[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 19:
Mbiemri i tij vjen nga gjyshi i tij ''Nikolla Dibrani'' ardhacak nga krahina e Rekës (sot në [[Maqedoni]]) ku ishte pjesë i komunitetit ortodoks që lindi një emër tjetër në lëmin e poezisë, [[Josif Jovan Begeri]]. Ai u largua nga krahina në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe u zhvendos në Shkodër ku punoi si murator dhe më vonë u martua me Stake Milanin nga [[Kuçi]]. Para se të vdiste në 1876, u bë me dy djem. Gjergji (ose Gjoka) (1872-1924), i ati i Milloshit dhe Kristo<ref>Skender Luarasi, "Migjeni:Jeta.: Cetis:Tirana, 2002, pp7-8.</ref>.
 
Gjergji ishte një anëtar shumë i respektuar i komunitetit. Vlen për tu përmendur zgjedhja e tij si përfaqsues i Shkodrës në [[Kongresi i Beratit|Kongresin e Beratit]] më 1922 (ku u shpall [[Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë]] nga [[Fan Noli]]).<ref name="Mgj">Shiko faqja 12 nga [http://shqiptarortodoks.com/tekste/legjislacioni/statuti_1923.pdf Teksti mbi orthodokset shqiptar] nën emrin ''Gjiko Nokoliq''; 2) fq. 8-9. 3) fq. 3</ref> Gjergji u martua me Sofia Kokoshin (e ëma Migjenit) në 1900. Ajo vdiq në 1916 duke lënë gjashtë fëmij (dy djem e katër vajza). Si i shoqi, Sofia gëzonte nam të mirë në rrethet shoqërore. E edukuar në seminarin katolik të Shkodrës, të drejtuar nga murgesha italiane<ref name="Mgj"/>. Ndër gjashtë fëmijët, Milloshi dhe e motra më e vogël, Ollga, u shkolluan në shkollën fillore Serbe në Shkodër <ref name="Mgj"/>.
 
== Jeta e veprimtaria ==