Dallime mes rishikimeve të "Preng Doçi"

5 bytes added ,  11 vjet më parë
No edit summary
U lind në Bulgër, kreu studimet fillore në Kallmet, shkollën e mesme e kreu në Shkodër pranë Kolegjit Papnor, kurse studimet teologjike në Romë prej nga u kthye në vitin 1871 dhe u caktue meshtar në Korthpulë të Pukës<ref name="dg">[http://www.zemrashqiptare.net/article/Personalitete/18735/?highlight=daniel+g%C3%A0zulli&match Prengë Doçi - Kompleksiviteti i një figure ndryshe], nga [[Daniel Gazulli]]</ref>. Në Itali u njoh personalisht me rilindësin [[Arbëreshët|arbëreshin]] [[Dhimitër Kamarda|Dhimitër Kameardën]] dhe me rilindës tjerë. Përjeton pezmin e asaj periudhe n'qarqet nacionaliste italiane. Dhe duket se tek mendësia e tij lind ideali i krijimit të një nocioni kombëtar mbi atë fisnor apo krahinor. Mendohet se i kishte të njohur, që asokohe, dhe ua njihte shkrimet poetike Zarishit, [[Zef Jubani|Jubanit]], [[Ndue Bytyçi|Bytyçit]] e [[Leonardo De Martino|Martinos]]. E njihte mirë edhe literaturen fetare në gjuhën shqipe të pararilindjes shqiptare. Më 1872 ai caktohet sekretar i Abatit të Mirditës Gasper Krasniqi.<ref name="dg" />
Luajti rol të rëndësishëm edhe në përhapjen dhe në gjerësinë e ''Kryengritjes së Mirditës'', më 1876. Madje u përpoq ta zgjeronte atë edhe në viset tjera ashtu që të plotësonte dhe begatonte programin e ngushtë të kryengritjets për autonomi të Mirditës me kërkesa për çlirimin e Shqipërisë. Për këtë qëllim më 1877, e lidhi për vete kapetanin e Mirditës, [[Prênk Bibë Doda|Prenk Bibë Dodën]] (që e gjeti 14 vjeçar n'Abacinë e Mirditës; e e edukoj<ref name="dg" />), dhe u lidh me krerë e udhëheqës të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Kosovë, Dibër, Lurë, Malësi të Madhe, Shalë e Shosh. Këso kohe, në emër të kryengritësve shqiptar ra në kontakt edhe me Knjaz Nikollën e Malit të Zi, për luftë të përbashkët antiturke shqiptaro-malazeze. E vuri në ballë të kryengritjes P. B. Dodën, i cili ishte shumë i ri, morri arratinë dhe vetë i udhëhoqi betejat më vendimtare<ref>N. N. D., Shoqnija "Bashkimi". Histori e veprim, ''Hylli i Dritës'', Vj. XV, Nr. 12, 1938, 684; ''M. E. Durham, Njëzet vjet ngatërresa ballkanike'', 105; ''Historia e popullit shqiptar II'', 112-113.</ref>.
Në atë periudhë (vitet 70 të shek. XIX) në Mirditë gjendja ishte edhe ma e randueme për dy arësye: Kapedani trashigimtar, Prengë Bibë Doda, ishte shumë i ri; një kahje parie mirditorësh, në atë kohë në sherbime të randësishme në ushtrinë turke, u përpoq të merrte Derën e Kapedanit tue eliminue kështu Gjomarkajt, dhe këte u përpoq ta bante ushtarakisht, me ndërhymjen drejtpërdrejt të Turqisë. Prandaj edhe raprezaljet turke të viteve 1876/1877 duhen pa me këtë sy, si një luftë për pushtet në dam të madh të çashtjes kombëtare në përgjithësi. Ai predikoj me forcë e konkretisht, në mes krenëve e në popull, shuemjen e kësaj ndasije të natyrës fisnore me konturime mesjetare e kapërcimin në një fazë mbikrahinore e aty edhe mbarëkombëtare. Ai bani gjithçka të afronte Mirditën e Pukën me Dukagjin e Malësi të Madhe në përgjithësi, po edhe Fan e Lurë me trevat fqinje, tue përdorë të gjitha mjetet, deri krushqit (martesat) në mes banorëve të maleve. Ky konceptim asht aq i vetëdijshëm, aq largpamës, sa asnjë tjetër në atë kohë nuk kishte arrijtë në një koncentrim të tillë. Asht shumë domethanëse kërkesa e tij drejtue Vatikanit që të çelte një mision në Epirin e Sipërm ([[Çamëria|Çamëri]]) ku nuk kishte asnjë katolik, apo edhe në trevat tjera të Epirit ku ishin të gjithë ortodoksë, pse, i drejtohet Vatikanit, muhamedanët janë gati ta lëshojnë besimin e tyne për hir të çashtjes kombëtare, se ortodoksët shqiptarë, të vetvdijshëm për qellimet e liga të Athinës, janë të gatshëm ta lëshojnë besimin ortodoks për hir të çashtjes kombëtare, pse e dinë të gjithë se ma parë kanë qenë katolikë. Nuk duem të predikojmë këtu nëse duhej të lëshonin apo jo muhamedanët apo ortodoksët besimin e tyne, por të evidentojmë konceptimin e jashtëzakoshëm të Doçit: '''Atdheu do t’i drejtonte shqiptarët kah besimi, jo e kundërta'''.<ref name="dg" />
