Shkolla e mesme "Atë Pjetër Meshkalla": Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 39:
 
Qysh nga maji i vitit 1991 Jezuitët janë kthyer edhe në Tiranë. Kisha e Zemrës së Krishtit, që nën regjim ishte bërë sallë koncertesh dhe teatër ("Kinema - Teatri i Rinisë"), u rishugurua, duke ia rikthyer shkëlqimin e mëparshëm dhe duke e ngritur në famulli. Deri në janar të vitit 2002 ajo ka funksionuar edhe si Katedrale.
Tirana sot nuk është siç ka qenë 60 vjet më parë. Migrimi i stërmadh i brendshëm ka bërë që aty të shkojnë mijëra familje, pjesa më e madhe e të cilave janë nga Veriu. Tirana sot ka një milion banorë, me një rrethinë shumë të varfër. Prania e Jezuitëve në Tiranë qendërzohet në shërbimin famullitar, ku fuqia edukative përbëhet nga një Grup Scout dhe nga shërbimi liturgjik i një grupi Ministrantësh. Por, përveç kësaj, duke u nisur nga qendra e qytetit, ku gjendet kisha, deri në rrethinat më të largëta të anës perëndimore, ata çojnë përpara një veprim të dendur social, duke u kujdesur për format e ndryshme të varfërisë dhe të lënies pas dore, duke bashkëpunuar me Bashkësinë Emmanuel për rifitimin e personave që janë të varur nga droga, dhe duke i dhënë jetë dy qendrave të riedukimit social, një në lagjen e [[Kombinati]]t dhe një tjetër në fshatin e Vaqarrit. Në gjithë këtë vepër ata ndihmohen nga [[Motrat e Nënë Terezës]]. Bashkësia e Jezuitëve të Tiranës është vënë në lëvizje në mënyrë që të mund t'i përgjigjet më me lehtësi emergjencave. Kështu gjatë luftës në [[Kosovë]] (1997-1999) janë angazhuar përmes Jesuit Refugee Service (JRS), për të lehtësuar vuajtjet e refugjatëve, të cilët u detyruan të lënë shtëpitë dhe tokën e tyre për t'u shpëtuar masakrave. Kanë ruajtur kohë dhe energji për t'i bërë ballë situatave të rënda të varfërisë, për t'i kundërshtuar me forcë trafikut të prostitucionit, ende shumë të përhapur, dhe ikjes në masë të të rinjve në Perëndim.
Sidomos në fillim të viteve '90, Jezuitët, në Shqipërinë që po thithte ajrin e parë të lirisë, kanë punuar edhe për ndërtimin dhe rindërtuar e kishave në disa fshatra, p.sh. në Bilaj, Bizë, Arameras (Tiranë), Gur i Zi, [[Rragami (Shkodër)]], Pistull e Paçram (Sapë), ku bënin edhe punën e famullitarit. Por nuk janë interesuar vetëm për vendet e kultit, por edhe për situatën sociale të njerëzve. Në Bizë, afër Kepit të Rodonit, një seri fshatrat me traditë të lashtë të krishterë nuk kishin asnjë lidhje me qendrat e mëdha. Vepra e parë e vullnetarëve tanë ka qenë sheshimi i më shumë se 20 km rrugë.
 
Rreshti 50:
Në vazhdën e traditës së lashtë, Jezuitët e pranishëm sot në Shqipëri vazhdojnë veprën e tyre misionare, së bashku me shumë të tjerë, si brenda Kishës, me meshtarë, rregulltarë, rregulltare e laikë, ashtu edhe me të krishterët ortodoksë dhe me besimtarët e fesë islame, për rritjen njerëzore, kulturore dhe fetare të popullit shqiptar, që të gjithë përbërësit socialë dhe fetarë të dialogojnë mes tyre dhe, me ndryshimet e tyre, të ndihmojnë në riformimin e identitetit dhe të pasurisë së Shqipërisë.
 
