[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
{{Ky artikull|Ky artikull flet për [[Zef Skiroi]] (1865-1927), për [[Zef Skiro|Zef Skiro (1690-1769) kliko këtu]], për [[Zef Skiro Di Maxhio|Zef Skiro Di Maxhio (1944- ) kliko këtu]].}}
 
'''Zef Skiroi''' lindi më [[10 gusht]] të vitit [[1865]] në [[Piana degli Albanesi|Horën e Arbëreshëve]] në [[Sicilia|Sicili]], ishte një shkrimtar i shquar shqiptar. Vdiq në [[Napoli]] më [[1927]].
 
Në moshën 9-vjeçare ai shkroi një vjershë kushtuar [[Skënderbeu]]t, duke hapur kështu siparin e veprave të veta të mëvonshme. Studioi në seminarin italo-arbëresh në [[Palermo]], ku u formua me traditën e kulturës shqiptare si dhe të asaj klasike (Dante, Servantesi, Gëte, Shileri, etj.). Më [[1887]] së bashku me Françesk Petën themeluan në Palermo revistën ''Arbëri i ri'' si dhe botoi përmbledhjen e parë me vjersha. Skiroi mbaroi studimet për drejtësi më [[1890]] dhe po këtë vit u emërua docent i letërsisë antike në Liceun ''Garibaldi'' të Palermos.
Rreshti 7:
Më pas ai vazhdoi veprimtarinë albanologjike në [[Napoli]] me botime, leksione dhe pjesëmarrje në kongrese. Jeta e tij do të rëndohej shumë nga vitet e fundit, veçanërisht me vrasjen tragjike të djalit të tij, Minos, si viktimë e një intrige politike më [[1920]]. Më [[1925]] mbajti një konferencë për të nderuar kujtimin e mikut të vet [[Luigj Gurakuqi]], që u vra atë vit në [[Bari (Itali)|Bari]].
 
Vdiq në Napoli më [[1927]], i nderuar dhe i respektuar si personalitet i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe. Në historinë e letërsisë shqiptare Zef Skiroi është shquar si poet, prozator, dramaturg, folklorist e studiues. Veprat kryesore të tij mbeten ''Mili e Hajdhia'', ''Te dheu i huaj'' dhe ''Mino''.
Poema ''Mili e Hajdhia'' është këngë subjektive e Skiroit ; aty autori derdhi emocionet djaloshare, të cilat mbetën esenciale edhe në botimet e mëvonshme, duke qenë vepra më e mirë e rinisë së tij.
 
Kjo vepër bashkë me ''Këngët e Milosaos'' të [[Jeronim De Rada|Jeronim de Radës]] e ''Kangën e sprasme Balës'' të [[Gavril Dara i Riu|Darës]], përbëjnë treshen e poemave romantike arbëreshe të papërsëritshme në letërsinë romantike shqiptare.
Rreshti 22:
 
=== Përmbledhje folklori ===
 
* '''Këngë tradicionale të kolonive arbëreshe në Sicili''', [[1890]]
* '''Këngë popullore shqiptare''', [[1901]]
Line 34 ⟶ 33:
 
== Shih edhe ==
* mbi '''Z Skiroin''' [http://www.shqiptarortodoks.com/tekste/albanologji/Schiro.pdf]
mbi '''Z Skiroin''' [http://www.shqiptarortodoks.com/tekste/albanologji/Schiro.pdf]
 
[[Kategoria:Shkrimtarë shqiptarë]]