Dallime mes rishikimeve të "Italia"

3.406 bytes removed ,  10 vjet më parë
[[Skeda:IMG 4468 - Milano - La Borsa - Dettaglio - Foto di Giovanni Dall'Orto - 20 jan 2007.jpg|thumb|left|200 px|Piazza Affari në [[Milano]]]]
: '''''Artikulli kryesor [[Ekonomia e Italisë]]'''''
Për nga vellimi ekonomik Italia bën pjesë në 7 shtetet më të industializuara te botës dhe e katerta ne europë.
Pozita gjeografike e Italisë është e lidhur ngushtë me detin gjatë tërë historisë së saj, duke ushtruar ndikim të rëndësishëm dhe vendimtar në zhvillimin e saj.
 
Në truallin e Italisë lind [[Perandoria Romake]], e cila tregoi tërë atë fuqi dhe ndikim në një pjesë të madhe të kontinentit tonë. Shkatërrimi i saj, më vonë edhe copëtimi në shumë shtete feudale, ekonomisë së Italisë nuk i ka dhënë fuqi unike.
 
Italia hyn në kategorinë e shteteve të [[Evropë]]s në të cilët frytet e revolucionit industrial arrijnë vonë, përkatësisht kah mesi i [[Shekulli XIX|shekullit XIX]]. Ndërsa në shumë shtete të Evropës fillon të zvogëlohet karakteristika agrare, në strukturën e ekonomisë italiane ajo zë pozitën prioritare. Edhe dy luftërat botërore kanë ndikuar në dobësimin e saj, sidomos ajo e fundit. Pasojat kanë qenë të rënda e janë manifestuar në numrin gjithnjë më të madh të papunëve. Industria, e shkatërruar gjithashtu pas Luftës së Dytë Botërore, nuk ka mund të ofronte shumë e në bujqësi ndihej mungesa e tokës së punueshme.
 
Etapa më e rëndësishme e ekonomisë së Italisë fillon prej vitit [[1950]]. Investimet e kapitalit të huaj, e në radhë të parë i [[ShBA]]-ve, i kanë mundësuar që shpejt të rimëkëmbet ekonomia e shtetit. Rritja e investimeve në industri gjithnjë është shtuar, e në fund të dekadës është dyfishuar prodhimtaria industriale. Viti [[1959]] për Italinë ishte më i rëndësishmi, kurse dekada e kaluar karakterizohet si fenomen i rrallë i ekspansionit ekonomik, që është shprehur jo vetëm në rritjen e prodhimtarisë industriale, por edhe në rritjen e eksportit dhe uljen e papunësisë.
 
Në vitin [[1951]] kanë qenë të inkuadruar 4,2 milionë e në vitin [[1972]] ky numër dyfishohet, duke arritur në 8,1 milionë punëtorë. Derisa vlera e prodhimtarisë industriale në vitin 1951 ka qenë 4,8 miliard dollarë, në vitin 1972 kjo vlerë pesëfishohet, duke arritur në 25,5 miliardë dollarë. Krahas këtyre ecurive, lindin gjigantët industrialë, siç janë : industria e gomave “Pireli", e automobilave "Fiat", e tekstilit "Armani", industria kimike “Monte Catini”, etj. Gjithashtu Italia ka shumë të zhvilluar turizmin. Mirëpo, kontrastet ndërmjet Veriut dhe Jugut, që janë shfaqur si pasojë e rrethanave të ndryshme historike, edhe pse ndihet tendenca e zvogëlimit, ende paraqesin problemin më serioz të shtetit.Në këtë aspekt cdo qeveri italiane e ardhur në fuqi ka si prioritet zbutjen e këtij niveli ndermjet veriut dhe jugut duke shpalosur politika ekonomike e frymë investuese për jugun.Sot Italia bën pjesë ne ato shtete qe ka një raport te mire përsa i përket eksporteve ku me kryesoret permendim prodhimet industriale si ato te makinave,prodhimet ushqimore,apo dhe ato të tekstileve.Në lënde të para si minerale apo naftë eshte deficitare
Qysh prej 1 janarit te vitit 2002 italia ështe bërë pjesë e eurozonës,pra bën pjesë ne ato shtete europiane që përdor euron si monedhë.Kjo ka bërë që të lihet pas një histori e gjate me monedhen e para 2002 liretën qe herë pas herë ishte bërë pre e spekulimeve te shumta duke krijuar dhe uljen e vleres se saj.
 
Për nga zhvillimi ekonomik Italia bën pjesë në 7 shtetet më të industializuara te botës dhe e katërta në Europë. Vendndodhja gjeografike e Italisë është e lidhur ngushtë me detin gjatë tërë historisë së saj, duke ushtruar ndikim të rëndësishëm dhe vendimtar në zhvillimin e saj.
53

edits