Shqipnia me pozicionin e vet gjeografik formonte një qendër ku kryqëzoheshin kultura perëndimore dhe ajo lindore, një vend që thithte fortunat e aspiracioneve të rrymave politike të Evropës, ku rivalitetet e shteteve të hueja përplaseshin, ndërsa shqiptari shkruente histori kombëtare. Këndej, shqiptari kërkonte ndihmë në Perëndim, kur e sulmonte Lindja e mbështetej në Lindjen për t’u mbrojt nga Perëndimi. Por ekzistencën e vet si shtet evropian, lidhjen shpirtnore e kulturore me Evropën Perëndimore, qytetnimin evropian me rrajë kristiane nuk e ndërpreu kurrë, në mënyrë të veēantë qyteti i vjetër, fisnik e intelektual i Shkodrës, qyteti ma perëndimori shqiptar. Dhe faktori kryesor i këtij identiteti të gjallë e autentik qe kleri katolik. Këtë e thonë faktet, këtë e dokumentojnë historianët e përmendun medievistë : Taloci, Jireçeku e në mënyrë të veēantë Shuflai e deri te At Valentini i nderuem e i ndërrueshëm, këtë e shkruajnë pendët ma të mira të autorëve objektivë e deri te Profesor Sami Repishti : ''"Shqiptarët katolikë kanë një histori dymijëvjeçar të lidhun në mënyrë të pazgjidhshme me Evropën Perëndimore, me qytetnimin e saj, me përpjekjet e saj që të shpëtojë individin... Shqiptarët katolikë janë përpjekë me shekuj me radhë të sjellin në Shqipni frymën civilizuese të Evropës"''. Dhe këtë lidhje, këtë frymëzim klerikët tanë e ushqyen dhe e forcuen me mund e djersë, e mbajtën dhe e zhvilluen me zell e dashuni, e ruejten dhe e mbrojtën me jetë e gjak, për ta përtërijë sot, për ta mbajt gjallë e për ta vijue ma tej me forca të reja, pa u kursye, pa u lodhë, pa u stepë. '''''Kuvendi i etenve jezuitë asht konsiderue, me të drejtë, nga [[Ernest Koliqi]] si një copë bote oksidentale e shperngulun nga Evropa në tokën shqiptare, në këtë lagje në zemër të Shkodrës, nder disa shtëpi me oborre, kopshte, lulishte ; së bashku me dy oaze tjera: Kuvendin Françeskan në lagjen [[Gjuhadoli|Gjuhadol]], lagjja ma e kulturueme e ma e martirizueme dhe Argjipeshkvinë e Shkodrës me tradita të vjetra patriotike, arsimore...''''' E filloi veprimtarinë e vet në shekujt e kaluem, tue perballue vështirsitë e pushtuesit, pengesat e fanatizmit e kleēkat e antiklerikalizmit vendas. Por interesi i jezuitëve per kulturën tonë asht i hershëm e unë jam i detyruem të ndalem në shekullin XVIII, kur Papa shqiptar [[Klementi XI]], si krijoi Kuvendin e Arbnit dhe i kerkoi dokumentat edhe në gjuhën shqipe, hodhi idenë, dha ndihmë e shtyni të mbledhshin materiale e dokumenta iliro-shqiptare. E filloi At Riçeputi dhe vazhduen etërit jezuitë [[Daniele Farlati]] e Jakob Coleti, tue na dhanë vepren fort të çmueshme “[[Illyricum Sacrum]]”, një vepër sine qua non për historinë e Shqipnisë. Ardhja e jezuitëve do të shoqnohet me veprimtari të dobishme fetare, arsimore, kulturore e shoqnore, të panjohuna ma parë në vendin tonë. Këtu filloi shtypshkroja e parë, këtu nisi botimin revista e parë "Elçija e Zemres së Krishtit", këtu u krijue banda e parë muzikore e orkestra moderne, këtu lindi arti dramatik, këtu lulëzuen shoqni kulturore, patriotike e sportive, këtu u mblodh koleksioni i famshëm numizmatik e u hap Muzeu botanik, etnografik etj.
 
Arsimin e filluen me një shkollë të vogël, me pak nxanës, për të arrijtë te viti i paharrueshëm 1877, kur në praninë e arqipeshkvit plak Pooten e të At Zef Lombardinit hapi dyert një institucion i ri me emnin e Sh’Françesk Saverit, që populli ynë do ta kujtojë gjithmonë me nderim e mirënjohje si Kolegja Saveriane. Nder themelues At Luigj Maca, që dhuroi nga pasunia e shtëpisë së vet 1100 napoliona. Nder civilë duhet të permendim familjet shkodrane : Muzhani, Sima, Suma, Saraēi, Shiroka.
 
