Mati Logoreci: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 14:
{{Leter Tabela Fund}}
 
'''Mati Logoreci''' lindi më [[10 shkurt]] [[1867]] në [[Shkodra|Shkodër]], ai mendohet të rrjedhi nga familja e Logorecëve që përmendet që në vitin 1304 me emrin Logoreseos<ref>[http://www.logoreci.com/genealogy/#pema_logoreci Logorecët]</ref>. Atë kohë ky qytet ishte një qendër tranziti e ndërlidhjeje në mes të Shqipërisë së Mesme e të Jugut me Veriun, me [[Kosovë]]n e me zonat e tjera.

== Jetëshkrimi ==

I ati i Matisë, Frano Logoreci dhe e ëma Shaqja, e kaluan jetën plot vështirësi. Frano pati hapur në Shkodër një pijetore të vogël, më pas u mor me zeje të ndryshme, megjithatë jeta i shkoi me halle e me pasiguri për të nesërmen. Matia mësimet e para i mori në Shkodër. Ai mësoi shqipen vjedhurazi, pikërisht atë kohë kur Dega e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Shkodrën dhe për krahinat përreth e kishte gjallëruar veprimtarinë e saj, kur problemi i shqipes e i çështjes kombëtare në tërësi, ishte vënë në plan të parë. Në moshën 10 vjeç, më 1877, prindërit e dërguan Matinë të ndiqte shkollën tregtare teknike, që ishte hapur në atë qytet, një shkollë me programin e një "gjimnazi të ulët", siç e quanin atëherë, në të cilën u grumbulluan mjaft të rinj shkodranë. Këtë shkollë e ndiqnin përgjithësisht fëmijët e besimit katolik, ndonëse ata edhe pasi i mbaronin studimet kishin vështirësi të punësoheshin pranë administratës turke, për shkak të besimit të tyre. Logoreci mësoi në shkollë edhe në shtëpi për të shkruar e për të lexuar gjuhën shqipe si dhe italishten, frëngjishten e më vonë edhe gjermanishten. Shkollën ai e vazhdoi për katër vjet në [[Kolegji Françeskan - Shkodër, ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla"|Kolegjin Saverian të Jezuitëve]] në Shkodër, duke fituar njohuri për ekonominë e për tregëtinë. Ato vite që i shërbyen për njohje të problemeve të ekonomisë ndikuan në formimin e Logorecit, siç shihet nga shkrimet e shumta që ka botuar.
Punoi çirak në shoqërinë tregtare italiane Parruca, e cila e dërgoi si llogaritar në Monfalkone afër Triestes, Matinë e zgjodhën për shkathtësi e për zgjuarsi dhe se zotëronte mirë italishten, dhe e dërguan sekretar llogaritar në Monfalkone. Ajo qendër ndikoi në formimin e mëtejshëm të Logorecit, sepse aty ai ra në kontakt me arbëreshët, me shkrimet e me veprat e [[Jeronim de Rada|Jeronim de Radës]], të [[Dora d’Istria]]s, të [[Zef Serembe]]s, të Stratigoit, të Santorit etj., që me aq mall e dashuri punuan për dheun e të parëve dhe për gjuhën e dashur shqipe. Aty ai u njoh me shoqëri atdhetare, me botimet e tyre, veçanërisht të arbëreshëve në Molise, ku ruhej dhe mësohej trashëgimia kulturore arbëreshe. Prej aty Matia ndoqi dhe studioi revistat dhe gazetat që botoheshin në Sofje, në Bukuresht, në Stamboll. Ai, me natyrë prej studiuesi të zellshëm, u njoh mirë me botimet e [[Vëllezërit Frashëri|vëllezërve Frashëri]], [[Pashko Vasa|Pashko Vasës]], [[Zef Jubani]]t e të tjerëve, u njoh edhe me kulturën botërore, studioi në fushën e letërsisë e të historisë. Pasi punoi në Itali, shkoi për studime për pak kohë në Francë. Studioi pareshtur si autodidakt dhe kjo është rruga kryesore e përgatitjes së tij. Pas kthimit në Shqipëri hapi një shkollë në [[Prizreni|Prizren]] më [[1 maj]] [[1889]], për të cilën thuhet se ishte shkolla e parë shqipe në [[Kosova|Kosovë]]. Në këtë kohë Andrea Logoreci, xhaxhai i Matisë, që kishte ndihmuar për hapjen e shkollave shqipe në Kosovë duke parë mungesën e mësuesve të gjuhës në atë zonë, dërgoi dy nipat e tij, Matinë e Pashkon në Prizren për t’i bërë mësues të gjuhës shqipe. Matinë e emëruan në Prizren, më 1 maj 1889, e Pashkon në Gjakovë.
Kështu Matia kaloi disa nga vitet e jetës së tij aktive në Prizren, në atë qendër të rëndësishme atdhetare, kulturore e të traditave të pasura në shumë fusha. Në Prizren krijoi edhe familjen, duke u martuar më 24.09.1894 me një vajzë qyteti, Paulina (lindur më 03.01.1878) e bija e Tomës dhe Ndreshës. Ata lindën katër fëmijë: dy djem: [[Kolë Logoreci|Kolën]] dhe Gjonin, dhe dy vajza: Martën dhe Shaqen.