Kryengritja e Malësorëve: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e Traboini (diskutimet) në versionin e fundit nga ZogSokoli.
Hatake (diskuto | kontribute)
U kthye versioni 780298 i bërë nga Eagleal (diskutimet)
Rreshti 7:
Por për të nderuar e kujtuar sadopak ato kohë heroike që i zbardhën faqen Malësisë e Shqipërisë, le të përshkruajmë shkurtazi kronikat e kohës, që historia na la pas. Për këtë mendoj të filloj me vargjet lapidare të Homerit shqiptar At [[Gjergj Fishta|Gjergj Fishtës]]:
 
:''Të shtatë krajlat çue janë në Kambë'',
:''kah ka ra medet kjo gjamë'',
:''N'atë Malësi, n'atë Rapshë të Hotit'',
:''Ded Gjo' Luli burrë si motit'',
:''Me i çetë lekë, bisha shkorretit'',
:''Ka nisë pushkën me asqer të mbretit''
:''...''
:''Se me sodit emni i Zotit'',
:''Ç'ka jemi nipa t'Gjergj Kastriotit'',
:''e shqiptarë që i thom na vetit'',
:''Ma duva nuk i mbajmë mbretit''.
:''...''
 
Pra atëherë ishte 23 marsi 1911, që i me thirrje iu drejtua popullit të Shkodrës, e nëshkruar nga [[Isa Boletini]], [[Mehmet Shpendi]] e [[Ndue Gjoni]], thuhej se ka ardhur koha që të lirohemi nga pushtimi osman. Të nesërmen, me 24 mars, Hotjanët e Malësorët e ndigjuan këtë thirrje, pasi ata gjithnjë kishin qenë pranë e me kryengritjet për liri e mëvehtësi, madje ata kishin në krye të tyre ata që i kishin përfaqësuar në mbledhjen historike të Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878, [[DedDedë GjonGjo Luli]]n, Çun Muçën, Baca Kurtin etj.
 
E megjithëse në kushte të vështira e të pavolitshme, si dhe në mes dy armiqve, atyre frontalë turq e atyre hileqarë malazezë, pra me 24 mars 1911 Hotjanët të parët sulmuan fortifikatat kufitare turke në Rapshë e Traboin, të cilat i çliruan. U sulmuan edhe postat kufitare në Pikalë, Selisht, Dinoshë, Omerbozhaj, Mali i Vranës dhe Nënhelm. Të gjitha u çliruan, ku u vranë disa ushtarë turq, pjesa tjetër u zunë robër, ndërsa luftëtarët e lirisë kapën një sasi të mirë armësh. Në këtë kohë, Valiu i Shkodrës Bedri Pasha, duke parë humbjet, urdhëroi Kajmekamin e Tuzit, Nënkolonelin Ahmet Beun, që të rigrupojë forcat për të mbrojtur kështjellën me rëndësi strategjike për turqit, atë të Shipshanikut.
 
Sukseset e fillimit, që arritën kryengritësit malësorë, e detyruan dinakun Bedri Pasha që të vëjnë në funksion propagandën e përçarjes fetare. Me 26 mars, në Shkodër e shpalli kryengritjen e malësorëve si luftë fetare, "si luftë katolikësh kundër myslimanësh", "si luftë kaurrish e malazezësh" etj., si dhe thirri popullsinë myslimane që të bashkohej e të nisej në luftë për të mbrojtur perandorinë Islame në rrezik. Duhet theksuar se kjo propagandë mashtroi rreth 1000 veta ku u formua një batalion nën komandën e Emin Beut, të cilët erdhën në Tuz dhe në trevat e Malësisë e panë se ishin mashtruar e tradhëtuar, se nuk luftonin kundër Malazezëve, por kundër vëllezërve të tyre Malësorë - Shqiptarë, kështuqë një pjesë u kthye nga kishte ardhur, një pjesë e madhe iu bashkua kryengritësve, ndërsa një pakicë u zu rob nga vëllezërit kryengritës.
 
Me datën 28 mars kryengritësit sulmuan Tuzin[[Tuzi]]n kryeqendrën e krahinës, ku arritën të djegin ndërtesat ushtarake turke, dy kazerma ushtarake, furrën e bukës për ushtrinë, magazinën e kripës si dhe ndërtesën e kajmekamit (nënprefekturën), ndërsa kështjellën e Shipshanikut nuk arritën ta pushtojnë, se u munguan topat. Sukseset e kryengritësve e detyruan Stambollin, që me 28 mars 1911 përsëri të emërojnë komandant të ushtrisë turke, pashain famëkeq, Shefqet Dërgut Pashën. Ky gjeneral kërkoi t'i fuste malësorët mes dy zjarresh, ku kështu veproi.
 
Me 29 mars, ishin nisur prej Gjakove katër batalione me në krye Et'hem Pashën, për t'i sulmuar pas shpine, ndërsa Dërgut Pasha u nis prej Shkodre, për të vazhduar rrugën drejt Tuzit. Kjo ushtri kishte rreth 20.000 ushtarë si dhe mjete shumë të fuqishme për kohën.
 
