[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 6:
| ditëlindja = [[15 qershor]] [[1865]]
| vendlindja = [[Shkodra|Shkodër]]
| ditëvdekja = [[16 Janar]][[1951]]
| vendvdekja =
| pseudonimi = Nagdo Monici<ref name="fl">[http://floart-press.blogspot.com/search?q=Ndoc+Nikaj&updated-max=2009-07-11T15:37:00%2B02:00&max-results=20 Ndoc Nikaj, Balzaku shqiptar]</ref>
Rreshti 18:
== Jetëshkrimi ==
 
Babai i tij, Gjok Jak Nikaj, mirrej me ngjyrosje penjsh e shajake malësorësh. Kishte marrë pjesë në luftën ruso-turke bashkë me disa shokë të tij, në përkrahje të turqve, në Sebastopol krahas me ushtarët francezë, në vitin 1877.
Mësimet fillestare i kreu tek françeskanët, kurse në moshë 13 vjeçare hyri tek jezuitët në Kolegjin Papnor në Shkodër të cilat i përfundoi më sukses duke u bërë meshtar në vitin 1888.
Veprimtaria e tij, e cila filloi pas shugurimit për meshtar, ishte fetare shkencore, historike, letrare, publicistike dhe politike, e botuar brenda dhe jashtë Shqipërisë. Si shkrimtar filloi që në moshën 24 vjeçare, kohë kur shkrim leximi në gjuhën shqipe ishte rrepstësisht i ndaluar prej qeverisë turke. 1983 gjendet famullitar në [[Shkrel]] ku formohet dhe "Lidhja e Msheht"<ref>[http://www.zemrashqiptare.net/article/Historia/4665/ Rezistenca antikomuniste ne Malesine e Madhe]</ref> e cila hapi udhën për [[Kryengritja Malësore e vitit 1911|kryengritjen]] që filloi më 25 mars 1910<ref name="ds">[http://mjeksia-grup.yforum.biz/letersia-shqipetare-f46/histori-e-letersise-shqiptare-t1902-45.htm Histori e letërsisë]</ref>. ''Lidhja e mshehtë'' kishte për qëllim përhapjen e idesë kombëtare dhe ndezjen e shkëndisë për pavarsinë e Shqipnisë. Në bazë të programit t'asaj lidhjeje, Dom Ndoc Nikaj u aktivizue në veprimtarinë liridashëse të bashkëpunimit me çetat kryengritëse, që vepronin kundër turqve<ref name="ss">"Shkodra dhe motet", nga [[Hamdi Bushati]], f. 584-585</ref>. Vepra e parë e tij, "Marcja: martirja e parë e krishtenimit në filles të vet". Më 1899, është një nga pjesë themeluesit të [[Shoqëria Bashkimi|shoqërisë "Bashkimi"]], të Abatit [[Prenk Doçi]]. Vetë si botues, Nikaj e nisi karierën duke themeluar më 1 janar 1910 gazetën e përjavshme ''Koha'', ndër të parat gazeta politike në Shqipëni<ref name="ss" />. Në numrin e dytë ai ia ndryshoi emrin në ''Bashkimi'', me siguri për të theksuar afërinë me shoqërinë letrare me të njejtin emër. Kjo gazetë me katër faqe në shqip botonte artikuj për politikën, çështjet shoqërore, kulturën, letërsinë dhe ekonominë, dhe vazhdoi kështu deri afër vitit 1912. Në pranverën e vitit 1913 Ndoc Nikaj themeloi një gazetë tjetër, ''Besa Shqyptare'', që dilte dy deri katër herë në javë gjer më 1921. Aty botohej edhe ndonjë artikull gjermanisht e italisht. Pas një periudhe të shkurtër, nga 29 korriku 1915 po kjo gazetë pati emrin ''Zani i Shkodërs''. Përveç punës për nxjerrje gazetash, Ndoc Nikaj kishte edhe firmën e vet të vogël botuese ''Shtypshkroja Nikaj''<ref>Për një pasqyrë mbi veprimtarinë e kësaj shtypshkronje, kr. revista Leka, Shkodër, IX, 8-12 (1937), f. 680-684.