Shkolla e mesme "Atë Pjetër Meshkalla": Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 56:
'''Stema e Kolegjit : në ballë shqipja dykrenore, siper: Për Zot, Per Atme, e Perparim'''. Filluen mësimet me seriozitet jezuit: arsim i vërtetë, i plotë, i rregullt; kulturë e përgjithshme perëndimore, qytetnim i zgjedhun evropian, me programe të studiueme e të zgjedhuna; me metoda të përparueme e efikase; me mjete moderne e të reja Shkurt, një formim i gjithanshëm perëndimor. Pati të drejtë e arsye Papa Piu X që i tha Imzot Serreqit : ''"Jeni të lumtun që keni jezuitët në Shkodër"''. Shkolla në fillim pati drejtim tregtar, ma vonë mori drejtim klasik, por gjithmonë qe e barazvlershme me shkollat ma të mira të mesme të Evropës Perëndimore. E këtë e garantojnë edhe mësuesit që dhanë mësim në këtë shkollë : të gjithë me shkollë të lartë të kryer jashtë shteti, të gjithë autorë tekstesh a veprash me karakter letrar, gjuhësor, historik, filozofik etj.; të gjithë me një botë të pasun shpirtnore e intelektuale, të gatshem me zhvillue fuqitë mendore të nxanësve per një formim intelektual të shëndoshë, por edhe për emancipimin e jetës shoqnore e kulturore, edhe per integrimin e shoqnisë shqiptare në Evropë, në mënyrë që Shqipnia gjeografikisht në Evropë, të mos mbesë realisht në Orient. Rrallë ka shkolla me kuadër të tillë arsimor: At Jak Jungu, një italian me zemër shqiptari, si i thonte Shantoja, në mes tjerash, autor i një gramatike dhe i një Fjalori dygjuhësh, At Anton Xanoni, një italian me nanë shqiptare e që shkroi vetëm shqip për ne, “Prijësi në lamë të literaturës, dhe Gramatika e gjuhës shqipe, Cordignani i shumë veprave, Buzeti i Fjalorit, martiri Imzot Bonati që perktheu [[Lahuta e Malësisë|Lahuten e Malcisë]] italisht, pastaj Aldeghieri, Fracchioni etj. etj. Valentini autor shumëvëllimesh, permendim vetëm 25 vëllimet e “Acta Albaniae Veneta”. Nder mësues shqiptarë: Filip Ashiku, Gasper Benusi, Pjeter Marubi, Fejzullah Efendi, Kolë Dema, Dom [[Ndre Mjeda]], mësuesi ynë i paharrueshem, si thonte Valentini, Etërit Mark Harapi, Zef Saraçi, Gjush Sheldija, bashkëpuntori i ngushtë i Valentinit, Musa Efendi Boriçi, [[Mati Logoreci]], Gjon Qerraxhija, Kolë Thaqi, kater Gurakuqë, tre Rrota (vëllaznit e Pader Justin Rrotës), dy Çefa e deri te dijetari i thellë, i persekutuemi i paepun e mbrojtësi i të drejtave të njeriut At [[Pjetër Meshkalla]], emnin e të cilit gëzon sot kjo shkollë. Procesin mësimor e ndihmojshin edhe ambientet shkollore, si kabinetet e fizikës e kimisë etj., por unë due të ndalem te biblioteka shumë e pasur e jezuitëve. Këtu, si fort rrallë ndjeti, gjindeshin veprat e autorëve tanë të vjetër, si [[Frang Bardhi|Bardhit]], [[Pjetër Bogdani|Bogdanit]], [[Pjetër Budi|Budit]], këtu Illyricum Sacrum, dhe '''Gramatika e parë shqipe e Françesko prej Leçes, 1716, si thonte Mjeda, e para gramatikë në Ballkan''', “Historia bizantine” e Du Fressne e Du Cange, pastaj veprat e Hahnit, Mayer, Joklit, Kamardes, [[Kostandin Kristoforidhi|Kristoforidhit]] etj. etj. dhe skedari i famshëm i Valentinit, dorëshkrime e dokumenta me randësi, të cilat ma vonë do të grabiten, do të digjen, do të zhduken, e ēka do të teprojnë, do t’i ēojë drejtori komunist i bibliotekës për karton. Por, nëse puna mbatet me rezultatin, atëherë vjen natyrshëm pyetja: Cila shkollë ka pasë rezultat ma të mirë, ma të frytshem se kjo shkollë? Këtu le të permendim disa nxanës që e nderojnë shkollën e vet : Prelatët Lazer Mjeda, fetar e atdhetar i flaktë, themelues i shoqnive letrare e botuese, mecenat e lavrues i letrave shqipe; Bumēin anetar e pastaj kryetar i Dergates shqiptare në Konferencen e Paqes në Paris, senator i Shqipnisë ; Doçin, luftëtar i idealeve të binomit “Fe e Atdhe”, politikan e diplomat, themelues i shoqnisë “Bashkimi” e autor krijimesh artistike; [[Faik Konica|Konicen]], aristokratin elegant të letrave shqipe, stilistin e madh e djaloshin e jashtëzakonshem [[Luigj Gurakuqi|Gurakuqin]], përfaqësuesin e politikës kombëtare e “pionierin e qytetërimit evropian”, pastaj nxanës tjerë të shumtë që u banë drejtues të administratës sonë shqiptare. Por ajo që do ia rritë emnin e mirë kësaj shkolle janë shumë profesorë e nxanës që nesër do të ngjiten në elterin e adhurimit si martirë të fesë e të atdheut, si: Imzot Bonati, Fausti, Dajani. seminaristi Mark Ēuni, të pushkatuemit Shantoja, P. [[Anton Harapi]], D. Alfons Tracki, D. Mark Dushi, D. Dedë Maçaj, D. Zef Bici, D. Pjeter Çuni, D.Luigj Pici, D. Mark Gjani, e i helmuemi D. Lazer Jubani. E perfundojmë me vlerësimin e Faik Konicës: “'''''Me këto e të tjera Kolegji Saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Europës munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë, të vihet në një me to'''''”.
 
== Lidhje të jashtme ==
http://www.forumikatolik.net/forum/archive/index.php/t-468.html
 
* [http://www.forumikatolik.net/forum/archive/index.php/t-468.html]
* [http://kosova.albemigrant.com/?p=17029]
[[Kategoria:Arsim]]