Content deleted Content added
Faqe e re: '''Elez Isuf Ndreu''' ka lindur në vitin 1861 ne Fshatin Sllove të Dibrës. Historia na ka treguar se që nga viti 1912 e deri në vitin 1924, Elez Isufi mori pjesë pothuaj në të g...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 15 nëntor 2010 16:39

Elez Isuf Ndreu ka lindur në vitin 1861 ne Fshatin Sllove të Dibrës. Historia na ka treguar se që nga viti 1912 e deri në vitin 1924, Elez Isufi mori pjesë pothuaj në të gjitha ngjarjet e mëdha politike të Shqipërisë, duke bërë një emër të madh në historinë e vendit tonë. Në ato vite kulla e Elez Isuf Ndreut në Sllove të Dibrës u bë një nga qendrat kryesore të lëvizjes atdhetare të Shqipërisë verilindore dhe aty mblidheshin burra të njohur dhe me emër të madh nga të gjitha krahinat e vendit. Elez Isuf Ndreu mori pjesë në shumë luftëra e beteja si kundër forcave turke, ashtu edhe atyre serbo-malazeze, por vlejnë për të përmendur ato të kryengritjeve të viteve 1912-1913-të, kryengritja e shtatorit e vitit 1913, goditja e Divizionit të Nishit, në 5 dhjetor të vitit 1915-të etj. Si rezultat i kësaj veprimtarie, forcat serbe i dogjën tre here kullat e familjes Ndreu, në 1913-ën, në 1918-ën dhe në 1921-in. Elez Isufi u shndërrua në simbol të trimërisë, besës, bujarisë, thjeshtësisë, fjalës së mençur e me peshë të maleve të Dibrës, karakter i pa epur njerëzor, njeriu që dinte të respektonte mikun dhe të urrente armikun, pabesinë dhe tradhtinë. Ne vitet ‘20 gazeta "Liria Kombëtare" që botohej jashtë vendit, në mes të tjerash shkruante: "Elez Isuf Ndreu, burrë dibran me karakterin e shqiptarëve të hershëm e më atdhedashuri të fortë që nuk i'u përul as forcës brutale dhe as arit të huaj". U vra në Peshkopi më 26 dhjetor 1924.