[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Faqe e re: Pas Ejubit a.s, Zoti dërgoi një profet tjetër, për të cilin shumica e historianëve mendojnë se ishte djali i Ejubit a.s. Thotë Zoti në Kuranin fisnik:"(Kujto) Ismailin, Idrizin d...
 
No edit summary
Rreshti 1:
Pas Ejubit a.s, Zoti dërgoi një profet tjetër, për të cilin shumica e historianëve mendojnë se ishte djali i Ejubit a.s. Thotë Zoti në Kuranin fisnik : "(Kujto) Ismailin, Idrizin dhe Dhulkiflin ! Të gjithë këta kanë qenë të durueshëm. Ne i pranuam ata me mëshirën Tonë. Me të vërtetë, ata ishin ndër të drejtët." (Enbija, 85)
 
 
 
Është një dëshmi nga ana e Zotit për këta profetë, se kanë qenë të duruar dhe nejrëz të ndershëm dhe të drejtë.
 
Emri i Dhulkiflit përmendet dhe në suren Sad, ku Zoti i lartësuar thotë : "Kujtoje edhe Ismailin, Eljesain dhe Dhulkiflin. Të gjithë ata kanë qenë nga besimtarët e zgjedhur e të mirë." (Sad, 48)
 
Dhulkifli e trashëgoi profecinë nga babai i tij Ejubi a.s. Emri i tij i vërtetë ishte Bishr, kurse Dhulkifl u quaj për shkak se mori përsipër të ndihmojë të gjithë nevojtarët e popullit të tij. Ashtu siç mori përsipër të jetë gjykatësi i tyre i drejtë. Përsa i përket lidhjeve të tij me Zotin, ai kishte marrë përsipër të agjërojë ditën dhe të falet gjithë natën. Kjo është arsyeja përse u quajt Dhulkifl.