Në këto luftëra, që u zhvilluan më pas, kishte të vrare rreth 150 ushtarë Turq, por mbetën të vrarë edhe kryengritës, si trimi legjendar Nik Gjelosh Luli me pesë traboinas, shtatë grudjanë, katër rapshjanë dhe u plagosën tre të tjerë. Në këtë luftë pati hilet e veta edhe Krajl Nikolla i Malit Zi, i cili u premtoi ndihmë kryengritësve Malësorë, por me kusht që kur të çlirohej të valëvitej flamuri i Malit të Zi, e për këtë Ded Gjo' Luli iu përgjigj : "''Për mik të pranoj, për bababab' jo, kurrë. i madh ështëâ' mbreti i Stambollit se sa ju dhe nuk e pranoj për bababab'. BabaBab' kam vetëm Shqipërinë''."
 
Gjithsesi Malësorët trima që ishin nga Gruda, Hoti, Kastrati, Shkreli, Kelmendi, Plava, Gucia, Trieshi, Tuzi, Shkodra, Rrjolli e gjitha viset e Malësisë, e deri nga zonat e nënshkodrës, luftuan heroikisht çdo ditë, orë e minut por beteja e 6 prillit 1911 është kurora e lavdisë së kësaj kryengritje ku edhe patën sukses. Atë ditë u zhvilluan luftime prej Kastratit deri në Dinosh. Luftëtarët trima të Kojës, Kuçit u dalluan për trimërinë e tyre. Ata sulmuam fortifikatën e Deçiqit ku valëvitej ende flamuri turk. Për të marrë flamurin turk ranë dëshmorë njën pas tjetrit shtatë Kojas, derisa e rrëmbyen flamurin turk dhe e shembën për dhé, aty ku e kishte vendin.
 
Populli u ka thurë një këngë Kojasve, që thotë: "''Koja e vogël një pakicë, muar bajrakun në Deçiq...''" Për të çuar fjatënfjalën e Ded Gjo' Lulit në vend, se aty ku trojet tona çlirohen nga Turqit do të ngrihet flamuri shqiptarë në majë të Bratilës, dolën Nik Gjelosh Luli (kushrini i Dedës), bashkë me Gjon Ujk Miculin dhe Pjetër Zefin, të cilët shpalosën flamurin dhe e ngritën në këtë majë të shenjtë.
 
Lista e luftëtarëve të lirisë së paralajmëruar është e gjatë, por unëpo dua të përmendpërmendim disa më të spikaturit, të cilët janë : [[DedDedë Gjo' Luli]], [[Marash Uci]], Nik Gjelosh LuiiLuli, Mark Gjeka, Pjetër Nik Daku, Maço Grizhi, Lulash Zeka, Zef Peri, Prel Kol Shyti, Mirot Çoku, Pejtër Gjok Toshi, Luc Prel Nishku, Gjelosh Gjoka, Prelot Keci, Ujk Gjeloshi, Ded Gjon Ujka, Gjelosh Doka, Prel Nik Pretashi, Prel Keri, Kol Zefi, Tom Nika, Dokë Lani, Kol Kurti, Sokol Baci, Marash Luca, Lukë Marku, Gjet Mark Ujka, Gjon Ujk Miculi, Lulash Zeka, Stak Breci, Lik Mirashi, Gjok Ded Luli, Gjon Ujk Çeku, Kol Gjo' Leci, Luc Gjeloshi, Dasha Nika, Pjetër Uci, Smajl Mustafa, Sokol Mali, Gjon Nik Plluci. Mësuesi i ri [[Palok Traboini]]<ref>[http://paloktraboini.blogspot.com/ Palok Traboini]</ref> që sipas dëshmive të shkruara te Gjush Sheldise ka qene sekretari i Ded Gjo Lulit, i ngarkuar nga prijsi i kryengritjes ka sjelle ne Hot, nga Vjena permes Dalmacise Flamurin qe konsiderohet si Flamuri i Deciqit a ndryshe dhe Flamuri i Ded Gjo'Lulit. Madje këtu përmenden edhe trimat nga Shkodra, [[Hil Mosi]] e [[Luigj Gurakuqi]], deri edhe Ded e Llesh Nik Daka nga Bregu i Matës, e dhjetëra të tjerë nga zona e nënshkodrës e Malësia, që i dualën zot vatanit, e Fishta i përjetëson:
 
:''... Burra le për çark t'martinës'',
:''Fjalën, fjalë besën çelikut'',
:''ballë për ballë e jo mbas shpinet'',
:''mesy me i ra në luftë armikut...''
 
Gjithsesi, luftëtarët e lirisë, si dhe të rënët për liri, pamvarësi e identitet janë shumë, sa vetë historia e krejt Ilirisë, por ata edhe pse prehen, hijshëm, janë gurët e themelit të kësaj "Shtëpie" të përbashkët, që ka shekuj që po mundohemi ta ndërtojmë e bashkojmë e që e quajmë Shqipëri (Etnike), e të parët tanë na e lanë amanet, që siç dihet amanetin duhet ta mbajmë se përndryshe as varri s'ka për të na mbajtë... Mjerisht Ne kemi të pushtuara ende territore tonat, por duhet ta dëshmojmë fuqishëm para Evropës Plakë të trashëguar e asaj të re, pjesëtarë të së cilës duhet të jemi jo të ndarë në "katër Vilajete" e në një shtet të cunguar, por të bashkuar ashtu siç na fali Zoti në një Shqipëri Etnike...<ref>[http://www.shkoder.net/al/kryengritje.htm Kryengritja]</ref>
 
== Lidhje te jashtmeBurimet ==
<references />
[http://www.shkoder.net/al/kryengritje.htm]
 
[[Kategoria:Historia e Shqipërisë]]