Universiteti i Prishtinës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Universiteti prishtines logo.jpg | right | 300px200px | Logoja e Universitetit të Prishtinës]]
 
'''Universiteti i Prishtinës''' është themeluar me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës më [[18 Nëntor]] [[1969]]. Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më [[13 shkurt]] [[1970]], kurse dy ditë më vonë , më 15 [[shkurt]] [[1970]] u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës. Në përbërje të Universitetit të Prishtinës të posathemeluar ishin këto fakultete me seli në Prishtinë: Fakulteti Filozofik, Fakulteti Juridiko-Ekonomik, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Mjekësisë. Universiteti i Prishtinës ka 17 fakultete. Shkollat e larta pedagogjike dhe Fakulteti i Mësuesisë janë bartur në Fakultetin e Edukimit.