[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 115:
periudha e formimit të plotë të bashkësisë së madhe ilire dhe të grupeve të veçanta
etnokulturore, ashtu siç përmenden tek autorët më të hershëm antikë.
 
==Trualli historik i ilirëve==
 
Sipas burimeve historike, nocioni ilir - Iliri, ka pasur gjatë historisë së vet një kuptim
disi të ndryshëm gjeografiko-historik.
Me emrin ilir në fillim njiheshin vetëm krahinat jugore të ilirëve. Këtu banonin sipas
burimeve më të vona letrare edhe ilirët e mirëfilltë, siç i quan ata historiani romak,
Plini Plak. Ky emër u shtri gradualisht prej grekëve edhe në vise të tjera të njohura
më vonë prej tyre, popullsitë e të cilave, pavarësisht nga veçoritë e zhvillimit të tyre
lokal, paraqitnin elemente të një trungu të përbashkët etno-kulturor.
Në kohën e historianit grek Herodotit (shek. V p.e.sonë), emri ilir shtrihej mbi një
territor mjaft të gjerë, i cili arrinte në lindje deri tek rrjedhja e lumit Moravë. Një
shekull më vonë, sipas Pseudo-Skylaksit, ky emërtim do të përfshinte territore
akoma më të gjera në veriperëndim të Ballkanit. Sipas tij ilirët shtriheshin përgjatë
Adriatikut duke filluar që nga liburnët në veri e deri tek kufijtë e Kaonisë në jug.
Përhapjen më të madhe dhe përfundimtare të emrit dhe të territorit ilir, na e jep
Apiani i Aleksandrisë, i cili duke përmbledhur gjithë sa ishte thënë përpara tij mbi
topografinë e ilirëve, shkruante: “grekërit quanin ilirë ata që banonin mbi
Maqedoninë dhe Trakinë, që nga kaonët dhe thesprotët deri tek lumi Istër. Dhe kjo
është gjatësia e vendit, ndërsa gjerësia prej maqedonëve dhe thrakëve malorë tek
paionët deri në Jon dhe në rrëzë të Alpeve”.
Nga studimet më të reja të mbështetura jo vetëm në burimet e shkruara historike,
por edhe në të dhënat arkeologjike si dhe në ato gjuhësore, rezulton se trualli
historik i ilirëve përfshinte tërë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, që nga
rrjedhja e lumenjve Moravë e Vardar në lindje, e deri në brigjet e Adriatikut e detit
Jon në perëndim, që nga lumi Savë në veri, e deri tek gjiri i Ambrakisë në jug, pra
deri në kufijtë e Helladës së vjetër.
Burimet historike dhe ato arkeologjike e gjuhësore dëshmojnë për praninë e ilirëve
edhe jashtë trevës historike të tyre. Grupe të tëra ilirësh, midis tyre dhe mesapët
dhe japigët u vendosën në Itali gjatë bregut të Adriatikut dhe në krahinat jugore të
saj.
Në Azi të Vogël u shpërngulën grupe popullsish dardane, paione, të cilat do të
përmenden edhe në eposin homerik si pjesëmarrës, përkrah trojanëve në luftën e
tyre kundër grekëve. Prania e elementit etnik ilir është vërtetuar arkeologjikisht nga
burimet e shkruara edhe në rajonet veriore të Maqedonisë e të Greqisë, si në
Akarnani e në Etoli. Të gjitha këto lëvizje grupesh etnike ilire përtej trevës historike
të tyre ndodhën, siç mund të provohet dhe arkeologjikisht, kryesisht gjatë dyndjes
së madhe panono-ballkanike, e cila siç dihet fillon të vërshojë në drejtim të jugut që
në fund të shek. XIII-XII p.e.sonë. Meqenëse fatet e tyre historike, në trojet e reja
ku ato u vendosën, janë thuajse krejt të ndara nga bota e mirëfilltë ilire-ballkanike,
këto grupe të emigruara nuk do të përfshihen në shqyrtimin e mëtejshëm të historisë
ilire.
 
==Topografia e fiseve më të rëndësishme ilire==
Në shekujt e parë të mijëvjeçarit të fundit para erës sonë ishin formuar tanimë
bashkësitë fisnore ilire dhe në përgjithësi ata kishin zënë vend në trojet e tyre
historike. Ndër fiset më të hershme ilire që luajtën dhe një rol ku më shumë e ku më
pak të rëndësishëm në ngjarjet historike të mëvonshme, për t’u përmendur janë:
thesprotët, të cilët zinin ultësirën bregdetare që nga gjiri i Ambrakisë e deri tek lumi i
Thiamit (Kalama), në veri të tyre vinin kaonët, vendbanimet e të cilëve arrinin deri
tek malet e Llogarasë dhe gryka e lumit Drinos. Molosët banonin në pllajën pjellore
të Janinës. Gjatë luginës së Vjosës në të majtë banonin amantët, ndërsa në të
djathtë bylinët, kurse në rrjedhjen e sipërme të Vjosës banonin parauejtë. Në lindje
të bylinëve shtrihej territori i atintanëve. Taulantët shtriheshin në zonën bregdetare
nga Vjosa e deri tek lumi i Matit dhe në veri të tij, përgjatë brigjeve të Adriatikut të
Mesëm, fisi i ardianëve. Në viset e Ballkanit Qendror dy ishin fiset më të mëdha dhe
më të rëndësishme ilire: paionët në luginën e mesme të Vardarit, dhe dardanët që
banonin në rrafshin e Kosovës, të cilët shtriheshin në veri në tokat midis degëve
jugore e perëndimore të Moravës deri aty ku këto bashkohen për të formuar
Moravën e Madhe.
Midis fiseve të hershme të Ballkanit Veriperëndimor ndër më të fuqishmit ishin
liburnët, të cilët banonin në bregdet dhe në ishujt deri tek lumi Krka, në jug të tyre
vinin dalmatët, kurse në viset e Bosnjës së brendshme, autariatët.
Përveç këtyre fiseve, në territorin e gjerë të Ilirisë do të shfaqen më vonë, në
rrethana krejt të reja historike e politike, edhe një numër i madh bashkësish të tjera
ilire, midis të cilave edhe bashkësi të tilla që do të kenë një peshë të madhe në
zhvillimin e ngjarjeve politike të shtetit ilir, si enkelejtë, dasaretët etj.
Përhapja e fiseve më të rëndësishme e të hershme ilire dëshmohet në burimet e
autorëve antikë, të cilat në mjaft raste janë, megjithatë, të fragmentuara, madje dhe
kontradiktore. Rrjedhimisht në përcaktimin e topografisë së fiseve ilire ka edhe raste
të diskutueshme.
 
 
 
 
==Fiset ilire==