[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
'''Helena Rojo''' lindur ''Maria Elena Enriquez Ruiz'' ([[18 gusht]], [[1944]]), në [[Mexico City]] është një aktore e famshme [[teatri]] e [[televizioni]] në [[Meksika|Meksikë]].
==Biografia==
Helena Rojo e filloi karrierën e saj si modele në fillimet e viteve [[Vitet 1960|'60]]. Në fund të dekadës ajo filloi të studionte dramë me regjizorët e famshëm ''Carlos Ancira'' dhe ''Jose Luiz Ibanez''duke bërë debutimin e saj të parë në 1968 në filmin El Club de los Suicidas.Po në të njëjtin vit, Helena u shfaq në filmin e saj të dytë, Los amigos. Ajo vazhdoi të punonte si modele dhe shfaqej në role të vogla filmash në fund të viteve '60 dhe në fillim të viteve '70.
 
Në 1969, ajo nënshkroi një kontratë ekskluzive me Productora Cinematográfica Marte. Më vonë, Helena e zhvilloi karrierën e saj të aktrimit në teatër dhe televizion. Në 1974,roli i saj i parë televiziv ishte roli kryesor në telenovelën Extraño en su pueblo. Ka qenë e martuar me aktorin Juan Ferrara për shumë vjet. Aktualisht, është e martuar me Benjamín Fernández, i cili nuk është nga industria e argëtimit. Helena është mamaja e tre fëmijëve: Leo, Patricia dhe Elena, të gjithë nga martesa e dytë.
 
Ajo ka punuar me talente internacionale si regjizori gjerman Werner Herzog dhe aktorin Klaus Kinski me një rol në filmin Aguirre, the Wrath of God (1972). Ajo gjithashtu është shfaqur në filmin Fox Trot (1976).
 
Në 2006, Helena u shfaq në versionin e ri të Mundo de Fieras si Miriam Rivas del Castillo, rol për të cilin fitoi cmimin Mejor Primera actriz të revistës TVy Novelas.
 
Në vitin 2007, ajo u ftua të festonte 50-vjetorin e telenovelave për Amor sin maquillaje.
 
==Filma==