Ndryshimi mes inspektimeve të "Bashkimi Evropian"

'''Bashkimi Evropian''' ''([[shkurtesa]] [[Gjuha Shqipe|shqip]]: BE, zyrtarisht : EU)'' është një bashkësi e disa shteteve [[Evropa|Evropiane]] e themeluar me qëllim të lirisë së qarkullimit të mallrave. Në fillim të themelimit përbëhej nga një numër i vogël shtetesh. Me rënien e [[Bashkimi Sovjetik|Bashkimit Sovjetik]], u bë paraqitja e kërkesave për anëtarësim nga shtete ish-[[Komunizmi|komuniste]]. Edhe pse si organizatë gjithë-Evropiane është Këshilli i Sigurimit të Evropës, nga shumë vende të botës edhe BE njihet si organizatë gjithë Evropiane.
 
==Historia==
Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga Ministri i Jashtëm
Francez, Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9 majit të vitit1950, në të cilën ai
parashtroi idenë e përpunuar më parë me Jean Monnet për bashkimin e industrive
evropiane të qymyrit dhe çelikut. Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për
ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe vitale”, pa të cilën paqja në botë do të ishte
e pamundur. Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit
Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut më 18 prill të vitit1951.
Në nënshkrimin e traktatit merrnin pjesëG jermania,Franca,Belgjika,Italia,Holanda
dheLuks emburgu. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me
Traktatet e Romës, të 25 marsit të vitit1957, të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik
Evropiandhe Komunitetin Evropian të Energjisë Atomike (EUROATOM). Këto
 
komunitete filluan nga puna me hyrjen në fuqi të traktateve më 1 janar të vitit1958. Krijimi i Bashkimit Evropian me Traktatin e Mastrihtit shënoi një hap te mëtejshëm në rrugën e bashkimit politik të Evropës. Megjithëse ky traktat u nënshkrua më7
shkurt të vitit 1992, një numër pengesash gjatë procesit të ratifikimit (miratimi nga
 
qytetarët eD animarkës vetëm pas një referendumi të dytë ; procesi gjyqësor në
Gjermani për deklarimin antikushtetues të miratimit) bënë që Traktati të mos hynte në
fuqi deri më 1 nëntor të vitit1993. Traktati i Mastrihtit i referohet vetvetes si “një fazë
e re në procesin e krijimit te bashkimit akoma më të ngushtë ndërmjet popujve të
Evropës”. Krahas një numri ndryshimesh për Traktatet e Komunitetit Evropian dhe
Euroatomit, ai përmban edhe instrumentin për krijimin e Bashkimit Evropian - procesi
për krijimin e së cilit ende konsiderohej si i papërfunduar. Traktati përbën hapin e
parë në rrugën drejt krijimit të një sistemi kushtetues Evropian, në të cilin do të
përfshihen edhe vetë komunitetet.
 
Bashkimi Evropian mori një zhvillim të mëtejshëm me Traktatin e Amsterdamit i cili
u nënshkrua me 1 tetor të vitit1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj të vitit1999 pas
ratifikimit nga të gjitha shtetet anëtare. Traktati i Amsterdamit ka modifikuar
përmbajtjen e Traktatit të Mastrihtit në pesë fusha kryesore :
 
*liria, siguria dhe drejtësia,
 
*qytetaria e Bashkimit,
 
*politika e jashtme,
 
*institucionet e BE-së
 
Gjate samitit të Nicës më 7-11 dhjetor2000, kryetarët e shteteve dhe të qeverive si
dhe ministrat e jashtëm të shteteve anëtare, pas një maratone të gjatë bisedimesh, ranë
dakord për miratimin e një kushtetute për Bashkimin Evropian. Traktati i Nicës
përmban dispozita mbi ndarjen e pushteteve dhe procedurat vendimmarrëse të BE-së.
Traktati u miratua në mënyrë përfundimtare nga qeveritë e shteteve anëtare më26
shkurt të vitit 2001, datë kur u nënshkrua nga ministrat e jashtëm. Pas kësaj, hyri në
fuqi më 1 shkurt 2003, pas ratifikimit nga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare
 
== Struktura ==