Kur rezistenca u thye dhe ai u detyrue të merrte malet, Ipeshkvi i Lezhës Françesko Malçinski, austriak me origjinë ukrahinase, e pezulloi nga funksionet fetare. I veshur me tesha prifti, së bashku me disa burra të lidhur me besë, qëndroi në arrati, mirëpo pas një lufte deri në fishekun e fundit në Vuthaj të Gucisë u zu rob dhe u dërgua në burgun e Stambollit. Atje, rroba e priftit që kishte në trup ia mundësoi kontaktin e parë me Patriarkun Stefan Azarjan, i cili ishte mik i Sulltanit (e në këtë rast e tradhëtoi), dhe me ndihmën e tij, duke i dhënë emrin ''Pére Achile'', u lirua nga burgu me kusht të mos kthehej në [[Shqipëria (kthjellim)|Shqipëri]], Së pari shkoi në Romë, më vonë arriti të vinte të shkonte deri në Tivar ku takoi t'ëmën e të motrën për pak muaj<ref name="dg" />. Ai shërben në Newfoundland, Wayne, Pennsylvania, e ma vonë edhe në Brunswick, në Kanada. Përvoja amerikane do të lajë gjurmë të thella në formimin e matejshëm të Imzot Doçit: atje ai pat rastin të njihte shtetin e së drejtës në kuptimin ma demokratik për kohën, sidhe rolin e kulturës në ndërgjegjësimin e një populli drejt lëvizjeve për liri. Pas dhjetë viteve u kthye në Romë, sekretar në disa [[Kongregatë|kongregacione]]. Vatikani, si dështuen përsëri përpjekjet për t’i nxjerrë faljen në Stamboll e të kthehej në Atdhe, e dërgon sekretar të Delegatit Apostolik në Bombei të Indisë të Kardinalit të ardhëshëm, Antonio Agliardi. Delegati Apostolik u befasue prej figurës erudite të prifit shqiptar e sidomos u prek prej dëshirës së tij të zjarrtë që të kthehej me çdo kusht në Atdhe. Ishte kjo lidhje shumë e fortë në mes prelati të naltë dhe Doçit, që e bani Agliardin të ndërhynte sërishmi pranë Patriarkanës në Stamboll, tek Patriarku Azarian, e të nxirte faljen për Doçin e lejen që të kthehej në Atdhe.
Në vitin 1888, me 6 nëntor, me ndihmen e ''Azarjatit'' dhe ''Agliardit'', mori lejen e Sulltanit të vinte në Shqipëri ''abat nulius në Mirditë''<ref> [''Imzot Abat Prenk Dochi, Leka'', 73-75; N. N. D., Shoqnia "Bashkimi", 684-686. ] - e dhënë e nxjerrur nga: Muhamet Pirraku <tt>KULTURA KOMBËTARE SHQIPTARE DERI NË LIDHJEN E PRIZRENIT, Prishtinë 1989, Fq. 433</tt></ref> Abati, që ishte ba si sinonim e emnit të tij, aq sa sot e kësaj dite kur thuhet Abati nënkuptohet Imzot Prengë Doçi, kishte kuptue se tashma lufta kundër turkut nuk mund të bahej vetëm me armë: ai solli një mendësi të re në të gjithë klerin që, vërtetë nuk kishte ndejë kot, sidomos nga gjysma e shkelllit XIX e mbrapa, po tashti ai e shkundi mirë ate e fjala nuk ishte vetëm për meshtarët e Abacisë, po të mbarë vendit. Shumë nga ata që ma vonë do të baheshin figura të shqueme në lamin e dijes, e jo vetëm të dijes, prej Dom Ndoc Nikajt, At Gjergj Fishtës, At [[Shtjefen Gjeçovi]]t, Dom [[Ndre Mjeda|Ndré Mjedës]], shtysën e parë ia patën borxh Abatit. Ai dijti ma së pari t’i bante për vete e sidomos t’ i organizonte në shoqni kulturore që u banë shtyllë e veprimtarisë atdhetare e kulturore të kombit tonë në fillim të shek. XX.
7.597

edits