[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 19:
 
Mësimet fillestare i kreu tek françeskanët, kurse në moshë 13 vjeçare hyri tek jezuitët në Kolegjin Papnor në Shkodër të cilat i përfundoi më sukses duke u bërë meshtar në vitin 1888.
Veprimtaria e tij, e cila filloi pas shugurimit për meshtar, ishte fetare shkencore, historike, letrare, publicistike dhe politike, e botuar brenda dhe jashtë Shqipërisë. Si shkrimtar filloi që në moshën 24 vjeçare, kohë kur shkrim leximi në gjuhën shqipe ishte rrepstësisht i ndaluar prej qeverisë turke. Nikaj është më i pari krijues i romanit shqip. Vepra e parë e tij, "Marcja: martirja e parë e krishtenimit në filles të vet". Më 1899, është një nga pjesë themeluesit të [[Shoqëria Bashkimi|shoqërisë "Bashkimi"]], të Abatit [[Prenk Doçi]]. Pas Luftës së Parë Botërore, pasi kishte dhënë një ndihmë të madhe në themelimin e shumë gazetave shqiptare, Nikaj iu kthye më fort shkrimeve dhe botoi libra shkollorë, libra fetarë për kishat, si dhe ndonjë prozë letrare. Ishte drejtues i dy shtypshkronjave. Bashkëpunoi shumë me revistën “Albanica” të [[Faik Konica|Faik Konicës]].<ref name="kk">[http://tribunashqiptare.albemigrant.com/PDF/kapinova/kapinova_jeta_katolike.pdf Tribuna shqiptare]</ref> Më 1921 u arrestua dhe bëri dyzetegjashtë ditë burg në Tiranë, për arsye që nuk dihen afërsisht që nga viti 1924 nuk shkroi më.
Për jetën personale në vitet e mëvonshme, deri në fundin e Luftës II Botërore dihet shumë pak. Në kuadrin e përndjekjeve ndaj klerit katolik në Shqipërinë e veriut në fund të Luftës së Dytë Botërore, dom Ndoc Nikaj u arrestua nga komunistët më 1946, në moshën tetëdhjetedyvjeçare, me akuzën absurde të planeve për përmbysjen e qeverisë me dhunë, dhe vdiq në burgun e Shkodrës pesë vjet më vonë, në janar 1951<ref>[http://gazeta-agon.com/mat.php?idm=825&l=a Del në dritë romani i parë shqip, "Marcja...", 1889], gazeta [[Agon (gazetë)|Agon]]</ref>
Ai shkroi më se 30 vepra të zhanrit të ndryshëm.
Rreshti 29:
* ''Marcja: martirja e parë e krishtenimit në filles të vet'' 1899
* ''Historia E Shcypniis'' 1902
* ''Dashunia e msheftë'' 1905
* ''Shkodra e rrethueme'' 1913
* ''Tivari i marrun'' 1915
* ''Bukurusha: Diftim historiak i vietve 1478-79'' 1918
* ''Fejesa ndjep: A se Ulqini i mârrun'' 1918
* ''Lulet në thes'' 1918
* ''Burbuqja'' 1920
* ''Lulja e veshkun'' 1920
* ''Për mik'' (dorëshkrim)
* ''Ç’pat thanë gjyshja'' (dsh)
* ''Han Islandi'' (dsh)
* ''Një testament'' (dsh)
* ''Te shpella e murosun'' (dsh)<ref name="kk" />
 
== Burimet ==