</ref>, të themeluar më 1909, ku u botuan shumë nga veprat e tij dhe të të tjerëve. Këtu ai shtypi libra këndimi në gjuhën shqipe, revista periodike si Hylli i Dritës dhe dhjetëra vepra të tjera. Ndonëse firma botuese nuk i dilte me fitim financiar, biznesmeni Nikaj dinte si të kompensonte humbjen me fitime në fusha të tjera më të leverdisshme si ato të tregtisë së lëndës së drurit apo të armëve. <ref name="ds" /> Pas Luftës së Parë Botërore, pasi kishte dhënë një ndihmë të madhe në themelimin e shumë gazetave shqiptare, Nikaj iu kthye më fort shkrimeve dhe botoi libra shkollorë, libra fetarë për kishat, si dhe ndonjë prozë letrare. Ishte drejtues i dy shtypshkronjave. Bashkëpunoi shumë me revistën “''Albania''” të [[Faik Konica|Faik Konicës]].<ref name="kk">[http://tribunashqiptare.albemigrant.com/PDF/kapinova/kapinova_jeta_katolike.pdf Tribuna shqiptare]</ref> Më 1921 u arrestua dhe bëri dyzetegjashtë ditë burg në Tiranë, për arsye që nuk dihen afërsisht që nga viti 1924 nuk shkroi më. Mbas shpalljes së Pavarësisë dhe të vendosjes së qeverisë shqiptare, Dom Ndoci nuk desh të mirrej me veprimtari politike, prandaj qortonte gjithë klerikët që mirreshin me atë punë<ref name="ss" />.
Për jetën personale në vitet e mëvonshme, deri në fundin e Luftës II Botërore dihet shumë pak. Në kuadrin e përndjekjeve ndaj klerit katolik në Shqipërinë e veriut në fund të Luftës së Dytë Botërore, dom Ndoc Nikaj u arrestua nga komunistët më 1946, në moshën tetëdhjetedyvjeçare, me akuzën absurde të planeve për përmbysjen e qeverisë me dhunë, dhe vdiq në burgun e Shkodrës pesë vjet më vonë, në janar 1951<ref>[http://gazeta-agon.com/mat.php?idm=825&l=a Del në dritë romani i parë shqip, "Marcja...", 1889], gazeta [[Agon (gazetë)|Agon]]</ref>
Ai shkroi më se 30 vepra të zhanrit të ndryshëm.
 
Ai shkroi, përveç gazetës, më se 30 vepra të zhanrit të ndryshëm, e ndër to botoi 28 copë vëllime origjinale e më përmbajtje të larmishme<ref name="ss" />.
Dom Ndoc Nika njihej si romancieri më i hershëm shqiptar por ai u hodh poshtë nga historia komuniste e Letërsisë Shqipe. Ndoc Nikaj, i njohur edhe si Nagdo Monici, pseudonim ky që e përdor edhe në gazetën “Albania” të Faik Konicës, njihet edhe për romanin historik “Shkodra e rrethueme”, botuar më 1913. Ndoc Nikaj ka lënë shtatë romane të pabotuara.<ref name="fl" />
Ndoc Nikaj është pararendës i prozës në gjuhën shqipe, përaktësisht pararendës i Mihal Gramenos, i Milto S. Gurrës, i prozës se [[Foqion Postoli]]t, [[Filip Papajani]]t, [[Midhat Frashëri]]t, [[Ernest Koliqi]]t e të tjerëve që do të pasojnë. Është historia e martirizimit të Marcies, e cila kallet e gjallë në dhe, sepse nuk pranon të mohojë Krishtin. Vepra është një rrëfim ndërmjet agjiografisë e romanit, me gjatësinë e një novele, që lexohet me endje edhe sot, nëse mund të gjendet ende në skajin e ndonjë biblioteke tejet të vjetër shkodrane. Titulli në origjinalin e veprës është: "Marzia e ksctenimi n'filles t'vet". Në kohën kur Dom Ndoci, prozatori që u la letrave shqipe një numër të madh veprash të të gjitha natyrave, që nga librat shkollorë, artistikë e deri te historia, është fyer në mënyrë të pabesueshme, burgosur, mohuar e harruar.