[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
italized Latin
Rreshti 42:
<!-- Tekste të pa renditura që kanë të bëjnë me temën -->
:'''''[[commons:Corylus avellana| {{PAGENAME}}]]''''' në projektin Commons të Wikipedias
 
Lajthia është shkurre e familjes mështekore (Betulaceae) me emrin shkencor Corylus avellana L, bashkë me mështeknën dhe verrin. Gjendet kryesisht në zonat malore. Rritet 3-4 m lartësi veçmas ose të përziera me shkurre si shkoza, mëlleza, molla e egër (dyvjaka), thana etj. Bima parapëlqen shpatet e drejtuara nga veriu ose verilindja që nuk rrihen nga dielli. Gjethet i ka të gjera, gati të rrumbullakëta.
 
Bima çel në fund të dimrit, nga muaji shkurt. Lulet mashkullore janë lëvare të gjata me emrin “krënd”, ndërsa ato femërore qëndrojnë vetëm ose në grupe pranë atyre mashkullore. Këto dallohen nga sythet e tjera të bimës nga fijet e holla të trëndafilta në majë të tyre.
Shufrat e gjata e të drejta përdoren për thurje gardhesh.
Në dimër krëndi është ushqim i pëlqyer i bagëtisë, sidomos i dhisë. Edhe gjethet janë të ushqyeshme. Me drurin e trashë dhe me rrënjët e plota janë bërë orendi si bishta veglash, llulla (çibukë) etj. Frutat e lajthisë, që piqen nga fundi i gushtit ose gjatë vjeshtës, janë të shijshme, ndaj ruhen.
 
Lajthitë kanë disa vlera:
Gjethet e thara në hije, pasi zihen, kullohet të bëhen banja të lëkurës së sëmurë. Në sasi të vogla ëmbëlsohet dhe përdoren si çaj. Ato përmbajnë Vitaminë C, që ndihmon në punën e muskujve të lëmuar të trupit, rregullon veprimet ritmike të zorrëve, nxit urinimin, ngushton enët e gjakut. Ndihmon edhe ata që vuajnë nga variçet (që varen), hemorroidet (majasëlli), ndërpret heqjen e barkut si dhe hemoragji nga hundët.
Lëvorja e rrënjës grumbullohet në vjeshtë. Pasi lahet me kujdes nga mbeturinat, thahet në diell dhe ruhet. Lëngu i përftuar prej saj ulë temperaturat e larta të trupit, duke zëvendësuar aspirinën, që është kimikat nganjëherë i dëmshëm.
Pjalmi grumbullohet në kohën e lulëzimit, kur është pjekur mirë dhe ruhet ne qese letra. Përdoret kundër epilepsisë (sëmundjes së tokës).
Nga druri nxirret vaji, që i ngjet atij të ullirit dhe përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve, krimbave të zorrëve (askarideve) dhe pickimit të insekteve.
Fryti është pjesa më e dobishme. Thelbi ka vlera të mëdha; në përbërje të tija ka 60% yndyrë, 20% proteina, 16% albumina, pak sheqer etj. Fryti i lajthisë këshillohet për njerëzit anemikë (dobësi e përgjithshme e organizmit) si dhe për gratë shtatzëna. Kura përgatitet duke përzier një kg lajthi me një kg mjaltë. Përdoren 3-4 lugë gjelle në ditë. Thelpinjtë e lajthisë bluhen dhe përzihen me miell për të bërë bukë speciale, biskota, çokollata etj.
 
Lajthia e egër e vendin tonë Corylus colurna L, është lloj shumë i rrallë. Besojë se edhe ju jeni të mendimit t’i ruajmë dhe t’i shtojmë këto dhurata të çmuara të natyrës, që janë kaq bujare.
 
==Lidhje të jashtme==