Emil Dyrkhemi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: Në tezën e tij të doktoraturës De la division du travail social (1893; Ndarja e punës në shoqëri), Durkheim shkruan se çështja kryesore e veprës është pikërisht raporti i ind...
 
No edit summary
Rreshti 1:
 
 
 
Në tezën e tij të doktoraturës De la division du travail social (1893; Ndarja e punës në shoqëri), Durkheim shkruan se çështja kryesore e veprës është pikërisht raporti i individit ndaj shoqërisë. Këtë ai e bën të dijshme edhe në tezën tjetër Le Suicide (1897; Vetëvrasja) ku argumenton se individi është ngusht i integruar në kulturën e tij; aty na del se, vendimi i dukshëm individual që të hiqet dorë nga jeta mund të shpjegohet nëpërmjet forcave shoqërore.
Interesimi për konceptin e integrimit, përfshierjen e individëve në rregullin shoqëror, e përcolli Durkheim-in gjatë tërë jetës së tij. Integrimi (apo solidariteti shoqëror) është i rëndësishëm për ruajtjen e barazpeshës shoqërore. Durkheim e shihte evolucionin shoqëror si një lëvizje nga solidariteti mekanik i shoqërive fisnore në solidaritetin organik karakteristik për shoqëritë industriale. Ai argumentonte se shoqëritë primtive karakterizohen nga një vetëdije e fuqishme kolektive, të cilën ai e definoi si ‘tërësi e besimeve dhe ndjenjave të përbashkëta të qytetarëve mesatar të së njejtës shoqëri’. Me rritjen e ndarjes së punës, rritet edhe individualizmi.
Line 7 ⟶ 10:
Ndërmjet individëve që lidhen e kooperojnë ka diçka të jashtme që ushtron presion nga lartë (interesi shoqëror). Duke qenë organ i një organizmi, individi është inferior kundrejt nivelit superior të një shoqërie të organizuar. Shoqërorja ka një natyrë superindividuale me një funksion konstant rregullimi. Që individi të mos e ndjejë këtë shtrëngesë si forcë të jashtme duhet të krijohen kushte të tilla ku ndarja e punës do të kuptohej si ligj i natyrës dhe si i tillë një rregull moral i sjelljes njerëzore. Në bazë të barazisë (krijimit të shanseve dhe mundësive të barabarta) polarizmi social nuk do të çonte në konflikt ose shtrëngim ekstrem, por në solidaritet maksimal midis të pabarabartëve.
 
'''Dyrkemi dallon dy tipe shumë të ndryshme të shoqërisë:'''
 
- ajo e cila qëndron bashkë dhe ruhet me anë të solidaritetit mekanik në të cilën ka vetëm pak ndarje të punës dhe
Line 13 ⟶ 16:
- ajo e cila mbahet bashkë me anë të solidaritetit organik, në të cilën ndarja e punës është shumë e zhvilluar.
 
'''Solidariteti mekanik'''
 
Solidariteti mekanik është solidaritet i ngjashmërisë; individët kanë të njejtat vlera, të njejtat gjëra i konsiderojnë të shenjta. E tërë ekzistenca e tyre sundohet nga norma dhe kërkesa shoqërore të përbashkëta. Individi shkrihet në kolektiv.
 
'''Vetëdija kolektive'''
 
Në shoqërinë e cila ekziston në bazë të solidaritetit mekanik vetëdija kolektive ekziston jashtë dhe 'mbi' apo pavarësisht nga individët dhe rrënjoset/ngulitet tek ata. Me vetëdije kolektive nënkuptohen vlerat e përbashkëta apo ajo që sociologët bashkëkohorë i quajnë norma të shoqërisë: vlerat dhe normat më të rëndësishme të shumicës së njerëzve dhe të cilat mbrohen me ligjin represiv.
Line 23 ⟶ 26:
Në këtë shoqëri të tillë ndarja e punës është në një nivel shumë bazik, si duket jo më shumë se sa ndarja e punës në bazë të dallimeve gjinore. Solidaritetit mekanik nënkupton ngjashmërinë e individëve. Të gjithë kanë besime themelore të ngjashme për botën dhe jetën dhe kryesisht këto besime mbështeten te feja dhe të gjithë merren me veprimtari të njejta.
 
'''Ligji represiv'''
 
Solidariteti mekanik shquhet me ligjin represiv (shtypës) i cili ndëshkon keqbërësit të cilët bëjnë vepra që ofendojnë ndjenjat morale që mbrohen nga shoqëria apo nga anëtarët mesatar të saj (vetëdijen kolektive të shoqërisë). E drejta është represive, ndëshkimore, hakmarrëse. Dënimi nuk ka për qëllim respektimin e së drejtës apo së dobishmes, por ipet për të dënuar, për të shkaktuar dhembje atë që fyen vetëdijen kolektive.
 
