Bilal Xhaferri: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 864388 i bërë nga 91.187.103.6 (diskutimet)
Rreshti 25:
'''Bilal Xhaferri''' lindi në fshatin [[ninati|Ninat]] të [[Konispoli]]t më [[2 nëntor]] [[1935]] dhe vdiq më [[14 tetor]] [[1986]] në ShBA, ishte shkrimtar i shquar shqiptar.
 
KAri i madh Pidhi i vogel Piqka me mish JA shtinn PQikaberter eqika madheah ,,ah etjaha
== Biografia ==
Bilal Xhaferi (nip i dijetarit të shquar [[Hasan Tahsini]]) u rrit jetim pa nënë e pa babë.
 
Ja disa nga datat kryesore të jetës dhe veprimtarisë së tij:
 
[[1935]], [[2 nëntor]] u lind në fshatin Ninat ([[Ninati]]) të [[Konispoli]]t, në krahinën e [[Çamëri]]së.
 
[[1943]], i vdes e ëma.
 
[[1945]], i pushkatohet i ati nacionalist antikomunist.
 
[[1948]], largohet prej vendlindjes.
 
[[1948]]-[[1952]] jeton dhe punon në Sarandë, punëtor krahu, korier poste, etj.
 
[[1954]]-[[1955]] ndjek shkollën shtatëvjeçare natën në fshatin Sukth të Durrësit.
 
[[1962]]-[[1963]] boton poezitë dhe tregimet e para në gazetat “Zëri i Rinisë”, “Drita”, në revistat “Nëntori”, Ylli”, etj.
 
[[1966]] i botohet vëllimi me tregime “Njerëz të rinj, tokë e lashtë” që pati një sukses jo të zakonshëm.
 
[[1967]] i botohet vëllimi me poezi “Lirishta e kuqe”, i cili ndalohet nga censura komuniste.
 
[[1967]] shkruan romanin “Krastakraus” që u botua më [[1993]], pas vdekjes.
 
[[1968]] shkruan skenarin për film artistik “Era shtyn mjegullat”.
 
[[1968]] i hiqet e drejta e botimit, i ndalohen veprat e botuara, internohet në fshatin Hamalle të [[Durrësi]]t, pasi ishte përjashtuar nga LSHA e Shqipërisë, me preteskin e kritikës që i bëri romanit "Dasma" të I. Kadaresë, u detyrua të arratisej për në SHBA.
 
[[1969]], [[30 gusht]], arratiset fshehtazi prej [[Shqipëri]]së në [[Greqi]], sepse nga Sigurimi i Shetit i ishte përgatitur dosja për arrestimin dhe burgosjen e tij.
 
[[1970]], shkon në SHBA, në Boston.
 
[[1970]]-[[1972]] punon në gazetën “Dielli” në Boston, në SHBA.
 
[[1972]] nga [[Bostoni]] dërgon për botim në Ndërmarrjen Botuese “Rilindja”, në Prishtinë, romanin “Ra Berati”.
 
[[1974]], në [[tetor]], në [[Çikago]] të SHBA themelon revistën “[[Krahu i shqiponjës]]”, botim i Lidhjes Çame.
 
[[1974]]-[[1986]] drejton, boton dhe redakton revistën “Krahu i shqiponjës”, ku botoi shumë artikuj publicistikë, poezi, tregime, romane, skeçe, vizatime, karikatura, foto artistike, etj.
Kjo revistë ishte tribunë e mendimit të lirë që trajtonte vazhdimisht temat e problematikat e çështjes çame, çështjes kombëtare shqiptare, temat rreth diktaturës në Shqipëri e, mbas vitit 1981, më dendur problemet lidhur me Kosovën.
Në faqet e revistës Bilali botonte, përveç krijimeve të tij letrare, edhe krijimtari letrare e përkthime të autorëve të tjerë shqiptarë e të huaj.
Ai arriti të nxirrte 39 numra të kësaj reviste, në dy gjuhë, ship e anglisht, deri sa vdiq në rrethana të panjohura në 14 tetor të vitit 1986
 
[[1975]] boton fragmente të romanit “Trotuare të kundërta” në revistën “Krahu i shqiponjës”.
 
[[1977]] boton fragmente të romanit “Hëna e kantjereve” në revistën “Krahu i shqiponjës”.
 
[[1978]] e plagosin disa njerëz të panjohur.
 
[[1981]] digjet redaksia e revistës “[[Krahu i shqiponjës]]” ku kishte dorëshkrimet e veprave letrare, studime, kërkime shkencore, përkthime, shënime politike, letra, piktura, fotografi, etj.
 
[[1986]] sëmuret dhe operohet prej tumorit.
 
[[1986]], [[14 tetor]], vdes në spital në Çikago në rrethana të panjohura.
 
[[1995]], [[3 maj]], Presidenti i Republikës e dekoroi me medaljen “Martir i demokracisë” (Dekreti 1089) me motivacionin "Për përkushtim si publicist e politikan disident në luftën kundër komunizmit e diktaturës, për aspiratat e tij thellësisht kombëtare e demokratike".
 
[[1995]], [[6 maj]], shkrimtari [[Shefki Hysa]], drejtues i OJQ [[Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri"]] ([[Komuniteti Kulturor i Çamërisë]], në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare inicoi dhe organizoi ceremonialin e rikthimit në Atdhe të eshtrave të poetit, prozatorit dhe publicistit të shquar disident Bilal Xhaferri që tanimë prehet në vendlindje, në [[Sarandë]].
 
Bilal Xhaferri ishte një shkrimtar i rrënjëve të etnisë në vitet gjashtëdhjetë, kur letërsia shqipe ose lavdëronte idetë e socializmit, ose fitoren në Luftën e Dytë, duke e thjeshtësuar këtë në absolutin ideologjik të përparimit. Në këtë aspekt, Xhaferri duket i vetmuar për kohën, duket i lidhur me letërsinë e paraluftës; po ky tashti të kaluarën nuk e shikon në stilin e himnizimit e të lavdit, si mbështetje për problemet aktuale, po pikërisht duke marrë një qëndrim kërkues e kritik për të kapur esencat krahas situatës kalimtare. Në këtë vështrim, kërkimi letrar i Bilal Xhaferrit në të shkuarën, në rrënjët etnike, nuk bëhet si shpalim dhe fascinim me të kaluarën, po pikërisht si kërkim për të bërë ndërkomunikime të kohëve.
([[Sabri Hamiti]]) në "Poeti i nemun: Bilal Xhaferri"
 
KAri i madh Pidhi i vogel PQika e madhe ,, etj
 
==Te tjera==