Armët e Skënderbeut: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 18:
 
Kjo shpatë e drejtë, që gjendet në Muzeun e Ambrasit sëbashku me helmetën, ka dy cepa dhe është e larë në ar. Është 85.5 centimetra e gjatë, 5.7 cm e gjerë dhe peshon 1.3 [[kilogram]]ë. Milli ishte prej lëkure. Sipas [[Faik Konicës|Faik Konica]], që e kishte parë shpatën në fillim të shekullit të 20-të, kishte akoma njolla gjaku në shpatë.
 
Nga ana tjetër, shpata e lakuar, bashkë me dorezën, është 121 cm e gjatë dhe peshon 3.2 kg. Kjo shpatë është e ndikuar prej stilit otoman të kohës dhe siç ka thënë edhe Dhimitër Frengu pesë shekuj më parë është prej çeliku të Damaskut me shumë zbukurime e stolisje. Ka një nëshkrim në turqisht që sipas Faik Konicës është i pasaktë. Nënshkrimi thotë: (Libehadur Allah Iskander beg – Kampion i Zotit, Skënderbe). Megjithatë, sipas Faik Konicës, vetëm tehu u përket shpatës fillestare të mbajtur nga Skënderbeu. Doreza, e larë në argjend dhe milli e kadifejtë i përkasin një kohë më të vonë. Të dy shpatat janë riprodhuar në Vienë, për tu paraqitur në Tiranë.
 
==Referencat==