'''Solidaritetit organik'''
 
Quhet kështu për shkak të ekzistimit të më shumë se një analogjie në mes të organizmit të njeriut dhe shoqërisë; prandaj shoqëritë mund të konsiderohen si organizma të gjallë. Sikurse që në trupin e njeriut organet e ndryshme kompletojnë njëra-tjetrën dhe funksionojnë tw varura nga njëra-tjetra dhe trupi si tërësi mbështetet dhe varet nga funksionimi i secilës nga ato, po kështu edhe pjesët e ndara dhe të ndryshme të shoqërisë varen nga njëra-tjetra për të vazhduar ekzistencën e saj.
Line 33 ⟶ 36:
Solidariteti organik është bashkësi jo na ngjashmëria, por ndryshueshmëria. Solidariteti organik është solidariteti në bazë të ndarjes së punës shoqërore. Shoqëritë të cilat ekzistojnë në bazë të solidaritetit organik kanë zhvillim të mirë të ndarjes së punës. Është e njohur se ndarja e punës ka përparësi ekonomike (rritjen e prodhimit etj.), por Durkheim-i e shquan edhe një funksion shoqëror të tij: dallimet e përfshira në ndarjen e punës i bashkojnë njerëzit. Analogjikisht me organizmin ku gjymtyrë të ndryshme kryejnë funksine të ndryshme por lidhen në një tërësi, shoqëria e ndarjes së punës është një sistem i caktuar, ku secili ka rol të veçantë, kryen funksion të veçantë. Grupimi i individëve bëhet sipas natyrës së veçantë të punës që e bën, të veprimit të cilit i kushtohet. Vendi i individit është rrethi profesinal. Pozia, vendi i secilit përcaktohet nga funksioni që kryen. Individi socializohet duke u ndërlidhur me punë. Secili individ i ruan specifikat e veta, ka fushë të veçantë të manifestimit të vetes, është i lirë të besojë, të dëshirojë, të veprojë sipas preferencave të veta.
 
'''Ndarja e punës'''
 
Ndarja e punës është ajo që gjithnjë e më tepër luan rolin që më parë e luante vetëdija kolektive. Ndarja e punës shoqërore trajtohet si ligj i përgjithshëm. Rezultati më i rëndësishëm i ndarjes së punës nuk është se ajo e rrit rendimentin e punës së ndarë, por se këto punë i bën solidare dhe reciprokisht të varuara. Shkaku i ndarjes duhet të kërkohet në dendësinë e shoqërisë materiale (numri i banorëve) dhe dendësisë morale (intensiteti i ndërveprimit – komunikimit) të banorëve. Arsyeja që dendësia materiale sjell ndarjen e punës është lufta për ekzistencë – ku krijon një situatë të atillë që secili të zë një vend, të luajë një rol, të kryejë një funksion. Me ndarjen e punës, Durkheim-i, shpjegon solidaritetin shoqëror, tipet e shoqërisë, zhvillimin e individit, trajtat e së drejtës. Me zgjerimin e ndarjes së punës njerëzit bëhen gjithnjë e më të varur ndaj njëri-tjetrit, sepse çdo njeri ka nevojë për të mira dhe për shërbime që ia sigurojnë të tjetër. Ai e sheh ndarjen e punës vetëm si krijim zejesh dhe profesionesh të ndryshme. Durkemi argumenton se ndarja e punës zëvendëson gradualisht fenë si baza kryesore e unitetit social.
Line 39 ⟶ 42:
Struktura shoqërore e lidhur me këtë lloj të solidaritetit është shumë e ndërlikuar dhe tejet e organizuar. Vetëdija kolektive mbetet/ekziston por zvogëlohet rëndësia e saj, që prek vetëm një pjesë të vogël të jetës sonë dhe përqendrohet vetëm në individë. Mu këtu vërehet rëndësia dallimit në mes të integrimit në sistem dhe integrimit shoqëror. Integrimi në sistem, ndarja e punës është mirë e organizuar përmes tregut, shtetit dhe kështu me rradhë; integrim i social – normat dhe vlerat e përbashkëta të shoqërisë – bëhen më pak të rëndësishme. Ne jetojmë dhe punojmë me njerëz me të cilët kemi besime dhe pikëpamje shumë të ndryshme. Në këtë lloj të solidaritetit na duket se kemi kontroll të plotë mbi jetën tonë, se jemi në një shkallë të lartë të pavarësisë ngase varësia jonë nga të tjerët është mirë e fshehur, ndërsa në realitet në shumë gjëra varemi nga të tjerët.
 
'''Ligji restitutiv'''
 
Shfaqja e jashtme e solidaritetit organik është ligji restitutiv (kthyes, dëmshpërblyes), i cili interesohet për marrëdhëniet mes individëve dhe grupeve, dhe i cili ka më pak qëllimin të ndëshkojë dhe më shumë të kthejë gjendjen e cila mbretëronte në fillim të marrëdhënies (gjendjen e statuskuosë). (P.sh. poqëse një firmë ndërtimi ma prishë kulmin tim gjatë punimeve dhe nuk ma kompenzon këtë, unë do të zemërohem shumë, mirëpo nuk do të kërkojë nga gjyqi ta burgosë personin apo ta kompromitojë në publik firmën, porse do të kërkojë para dhe ndoshta para shtesë për të rindërtuar kulmin tim.) E drejta në shoqëritë e solidaritetit organik është restitutive; synon eliminimin e shkeljeve të ndryshme. Steven Lukes përmend ligjin civil, komercial, procedural, administrativ dhe kushtetues si ligje të cilat përmbajnë apo përbëhen nga ligji restitutiv.
 
