Vinçens Prennushi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 23:
Më 1924 boton broshurën "[[Ndër lamijet e demokracisë së vërtetë]]", etj. Botoi përkthimin e bukur “Fabiola” apo “Kisha nën dhe e mbi dhe” e Kardinalit Visseman. Përktheu gjithashtu disa vepra nga Dante. Në vitin 1933, përktheu e botoi romanin “Quo Vadis” (Ku po shkon?) të E. Sienkievicz-it. Në vitin 1939, përktheu dhe botoi romanin e Silvio Pelico-s “Burgjet e mia”. Në vitin 1940, u emërua Argjipeshkëv i Durrësit. Me 19 Mars 1936 Selia e Shenjtë e emnon ipeshkëv i Sapës, detyrë që e mban deri në vitin 1940, kur emnohet Argjipeshkën Metropolitan i Dioçezit të Durrësit, tue pasë nën administrim kryeqytetin Tirana. Mbas vdekjes së Imzot [[Gaspër Thaçi]]t, në Shkoder me 26 Maji 1946 dhe arestimit të Don [[Mikel Koliqi]]t, famullitar i Shkodres, Imz. Prennushi ngarkohet me detyren e Primatit Katolik të Shqipnisë. Nuk duhet lanë pa theksue se mbas vitit 1940, kur asht edhe administrator i Tiranës, Ai kishte përkrah Imz. [[Luigj Bumçi]]n, Don [[Shtjefën Kurti|Shtjefën Kurtin]], At [[Pjetër Meshkalla|Pjetër Meshkallën]], At [[Anton Harapi]]n, At [[Mati Prenushi|Mati Prennushin]], Don [[Lazër Shantoja|Lazër Shantojën]], të cilët kanë lanë mbresa të pashlyeshme në jetën e kryeqytetasve. Gjendja e keqe shëndetësore e Bumçit, në vitin 1945 ndoshta, randoi punën e Imzot Prennushit, por fatmirësisht Ky jo vetëm e kreu me ndërë detyrën e klerikut të divoçëm, por edhe nuk i la kurgja mangut Imzot Bumçit edhe në fushën politike dhe, pikërisht, në fazën ma delikate të historisë përballë pushtimit fashist italian, atij gjerman dhe së fundit, atij sllavo-komunist jugosllav e rus, të vitit 1944<ref name="fr" />.
Gjithnji, duke ndjekur mësimet e [[Gjergj Fishta|Fishtës]], me fjalë të tjera, duke i pranuar modelet popullore, ai bëri që nëpër shkrimet e tij të rrjedhë gjuha e ambël e qytetit të tij të lindjes. Me një stil të hijshëm ai arriti të krijojë një aradhë shkrimtarësh që e imituan.<ref name="VP" /> Prennushi mblodhi kangët e vallet e “Dasmës Shkodrane” dhe pikërisht këtu ai tregoi më mirë se askund tjetër kumbimin e ambël të fjalës shkodrane. Në fakt, trajtat janë me të vërtetë shkodrane, por, përmbajtja është mbarëkombëtare.
Në vitin 1945 [[Enver Hoxha]], i kërkon një takim Imzot Prennushit dhe ky e pranon. Në atë takim asht kenë prezent edhe Imzot Gaspër Thaçi.[[Skeda:Tubiminekalà.jpg|thumb|left|Tubimi i 6-mujorshit të pavarësisë, i festuar nga shkodranët në Kalà, ku Át Vinçenc Prennushi mbajti fjalimin e tij.]]
Me datën 19 maj 1947 Imzot Prennushi, arrestohët dhe si të tjerët fillon Kalvarin. Me datën 18 dhetor 1947, Gjykata Ushtarake e Durrësit e përberë nga: Kryetari, major Gjon Banushi, anëtarë, major Zhule Çiriako, kapiten Halim Ramohito dhe prokuror, kapiten Petrit Hakani, hapin gjyqin. Vëndimi i Gjykatës së Durrësit përcillet për shqyrtim në Gjykatën e Naltë të Tiranës, bashkë me një relacion të prokurorit të Durrësit, i quejtun Sotir Qiriaqi (data, 1 dhetor 1947). Gjykata e Naltë Ushtarake Tiranë e përberë nga: Kryetar, major Niko Ceta, anëtarë, kapiten Nexhat Hyseni, kapiten II Mustafa Iljazi dhe sekretar aspirant Thoma Rino, me datën 23 shkurt 1948, mbasi shqyrtoi çeshtjën e të pandehurve….”refuzon kërkesen e tyre”….