[Gegë|gegnishten]], ashtu edhe [[Toskë|tosknishten]] e deri tek [[Arbërisht|arbërishtja]] e shqiptarëve të Italisë. Zotëronte mirë gjuhët klasike, [[Latinishtja|latinishten]] dhe [[Greqishtja e Lashtë|greqishten]]. Përpos [[Shqip|shqipes]], e dinte edhe [[Gjermanisht|gjermanishten]], [[Italisht|italishten]], [[Frëngjisht|frëngjishten]] dhe [[Sllavoserbishtja|sllavishten]], ai përfitoj prej tyne shtjellimin metodik dhe iu vu punës për hartimin e teksteve, në fillim të atyne shkollorë, e në vijim edhe i atyne me karakter të thjeshtë shkencor, qoftë në lamë të gjuhësisë, ashtu edhe ate letrar, kryesisht tekste për shkollat e mesme.
 
Vepër me vlera jo vetëm historike e gjuhësore asht studimi i tij, ma i thelli i llojit, “Për historinë e alfabetit të gjuhës shqipe” (1936), ku evidentohet roli i intelektualëve shkodranë në atë proçes të mundimshëm që çoi në [[Kongresi i Manastirit|Kongrsin e Manastirit]], 1908, ku ndër 32 delegatët me të drejtë vote, pesë ishin prej Shkodre e me një rol vendimtar në atë Kongres, si At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi e [[Hilë Mosi]]. Studimi përfshin analizën e veprës së 23 autorëve e shoqnive, analiza ma e thellë e bame sistemit të alfabetëve deri më sot.
Po në këte periudhë ai solli edhe mendime me vlerë për gjuhën e përbashkët shqipe. Komisia e Letrare e Shqipes, Shkoder 1916-1917, kishte hedhë themelet e një shqipeje të njësueme me bazë të folmen e Elbasanit. Shkrimi i tij “Rreth problemit të gjuhës letrare” dëshmmonte një njohje të tillë të thellë filologjike të shqipes, që nuk ishte arrijtë nga autorët tjerë.
Trajtoj në atë shkrim edhe një temë shumë të ndjeshme edhe në ditë të sotme, ate të barabarizmave në shqip dhe faktorët ndikues në këtë proçes. Në debat me puristat, përgatitja e tij e thellë bani që ai të trajtojë për herë të parë në mënyrë bindëse ndërkombëtarizimet nga fjalët e hueja parazite e të panevojshme.
 
Po në këte periudhë ai solli edhe mendime me vlerë për gjuhën e përbashkët shqipe. Komisia e Letrare e Shqipes, Shkoder 1916-1917, kishte hedhë themelet e një shqipeje të njësueme me bazë të folmen e Elbasanit. Shkrimi i tij “Rreth problemit të gjuhës letrare” dëshmmonte një njohje të tillë të thellë filologjike të shqipes, që nuk ishte arrijtë nga autorët tjerë.
 
Edhe pse në vitin 1925 ai u prek nga paraliza progresive, jo vetëm nuk e ndërpreu punën e tij kërkimore, por e shtoi atë, e për 39 vjet, deri një javë para vdekjes, nuk e lëshoi makinen e shkrimit duke punuar me vetmohim vetëm me dorën e majtë.
 
Justin Rrota ishte një ndër françeskanët më të shquar shqiptarë. Bashkë me [[Gjergj Fishta|Fishtën]], [[Shtjefën Gjeçovi|Gjeçovin]], Bardhin, Prennushin, [[Donat Kurti|Kurtin]] e disa të tjerë, qe edhe bashkëpunëtor i zellshëm i revistave [[Hylli i Dritës]], Zani i Shna Ndout etj. Ai, me bashkpunëtorëtbashkëpunëtorët e vet [[Aleksandër Xhuvani|A. Xhuvanin]], [[Eqerem Çabej|E. Çabejn]] etj, gjithë jetën e vet u përpoq me mish e me shpirt për gjurmimin e gjuhës dhe të literaturës shqiptare.
Megjithëse i paralizuar trupit, me këmbëngulje dhe dashuri e flije të jashtëzakonshme, punoi për shumë vjet si profesor i gjuhës shqipe dhe latine dhe si edukator i rinisë françeskane. Me punën e tij arriti të ndriçojë thesare të paçmueshme të kulturës shqiptare.
Kontributi i Justinit ishte i shumanshëm, posaçërisht për studimin e gramatikës shqipe, të sintaksës, morfoligjisëmorfologjisë, të historiografisë tonë letrare, e në veçanti për njohjen dhe studimin e autorëve tonë të vjetër, sikusesikurse për [[Gjon Buzuku|Buzukun]], [[Lekë Matrënga|Matrêngen]] etj. Ai ishte i pari,hapi 1929 solli në Shqipëri tri kopjeshtigjefotografuara të Mesharit të don Gjon Buzukut nga e vetmja kopje që ruhetrejaBibliotekëngjuhësinë Apostoloketonë. të Vatikanit.
 
