[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 7:
 
Pas thyerjes së kryengritjes dhe dorëzimit të Prenk Bibë Dodës, Pjetër Doçi, i veshur me tesha prifti, së bashku me disa burra të lidhur me besë, qëndroi në arrati, mirëpo pas një lufte deri në fishekun e fundit në viset të Gucisë u zu rob dhe u dërgua në burgun e Stambollit. Atje, rroba e priftit që kishte në trup ia mundësoi kontaktin e parë me patrikun ''Azarjan'', i cili ishte mik i Sulltanit, dhe me ndihmen e tij, duke i dhënë emrin ''Pére Achile'', u lirua nga burgu me kusht të mos kthehej në [[Shqipëria (kthjellim)|Shqipëri]], Së pari shkoi në Romë, e cila e dërgoi në shërbim kishtar në ''Newfoundland'' të ''Amerikës''. Pas dhjetë viteve u kthye në Romë, sekretar në disa [[Kongregatë|kongregacione]] dhe më vonë e dërguan në ''Indinë angleze'', sekretar i delegatit ''Agliardi''. Në vitin 1888, me ndihmen e ''Azarjatit'' dhe ''Agliardit'', mori lejen e Sulltanit të vinte në Shqipëri ''abat nulius në Mirditë''<ref> [''Imzot Abat Prenk Dochi, Leka'', 73-75; N. N. D., Shoqnia "Bashkimi", 684-686. ] - e dhënë e nxjerrur nga: Muhamet Pirraku <tt>KULTURA KOMBËTARE SHQIPTARE DERI NË LIDHJEN E PRIZRENIT, Prishtinë 1989, Fq. 433</tt></ref>
Në janar 1899 ai bëhet themelues me Dom [[Ndoc Nikaj]], e me Át [[Pashko Bardhi]]n e Át [[Gjergj Fishta|Fishtën]], i [[Shoqëria Bashkimi|shoqërisë "Bashkimi"]], të cilën e drejtoi. Kjo shoqatë dha ndihmesë të madhe për botimin e një numri tekstesh shkollore në gjuhën shqipe dhe të fjalorit shqip-italisht Bashkimi më 1908, edhe sot e kësaj dite, fjalori më i mirë i [[Gegë|dialektit gegë]].
 
== Vepra atdhetare ==