Akademia e Shkencave e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 35:
Instituti i Studimeve, krahas punës studimore, mori përsipër dhe ndërtimin e një Muzeu Shqiptar të Shkencave Natyrore, i cili do të përmblidhte një koleksion zoologjik, një erbarium të florës shqiptare, si dhe një koleksion të mineraleve dhe fosileve që ishin zbuluarderi ato vite. Ky muze u ndërtua dhe u drejtua nën kujdesin e prof. Sabiha Kasimati. Më 1944 Instituti i Studimeve Shqiptare, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës Popullore, Ministrinë e Arsimit dhe atelienë fotografike "Marubi" arritën krijimin e një arkivi fotografik dhe hartografik shqiptar, pronë e këtij Instituti dhe u përpoqën për pasurimin e tij.
 
Në korrik 1944 Instituti, krahas riorganizimit të tij, pranoi në gjirin e vet shumë intelektualë të kohës, si Fan Noli, Myt'hat Frashëri, Ali Asllani, Kristo Floqi, Krist Maloki, Dom [[Ndoc Nikaj]], At Pashko[[Pashk Bardhi]], Hasan Dosti, Hamdi Sulçebe, Hamit Kokalari, Spiro Konda, Vasfi Samimi, Odise Paskali, Rexhep Krasniqi, Vedat Kokona, Arshi Pipa, Dede Gostani, Gasper Shoshi, Gjelosh Luli, Gjush Sheldia, Llukë Karafili etj.
Në fund të vitit 1944, Instituti i Studimeve Shqiptare ndërpret veprimtarinë e
tij. Në vitin 1946 me vendim të Qeverisë Shqiptare krijohet Instituti i Shkencave me një strukturë të përafërt me atë të Institutit të Studimeve Shqiptare në gjirin e të cilit punonin një pjesë e mirë e ish-anëtarëve të atij Instituti.