Ndryshimi mes inspektimeve të "Elez Isufi"

39 bytes added ,  9 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
(Faqe e re: '''Elez Isuf Ndreu''' ka lindur në vitin 1861 ne Fshatin Sllove të Dibrës. Historia na ka treguar se që nga viti 1912 e deri në vitin 1924, Elez Isufi mori pjesë pothuaj në të g...)
 
'''Elez Isuf Ndreu''' ka lindur në vitin 1861 ne Fshatin Sllove të Dibrës. Historia na ka treguar se që nga viti 1912 e deri në vitin 1924, Elez Isufi mori pjesë pothuaj në të gjitha ngjarjet e mëdha politike të Shqipërisë, duke bërë një emër të madh në historinë e vendit tonë. Në ato vite kulla e Elez Isuf Ndreut në Sllove të Dibrës u bë një nga qendrat kryesore të lëvizjes atdhetare të Shqipërisë verilindore dhe aty mblidheshin burra të njohur dhe me emër të madh nga të gjitha krahinat e vendit.
Elez Isuf Ndreu mori pjesë në shumë luftëra e beteja si kundër forcave turke, ashtu edhe atyre serbo-malazeze, por vlejnë për të përmendur ato të kryengritjeve të viteve 1912-1913-të, kryengritja e shtatorit e vitit 1913, goditja e Divizionit të Nishit, në 5 dhjetor të vitit 1915-të etj. Si rezultat i kësaj veprimtarie, forcat serbe i dogjën tre here kullat e familjes Ndreu, në 1913-ën, në 1918-ën dhe në 1921-in. Elez Isufi u shndërrua në simbol të trimërisë, besës, bujarisë, thjeshtësisë, fjalës së mençur e me peshë të maleve të Dibrës, karakter i pa epur njerëzor, njeriu që dinte të respektonte mikun dhe të urrente armikun, pabesinë dhe tradhtinë. Ne vitet ‘20 gazeta "Liria Kombëtare" që botohej jashtë vendit, në mes të tjerash shkruante: "Elez Isuf Ndreu, burrë dibran me karakterin e shqiptarëve të hershëm e më atdhedashuri të fortë që nuk i'u përul as forcës brutale dhe as arit të huaj". U vra në Peshkopi më 26 dhjetor 1924.
 
 
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]