Akademia e Shkencave e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 14:
 
Në vitin e parë të formimit të këtij Instituti u mblodh për herë të parë Kuvendi I i Studimeve Shqiptare, me arritjet shkencore të studiuesve, të intelektualëve në fushat e shkencave shoqërore. Vendin e parë dhe më të rëndësishëm e zuri arkeologjia shqiptare me rezultatet e gërmimeve të reja në Butrint, fillimet e gërmimeve në Golem (Shkodër), Koman, në rrugën "Egnatia", studimin e 4 kishave të Butrintit për periudhëm bizantine dhe kërkimet rreth kështjellave venedikase.
Pasiguria politike dhe sidomos mungesa e një legjislacioni për mbrojtjen e pasurisë kombëtare arkeologjike rrezikonte veçmas thesarin numizmatik, shqiptar, i cili kishte mundësi të grabitej mjaft lehtë. At Zef Valentini u përpoq ta shpëtonbteshpëtonte këtë thesar të paçmuar që po ikte nga Shqipëria. Por jo vetëm ky thesar. Dhimitër Berati shpalli alarmin se ikona të çmueshme shqiptare po zhdukeshin jashtë vendit, duke lënë pas një vend të zbrazët në historikun e ikonografisë shqiptare dhe si rrjedhojë e kësaj shteti duhej të merrte masa të forta për të ndalur këtë rrjedhje të traditave kulturore shqiptare.
 
Megjithë punën e lavdërueshme të studiuesve shqiptarë, përpara tyre qëndronte vështirësia e madhe, si për çdo studiues, mungesa e burimeve dokumentare. Deri në vitin 1940 në fushën e burimeve arkivore gjithçka ishte dokumentim i periudhës së Mesjetës. Për këtë periudhë historike ishin të pasura arkivat e huaja, si ato të Vatikanit, Napolit, Stambollit, Raguzës, Vjenës etj. Për këtë problem Kuvendi mori përsipër detyrën e mbledhjes së dokumenteve, si dhe botimin e një bibliografie<ref>AQSH, F. 200, V. 1940, D. 11.</ref>.