[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 2:
Simon Rrota lindi në [[Shkodra|Shkodër]] me 23 tetor [[1887]] ku edhe mori mësimet e para nga [[Kolë Idromeno]]<ref>http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=78508</ref>. I jati, Gjush Rrota, i kushtoi vëmendje shkollimit të fëmijëve. Nga djemtë, i pari, Kola punoi si profesor në Katedrën e gjuhës shqipe në Universitetin e Vjenës, ndërsa [[Justin Rrota|Justini]], prift dhe gjuhëtar i shquar solli në Shqipëri fotokopjen e Mesharit të [[Gjon Buzuku]]t.
 
Simoni mësimet e para i mori në filloren e franceskanëve e më pas në shkollën italiane të artizanatit me mësues Saverio Polarolin, duke ndjekur ndërkohë edhe rrethin e pikturës së Kolë Idromenos. Punësohet si çirak tek Ndrek Mini<ref>[http://www.zemrashqiptare.net/article/Personalitete/17902/ Rrotajt] nga [[Daniel Gazulli]]</ref> deri sa thirret nën armë nga ushtria turke, së cilës i shmanget duke u hedhur në Mal të Zi prej nga gjen strehim si refugjat politik në Bari të Italisë. Me ndihmën e Polarolit regjistrohet në akademinë e Breras të Milanos të cilën e përfundon nën udhëheqjen e mjeshtrit Kampestrini. Gjatë studimeve lidh miqësi me piktorin Mario Karminatin, kunatin e tij të ardhshëm. Pas studimeve viziton Francën dhe Austrinë, dhe më 1914 kthehet në Shqipëri. Fillimisht punon në Lushnjë si fotograf, më pas si dekorator në shoqëritë kulturore të Shkodrës. Më 1922 emërohet mësues i vizatimit në Gjimnazin Shtetëror prej nga shkëputet vetëm pas 40 vjetëve. Gjatë kësaj periudhe merr pjesë në të gjitha ekspozitat e vendit si dhe në disa aktivitete ndërkombëtare. U vlerësua unanimisht "... për një mënyrë të vetën në të pikturuar, si dhe për krijime" ... tërheqëse, kurjoze.
 
== Rilindasi tek artisti ==
Rreshti 21:
Kam bindjen se më mirë vepra dhe personaliteti i Simonit rilevohet po të ballafaqohet me piktorin V. Mio. Ndonëse është konsideruar si një nga "pejsazhistët e parë të plenerit në Shqipëri" 14 më duket se ai mbeti në periferi të impresionizmit; përballë Mios Simon Rrota duket i rreptë dhe disi i ngurtë. Liria poetike dhe intelektuale e Vangjushit mbetet e huaj për të. I ajthëm, tërësisht europian por dhe atdhetar i flaktë, Mio është plot ajër përpara muzgut të përhershëm, pothuaj metafizik të Simonit. Simoni beson në të përjetshmen, në të pandryshueshmen, Mio nuk harxhon kohë për fjalë të tilla. Simoni pikturon Zotin Krisht tek thërret:"Lini fëmijët të vinë tek unë...", ndërsa Mio vendos një kishë në pejsazh i ngazëllyer nga gjetja e një pleneri befasues. Por i mblidhni të gjitha tabllotë e Mios dhe i vendosni përballë një pejsazhi mitik siç është "Derë e Madhe" dhe do të shihni se realizmi tragjik dhe metafizik i kësaj të fundit do ti lë prapa frymëzimet impresioniste. Mio nuk pikturoi në Shkodër ashtu si Simoni nuk do të dinte se çfarë të vendoste përpara dyerve modeste të ulickave të Korçës. Këto dy shprehje artistike kaq të plota dhe të pavarura, pothuaj të njëkohëshme, përbëjnë një pasuri të vërtetë kulturore kombëtare, një traditë origjinale dhe besnike ndaj rrënjëve që u dhanë jetë.
 
Krimtaria e tij përfshin kompozime, portrete, peisazhe e vizatime me karbon. Ndër më të njohurat janë “Beteja e Skënderbeut” (1916), “Te pusi i fshatit”, “Portë Shkodre”, etj. Në mënyrë të veçantë përmendet për portretin e [[Lekë Dukagjini]]t. Punimet e tij artistike e vendosin atë, ndër piktorët më të njohur shqiptar. Vdiq më 27 Janar 1961<ref>http://www.answers.com/topic/simon-rrota-2</ref>. Simoni nuk ka gjerësinë e Kolë Idromenos, ai ngjan më tepër me rrjedhën e bollshme të një prroi i cili përshkron kodra dhe male. Zëri i tij modest paralajmëroi një të ardhme për të cilën ai nuk e kurseu talentin. I drejtë dhe gjithëherë i gëzueshëm por pa ju fshehur imazheve dramatike ai kalonte e rridhte për të çuar diku, drejt moteve që do të vinin një mesazh fisnik dhe burrëror. Në mes të artit zyrtar ai nuk bije në sy. Tonet e nostalgjisë dhe një lloj brenge romantike e shoqërojnë ndonjëherë në ngujimin, në vetëflijimin e tij, tek një art me interes të theksuar etnografik. Mbas vdekjes më 1961 ju dha titulli "Piktor i Merituar" dhe më 1999 "Piktor i Popullit"<ref>[http://www.albasoul.com/vjeter/modules.php?op=modload&name=News&file=article&sid=263]</ref>.
 
== Disa nga pikturat ==
Rreshti 29:
Figura:Simon Rrota Portret malsoreje 1923.jpg|"Portret malsoreje" më 1923
Figura:Simon Rrota Të korrurat.jpg|"Të Korrurat"
Figura:Simon Rrota Tek pusi i fshatit 1934.jpg|"Tek pusi i fshatit" më 1934<ref>[http://www.gka.al/Koleksioni/index.shtml Piktura]</ref>
Figura:Lek dukagjini.jpg|Lekë Dukagjini
</gallery>