Sevasti Qiriazi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 3:
== Jetëshkrimi ==
Sevasti Dako (Qiriazi), lindi në vitin 1871 dhe vdiq më 30 gusht të vitit 1949 ishte atdhetare dhe nismëtare e organizimit të arsimit shqiptar për femra.
Ishte Naim Frashëri ai që i dha mundësi Sevasti Qiriazi-Dakos (1871-1949) të studionte në kolegjin me emër Robert College në [[Stambolli|Konstandinopojë]] e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave. Ajo qe e para grua shqiptare që studioi në këtë institucion amerikan, të cilin e kreu në qershor 1891. Me t'u kthyer në Shqipëri ajo mori pjesë në ngritjen e [[Shkolla e vashave|shkollës së vashave]] në [[Korça|Korçë]] më [[1891]]. Kjo shkollë është edhe fillimi i një shkolle mbi bazën laike.
Pas Luftës së Parë Botërore kjo shkollë njihej ende me emrin e familjes Qiriazi. Ajo mori pjesë edhe në [[Kongresi i Manastirit|Kongresin e Manastirit]], ku u mor kryesisht me përgatitjen e teksteve shkollore. Është thënë se Sevasti Qiriazi-Dako ka botuar një gramatikë për shkollat fillore ([[Manastiri (Qyteti)|Manastir]] 1912) dhe ka redaktuar një radhë tekstesh historie. Me të shoqin, gazetarin dhe shkrimtarin [[Kristo Anastas Dako]] ([[1878]]-[[1941]]) e me të motrën [[Parashqevi Qiriazi|Parashqevi]] ajo vajti në [[Rumania|Rumani]] e prej andej emigroi në [[Shtetet e Bashkuara]], ku bashkëpunoi me të përdyjavshmen "Yll' i mëngjesit".
Shkollën e lartë e kreu në Stamboll, pas kthimit në atdhe nisi të punojë për shkollën shqipe të vashave.<ref name="WD" />