Kryengritja e Malësorëve: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 32:
Në këto luftëra, që u zhvilluan më pas, kishte të vrare rreth 150 ushtarë Turq, por mbetën të vrarë edhe kryengritës, si trimi legjendar Nik Gjelosh Luli me pesë traboinas, shtatë grudjanë, katër rapshjanë dhe u plagosën tre të tjerë. Në këtë luftë pati hilet e veta edhe Krajl Nikolla i Malit Zi, i cili u premtoi ndihmë kryengritësve Malësorë, por me kusht që kur të çlirohej të valëvitej flamuri i Malit të Zi, e për këtë Ded Gjo' Luli iu përgjigj : "''Për mik të pranoj, për bab' jo, kurrë. Mâ i madh â' mbreti i Stambollit se sa ju dhe nuk e pranoj për bab'. Bab' kam vetëm Shqipërinë''."
 
Gjithsesi Malësorët trima që ishin nga [[Gruda]], [[Hoti]], [[Kastrati]], [[Shkreli]], [[Kelmendi]], [[Plava]], [[Gucia]], Trieshi, Tuzi, [[Shkodra]], Rrjolli e gjitha viset e Malësisë, e deri nga zonat e nënshkodrës, luftuan heroikisht çdo ditë, orë e minut por beteja e 6 prillit 1911 është kurora e lavdisë së kësaj kryengritje ku edhe patën sukses. Atë ditë u zhvilluan luftime prej Kastratit deri në Dinosh. Luftëtarët trima të Kojës, Kuçit u dalluan për trimërinë e tyre. Ata sulmuam fortifikatën e Deçiqit ku valëvitej ende flamuri turk. Për të marrë flamurin turk ranë dëshmorë njën pas tjetrit shtatë Kojas, derisa e rrëmbyen flamurin turk dhe e shembën për dhé, aty ku e kishte vendin.
 
Populli u ka thurë një këngë Kojasve, që thotë: "''Koja e vogël një pakicë, muar bajrakun në Deçiq...''" Për të çuar fjalën e Ded Gjo' Lulit në vend, se aty ku trojet tona çlirohen nga Turqit do të ngrihet flamuri shqiptarë në majë të Bratilës, dolën Nik Gjelosh Luli (kushrini i Dedës), bashkë me Gjon Ujk Miculin dhe Pjetër Zefin, të cilët shpalosën flamurin dhe e ngritën në këtë majë të shenjtë.