'''Stema e Kolegjit : në ballë shqipja dykrenore, siper: Për Zot, Per Atme, e Perparim'''. Filluen mësimet me seriozitet jezuit: arsim i vërtetë, i plotë, i rregullt; kulturë e përgjithshme perëndimore, qytetnim i zgjedhun evropian, me programe të studiueme e të zgjedhuna; me metoda të përparueme e efikase; me mjete moderne e të reja Shkurt, një formim i gjithanshëm perëndimor. Pati të drejtë e arsye Papa Piu X që i tha Imzot Serreqit[[Jak Serreqi]]t: ''"Jeni të lumtun që keni jezuitët në Shkodër"''. Shkolla në fillim pati drejtim tregtar, ma vonë mori drejtim klasik, por gjithmonë qe e barazvlershme me shkollat ma të mira të mesme të Evropës Perëndimore. E këtë e garantojnë edhe mësuesit që dhanë mësim në këtë shkollë : të gjithë me shkollë të lartë të kryer jashtë shteti, të gjithë autorë tekstesh a veprash me karakter letrar, gjuhësor, historik, filozofik etj.; të gjithë me një botë të pasun shpirtnore e intelektuale, të gatshem me zhvillue fuqitë mendore të nxanësve per një formim intelektual të shëndoshë, por edhe për emancipimin e jetës shoqnore e kulturore, edhe per integrimin e shoqnisë shqiptare në Evropë, në mënyrë që Shqipnia gjeografikisht në Evropë, të mos mbesë realisht në Orient. Rrallë ka shkolla me kuadër të tillë arsimor: At Jak Jungu, një italian me zemër shqiptari,- si i thonte Shantoja, në mes tjerash, autor i një gramatike dhe i një Fjalori dygjuhësh, At Anton Xanoni, një italian me nanë shqiptare e që shkroi vetëm shqip për ne, “Prijësi në lamë të literaturës, dhe Gramatika e gjuhës shqipe, Cordignani i shumë veprave, Buzeti i Fjalorit, martiri Imzot Bonati që perktheu [[Lahuta e MalësisëMalcís|Lahuten e Malcisë]] italisht, pastaj Aldeghieri, Fracchioni etj. etj. Valentini autor shumëvëllimesh, permendim vetëm 25 vëllimet e “Acta Albaniae Veneta”. Nder mësues shqiptarë: Filip Ashiku, Gasper Benusi, [[Pietro Marubi|Pjeter Marubi]], Fejzullah Efendi, Kolë Dema, Dom [[Ndre Mjeda]], mësuesi ynë i paharrueshem, si thonte [[Zef Valentini|Valentini]], Etërit Mark Harapi, Zef Saraçi, Gjush Sheldija, bashkëpuntori i ngushtë i Valentinit, Musa Efendi Boriçi, [[Mati Logoreci]], Gjon Qerraxhija, Kolë Thaqi, kater Gurakuqë, tre Rrota (vëllaznit e Pader [[Justin Rrota|Justin Rrotës]]), dy Çefa e deri te dijetari i thellë, i persekutuemi i paepun e mbrojtësi i të drejtave të njeriut At [[Pjetër Meshkalla]], emnin e të cilit gëzon sot kjo shkollë. Procesin mësimor e ndihmojshin edhe ambientet shkollore, si kabinetet e fizikës e kimisë etj., por unë due të ndalem te biblioteka shumë e pasur e jezuitëve. Këtu, si fort rrallë ndjeti, gjindeshin veprat e autorëve tanë të vjetër, si [[Frang Bardhi|Bardhit]], [[Pjetër Bogdani|Bogdanit]], [[Pjetër Budi|Budit]], këtu Illyricum Sacrum, dhe '''Gramatika e parë shqipe e Françesko prej Leçes, 1716, si thonte Mjeda, e para gramatikë në Ballkan''', “''Historia bizantine''” e Du Fressne e Du Cange, pastaj veprat e Hahnit, Mayer, [[Norbert Jokl|Joklit]], Kamardes, [[Kostandin Kristoforidhi|Kristoforidhit]] etj. etj. dhe skedari i famshëm i Valentinit, dorëshkrime e dokumenta me randësi, të cilat ma vonë do të grabiten, do të digjen, do të zhduken, e ēka do të teprojnë, do t’i ēojë drejtori komunist i bibliotekës për karton. Por, nëse puna mbatet me rezultatin, atëherë vjen natyrshëm pyetja: Cila shkollë ka pasë rezultat ma të mirë, ma të frytshem se kjo shkollë? Këtu le të permendim disa nxanës që e nderojnë shkollën e vet : Prelatët Lazer Mjeda, fetar e atdhetar i flaktë, themelues i shoqnive letrare e botuese, mecenat e lavrues i letrave shqipe; Bumēin anetar e pastaj kryetar i Dergates shqiptare në Konferencen e Paqes në Paris, senator i Shqipnisë ; Doçin, luftëtar i idealeve të binomit “Fe e Atdhe”, politikan e diplomat, themelues i shoqnisë “Bashkimi” e autor krijimesh artistike; [[Faik Konica|Konicen]], aristokratin elegant të letrave shqipe, stilistin e madh e djaloshin e jashtëzakonshem [[Luigj Gurakuqi|Gurakuqin]], përfaqësuesin e politikës kombëtare e “pionierin e qytetërimit evropian”, pastaj nxanës tjerë të shumtë që u banë drejtues të administratës sonë shqiptare. Por ajo që do ia rritë emnin e mirë kësaj shkolle janë shumë profesorë e nxanës që nesër do të ngjiten në elterin e adhurimit si martirë të fesë e të atdheut, si: Imzot Bonati, Fausti, Dajani. seminaristi Mark Ēuni, të pushkatuemit [[Lazër Shantoja|Shantoja]], P. [[Anton Harapi]], D. Alfons Tracki, D. Mark Dushi, D. Dedë Maçaj, D. Zef Bici, D. Pjeter Çuni, D.Luigj Pici, D. Mark Gjani, e i helmuemi D. [[Lazër Jubani]]. E perfundojmë me vlerësimin e Faik Konicës:
 
“'''''Me këto e të tjera Kolegji Saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Europës munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë, të vihet në një me to'''''”.