Ai ishte i pari që më 1929 solli në Shqipëri tri kopje të fotografuara të [[Meshari]]t të don Gjon Buzukut nga e vetmja kopje që ruhet në Bibliotekën Apostoloke të Vatikanit, që do ta transkiptonte pas 40 vjetësh miku i tij, Eqerem Çabej. Botuar më 1956, “Hulumtimi dhe shënjime mbi Gjon Buzukun” ku argumenton edhe preardhjen e autorit tonë ma të lashtë, prej Kraje, krahinë në përendim të [[Liqeni i Shkodrës|liqenit të Shkodres]]. Por rrezja e studimeve të tij përfshinë edhe autorët tanë të vjetër si [[Pjetër Budi|Budi]], [[Pjetër Bogdani|Bogdani]], [[Frang Bardhi|Bardhi]], randësia e Kuvendit të Arbënit etj.
 
Sa i përket idesë së gjuhës së përbashkët, ai kambëngulë në pranimin e përdorimin e një gjuhe të përbashkët letrare, çka mund të arrihet vetëm nëpërmjet përafrimit të të folmeve e dialekteve, ide që do ta bante të veten ma vonë edhe Çabej, por që nuk u përfill më 1972. Por kryevepra e Justin Rrotës asht “Gjuha e shkrueme ose vërejtje gramatikore”, që ai e la në dorëshkrim e që autori i këtyne radhëve e ka njohë qysh kur ishte gjallë At Justini, nëse dorëshkrim mund të quhen mija faqe të shkrueme me një dorë në një makinë të vjetër metalike “Olivetti”.
Qëndroi më se 40 vjet në Arkivat e Institutit të Gjuhësisë, pa e pa dritën e botimit, sepse autori ishte … frat.
Vetëm më 2006 ajo u botua e plotë në 612 faqe, nda në Brumi i shqipes (Leksikologji), Fjalia e shqipes (Sintaksë), Trajtat e shqipes (Morfologji), Të përbamit e fjalës (Etimologji), Lëvruesit e shqipes (Albanologji).
 
Po puna e tij, ndonse tashma paraliza përparonte në mënyrë të dhimbëshme, nuk reshti me kaq. Ai trajtoj edhe probleme të morfologjisë, fonetikës e sintaksës si në studimet “Analizimi i rasave të emnit në zhvillimin historik të tyne”, deri tek “Sintaksa e shqipes (1942), studimi me i randësishëm për këte temë, qoftë nga ana shkencore, ashtu edhe metodike.
Patër Justin Rrota ishte rregulltar tejet i durueshëm, i dashur dhe i përshpirtshëm, i dhënë mbas punës e uratës. Vdiq dhe u varros në Shkodër më [[21 dhjetor]] [[1964]].
 
== Vepra ==
 
* ''Monumenti ma i vjetër i gjuhës shqipe – Gjon Buzuku (1555)'', botuar më 1930.
* ''Për historinë e alfabetit të gjuhës shqipe'', studim i 1936 <ref name=ÁJR />.
* ''Shkrimtari më i vjetër italo-arbëresh, Lukë Matrënga, (1592)'', botim I më 1932, II më 1939.
* ''Sintaksa e gjuhës shqipe'', botim I më 1942, II më 1944.
* ''Analizimi i rasave të emnit në zhvillimin historik të tyne'' <ref name=ÁJR />.
* ''Hulumtimi dhe shënjime mbi Gjon Buzukun'', botuar më 1956.
* ''Gjuha e shkrueme ose vërejtje gramatikore'', botuar në 2006<ref name=ÁJR />.
 
== Burimet ==
<references />
 
== Lidhje të tjera ==
 
* [http://www.flickr.com/photos/shqip21/4682139216/#/]
* [http://kallmeti.com/forumi/index.php?topic=749.0]
* [http://www.forumikatolik.net/forum/archive/index.php/t-1997.html]