'''Zhvillimi i individualitetit'''
 
Zhvillimi i shoqërisë së ndarjes së punës është i lidhur me zhvillimin e individualitetit të personit. Në bazë të ndarjes së punës shtohet ndërvartësia e individëve. Individi luhat midis dy poleve: natyrës së vet individuale dhe natyrës së tij sociale. Si individ synon të arrijë një qëllim të veçantë, si anëtar i shoqërisë një qëllim të përgjithshëm kolektiv. Vetëdijes kolektive, sipas Lukes, i bashkangjitet “vlera supreme e dinjitetit të individit, barazia e shanseve për të gjithë, etika e punës dhe barazia shoqërore”. Është me rëndësi të theksohet se vlera e individualizmit është vlerë kolektive e gjithë shoqërisë.
 
'''Vlerësim'''
 
Më duket se nuk kemi nevojë t'i shohim këto dy tipe të integrimit si realitete ekzistuese empirike, por si tipe ideale të kuptimit të Dyrkemit. Duket se që të dy format e solidaritetit janë gjithmonë prezente, mirëpo shkalla krahasuese e tyre dhe marrëdhëniet ndryshojnë.
 
'''SI SHPJEGOHET KONFLIKTI SHOQËROR: FORMAT JONORMALE TË NDARJES SË PUNËS'''
 
Analogjia me organizmin e gjallë nënkupton një nivel të lartë të integrimit në sistem dhe stabilitetitit dhe gjithmonë ka qenë pikënisje e kritikave kundër teorive funksionaliste, sepse ato nuk mund të shpjegojnë, apo ndoshta as të pranojnë, konfliktin shoqëror. Në shoqërinë në të cilën ka zhvillim të lartë të ndarjes së punës dhe barazpeshë ndërmet integrimit në sistem dhe integrimit social, gjërat shkojnë qetë dhe të patrazuara. Se a ka ekzistuar një gjendje e tillë ndonjëherë mund të jetë e diskutueshme, por sigurisht se nuk ka ekzistuar në kohën kur Dyrkemi ka shkurar dhe nuk ekziston as sot. Por, Dyrkemi nuk ishte i marrë dhe mund të shihte se çfarë po ndodhte përrreth tij, ashtu si edhe funksionalistët e mëvonshëm. Akuza se teoria nuk merr parasysh apo nuk i le përshtypje një gjë aq e dukshme siç është konflikti shoqëror e shtyri Dyrkemin të merret me të pikërisht në nëntitullin e teorisë së tij të njohur si: “Ndarja abnormale e punës”. Ai sygjeroi se ekzistojnë tri forma të tilla të ndarjes së punës.
Line 61 ⟶ 64:
Forma e tretë e ndarjes abnormale të punës është deficiti (mungesa) e drejtuesve/ defekti në udhëheqje të ndërrmarrjes me që rast ndërmarrja nuk është e organizuar në atë mënyrë që të fitojë mirë dhe shumë nga puna e anëtarëve të saj – sa më të vazhdueshme dhe më të kordinuara të jenë funksionet e ndryshme, solidariteti rritet më tepër dhe punëtorët behën më të aftë dhe më të zotë. Kritikë të ndryshëm (Friedman, Lukes) kanë theksuar se ky argument nuk është i vërtetë – sa më shumë të ketë ndarje të punës, aq më pak punëtorë të aftë e të shkathët dhe aq më pak punëtorë të kënaqur e të lumtur. Si po shihet Durkheim-i këtu ngatërron kohezionin social me atë kohezionin në sistem, duke supozuar se ky i fundit vetvetiu ka shpier tek i pari e jo se ia ka dobësuar themelet atij.
 
'''DYRKEMI PËR INTEGRIMIN SHOQËROR DHE INTEGRIMIN NË SISTEM'''
 
'''Integrimi Social'''
 
Në të gjitha shoqëritë integrimi social arrihet përmes vetëdijes kolektive – mënyrat e përbashkëta të të menduarit (logjik, konceptet për gjithësinë dhe kohën, besimet e përbashkëta, normat dhe vlerat). Në shoqëritë të cilat drejtohen përmes solidaritetit mekanik, feja është qendrore. Në shoqëritë më komplekse bashkëkohore, vetëdija kolektive përfshin më pak jetët tona por fokusohet në etikën e lirisë së individit – ajo bëhet fe e njerëzimit.
 
'''Integrimi në sistem'''
 
Aty ku dominon solidariteti mekanik, integrimi në sistem është integrimi shoqëror i garantuar nga vetëdija kolektive. Ku dominon solidariteti organik, integrimi në sistem arrihet me ndarjen e punës.