[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 195:
== Gjeologjia ==
:'''''Artikulli kryesorë : [[Gjeologjia e Evropës]]'''''
 
=== Historia Gjeologjike ===
Në kohën e lindjes së saj para 500 milionë vjetësh Europa nuk është akoma e plotë. Pjesët e saj janë të hapërdara mbi të gjithë rruzullin tokësor: Skandinavia tej më në jug të ekuatorit, Anglia dhe Vendet e Ulëta në rrethin polar të jugut si dhe pothuajse të gjithë pjesët e tjera përreth polit të jugut. Të gjithë këto pjesë koreje kontinentale janë në lëvizje. Ato merrem me vete nga rryma të fuqishme magme, të cilat vlojnë 80 kilometra nën sipërfaqen e tokës.
 
Të shtyra nga shtjella nxehtësie në brendësi të tokës pllakat lëvizin me ngadalë, çdo vit nga vetëm disa centimetra. Por me kalimin e miliona vjetësh kemi pastaj të bëjmë me distanca të konsiderueshme. Në rastin e përplasjeve shpërthejnë forcat primare. Si një rebus gjigand vë Europa pjesët e saj së bashku. Togje shkrepash kilometra të gjëra çajnë lart, përkulen dhe marrin formë kubeje. Çdo përplasje e re krijon një masiv malor. Kështu lind së pari shtylla kurrizore e Europës, vargmali kaledonian, me lartësira si ato të Himalajës. Ky është bërthama e një bashkëshkrirjeje të parë europiane.
 
Më pas kontinenti i ri bredh gjysmën e rruzullit tokësor. Para 300 milionë vjetësh ai kapërcen ekuatorin. Stereja është tashmë e mbuluar nga gjelbërimi. Bimët kanë pushtuar kontinentin që deri pak më parë kishte qenë i shkretë. Atje ku sot janë të ngritura metropolet krenare europiane u shtri sa gjatë e gjërë një xhungël e harlisur tropikale: Parisi ndodhej në një klimë tropikale të ngrohtë e me lagështi. Berlini, në një det të gjelbër i cili zgjatej deri në Azi.
 
Është një pyll tepër i jashtëzakonshëm. Ai përbëhet nga fiere, likopode (shk. lycopodium) dhe bishtkuaj. Mbeturina të tyre të ngurtësuara në Skoci të bëjnë ta marrësh me mend përhapjen e tyre. Cungje që qëndrojnë pothuajse ngjitur njëri-tjetrit të japin edhe sot e kësaj dite një përshtypje mbi bollëkun e atëhershëm të bimëve. Këta gjigandë lartësoheshin deri në 30 metra drejt qiellit.<ref><small>[[Revista Rruzull.net]] në [http://www.rruzull.net/ internet]</small></ref>
 
== Evro-Azia ==