[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 19:
 
Mësimet fillestare i kreu tek françeskanët, kurse në moshë 13 vjeçare hyri tek jezuitët në Kolegjin Papnor në Shkodër të cilat i përfundoi më sukses duke u bërë meshtar në vitin 1888.
Veprimtaria e tij, e cila filloi pas shugurimit për meshtar, ishte fetare shkencore, historike, letrare, publicistike dhe politike, e botuar brenda dhe jashtë Shqipërisë. Si shkrimtar filloi që në moshën 24 vjeçare, kohë kur shkrim leximi në gjuhën shqipe ishte rrepstësisht i ndaluar prej qeverisë turke. Nikaj është1983 gjendet ifamullitar pari krijues[[Shkreli|Shkrel]] iku romanitformohet shqipdhe "Lidhja e Msheht"<ref>[http://www.zemrashqiptare.net/article/Historia/4665/ Rezistenca antikomuniste ne Malesine e Madhe]</ref> Vepra e parë e tij, "Marcja: martirja e parë e krishtenimit në filles të vet". Më 1899, është një nga pjesë themeluesit të [[Shoqëria Bashkimi|shoqërisë "Bashkimi"]], të Abatit [[Prenk Doçi]]. Pas Luftës së Parë Botërore, pasi kishte dhënë një ndihmë të madhe në themelimin e shumë gazetave shqiptare, Nikaj iu kthye më fort shkrimeve dhe botoi libra shkollorë, libra fetarë për kishat, si dhe ndonjë prozë letrare. Ishte drejtues i dy shtypshkronjave. Bashkëpunoi shumë me revistën “Albanica” të [[Faik Konica|Faik Konicës]].<ref name="kk">[http://tribunashqiptare.albemigrant.com/PDF/kapinova/kapinova_jeta_katolike.pdf Tribuna shqiptare]</ref> Më 1921 u arrestua dhe bëri dyzetegjashtë ditë burg në Tiranë, për arsye që nuk dihen afërsisht që nga viti 1924 nuk shkroi më.
Për jetën personale në vitet e mëvonshme, deri në fundin e Luftës II Botërore dihet shumë pak. Në kuadrin e përndjekjeve ndaj klerit katolik në Shqipërinë e veriut në fund të Luftës së Dytë Botërore, dom Ndoc Nikaj u arrestua nga komunistët më 1946, në moshën tetëdhjetedyvjeçare, me akuzën absurde të planeve për përmbysjen e qeverisë me dhunë, dhe vdiq në burgun e Shkodrës pesë vjet më vonë, në janar 1951<ref>[http://gazeta-agon.com/mat.php?idm=825&l=a Del në dritë romani i parë shqip, "Marcja...", 1889], gazeta [[Agon (gazetë)|Agon]]</ref>
Ai shkroi më se 30 vepra të zhanrit të ndryshëm.
 
Edhe më parë, Dom Ndoc Nika njihej si romancieri më i hershëm shqiptar por ai u hodh poshtë nga historia komuniste e Letërsisë Shqipe. Ndoc Nikaj, i njohur edhe si Nagdo Monici, pseudonim ky që e përdor edhe në gazetën “Albania” të Faik Konicës, njihet edhe për romanin historik “Shkodra e rrethueme”, botuar më 1913. Ndoc Nikaj ka lënë shtatë romane të pabotuara.<ref name="fl" />
Ndoc Nikaj është pararendës i prozës në gjuhën shqipe, përaktësisht pararendës i Mihal Gramenos, i Milto S. Gurrës, i prozës se [[Foqion Postoli]]t, [[Filip Papajani]]t, [[Midhat Frashëri]]t, [[Ernest Koliqi]]t e të tjerëve që do të pasojnë. Është historia e martirizimit të Marcies, e cila kallet e gjallë në dhe, sepse nuk pranon të mohojë Krishtin. Vepra është një rrëfim ndërmjet agjiografisë e romanit, me gjatësinë e një novele, që lexohet me endje edhe sot, nëse mund të gjendet ende në skajin e ndonjë biblioteke tejet të vjetër shkodrane. Titulli në origjinalin e veprës është: "Marzia e ksctenimi n'filles t'vet". Në kohën kur Dom Ndoci, prozatori që u la letrave shqipe një numër të madh veprash të të gjitha natyrave, që nga librat shkollorë, artistikë e deri te historia, është fyer në mënyrë të pabesueshme, burgosur, mohuar e harruar.