Nikollë Kaçorri: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 42:
U zgjodh nënkryetar i qeverisë shqiptare. Kuvendi i Vlonës, i çelun në orën 14,°° të datës 28 Nandor 1912, miratoi Shpalljen e Pavarësisë. Firmë e dytë, mbas Ismail Qemalit, ishte Imzot Nikollë Kaçorri. Valvitja e flamurit të Kastriotit atë ditë të shejtë, siç e dëshmon një fotografi e vjetër, e paretushueme nga komunistët, u ba pikërisht nga Imzot Noli, Luigj Gurakuqi, Imzot Nikollë Kaçorri e Aqif Pashë Elbasani<ref name="Dg" />.
 
[[Ismail Qemali]] vinte pas një kohë te gjatë mërgimi dhe vinte në nje terren të përgatitur sigurisht nga pjesa e atdhetarëve të shquar të cilët për një ngjarje të tillë të madhe kishin bërë një punë kolosale, dhe në krye të këtyre punëve ishte Dom Nikoll Kaçorri, ku në këtë rast mund të themi pamëdyshje se ky post i rëndësishem iu dha edhe si një lloj shpërblimi per punën qe kishte bërë në përgatitjen e situatës se brendshme përfshirë këtu edhe atë të sigurisë, për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare<ref name="DN" />. Pas rënies së kësaj qeverie, u tërhoq në Durrës. Me shpërthimin e kryengritjes së Shqipërisë së mesme me kryetar [[Haxhi Qamili]]n, i cili do t’i digjte qelën ku banonte dhe t’i shkatrronte bibliotekën e tij personale, ndër ma të pasunat në Shqipni në atë kohë<ref name="Dg" />. emigroi jashtë atdheut, ku vazhdoi veprimtarinë e vet politike e patriotike. Pas dështimit të Qeverisë së Ismail Qemalit imzot Nikollë Kaçorri së bashku me [[Mustafa Kruja|Mustafa Krujën]], [[Luigj Gurakuqi]]n, [[Fahri Gjilani]]n, [[Themistokli Germenji]]n themeloi lidhjen "''Për atdheun e për Thronin''" për shpëtimin e atdheut nga trazirat e ndryshme antikombëtare. Pas gjithë kësaj së bashku me shumë atdhetarë të tjerë imzot Nikoll Kaçorri emigroi në Austri, ku qëndroi tri vjet në Vjenë derisa vdiq me 29 maj 1917, nga një sëmundje e pashërueshme. Varri i Dom Nikollë Kaçorrit gjendet në “Central Cementery” në grupin 84, rreshtin 32, numër 19<ref>[http://gazetalajmi.com/index.php?option=com_content&view=article&id=354:vjene-gjendet-varri-i-dom-nikolle-kacorrit&catid=102:aktualitet&Itemid=410 Vjenë, gjendet varri i Dom Nikollë Kaçorrit]</ref>. Varri në këtë vendndodhje nuk ka asnjë shenjë guri, apo pllake, për shkak se në të gjendet aktualisht një pemë shumëvjeçare. Fakti që ai mbajti petkun e meshtarit, mbase u bë shkak që gjatë gjithë regjimit komunist portreti i tij patriotik dhe roli i tij në formimin e shtetit shqiptar u kalua mjaft tangent, duke u eklipsuar nga figura të tjera<ref name="DN" />.
që gjatë gjithë regjimit komunist portreti i tij patriotik dhe roli i tij në formimin e shtetit shqiptar u kalua mjaft tangent, duke u eklipsuar nga figura të tjera<ref name="DN" />.
 
== "Vrasja" e Imzot Kaçorrit ==