Pjetër Bogdani: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 6:
 
== Vepra ==
[[Figura: Ceta e profeteve.jpg|thumb|left|200px|Ballina e librit ''Çeta e profetëve'', botim i ''Rilindjes'', Prishtinë, 1989 ]]
Vepra e ipeshkvit Pjetër Bogdani "[[Çeta e profetëve]]" (''Cuneus prophetarum'') u botua më [[1685]] në [[Padova|Padovë]], u rishtyp më [[1691]] dhe [[1702]] në [[Venediku|Venedik]] me titull të ndryshëm. Libri “''Cuneus Prophetarum''”, apo sipas përkthimit të [[Justin Rrota|Justin Rrotës]] “Çeta e profetëve”, është një nga veprat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë të vjetër letrare. Fakti që është e para vepër origjinale në gjuhën shqipe, në krahasim me veprat e autorëve paraardhës që ishin kryesisht përkthime, e bën tepër të rëndësishëm këtë libër. Karakteri origjinal i veprës duhet marrë në mënyrë relative për karakterin fetar që kishte, por duhet thënë që nuk është mbështetur në ndonjë autor të caktuar në formë përkthimi. Tematika e larmishme i shton rëndësinë veprës. Aty gjejmë që nga tematika fetare, historiografike, të shkencave të natyrës, por edhe letërsi artistike, poezi. Kjo larmishmëri temash çon edhe në larmishmëri stilesh, që është një tregues i shkallës së lartë të përpunimit të gjuhës për atë kohë. Dhe padyshim ky është një gur i rëndësishëm në themelin e gjuhës së sotshme shqipe.
 
Autori ka gjetur mundësi të shtjerë elemente të jetës shqiptare të kohës e të historisë së popullit tonë, si është rasti i qëndresës burrërore të kelmendasve kundër ekspeditës turke më [[1639]]. Mendimet e njohuritë e Pjetër Bogdanit shpalosen më shkoqur në parathënien e librit dhe në relacionet e shumta, që hartoi pas vizitave në viset e [[ipeshkvia|ipeshkvive]] që drejtoi. Shkroi me dashuri të madhe për gjuhën shqipe, për Shqipërinë e për popullin shqiptar, shprehu dhembje për gjendjen e mjeruar e padijen në të cilat i kishte hedhur robëria bashkatdhetarët e tij dhe urrejtje të thellë për pushtuesin osman. Pjetër Bogdani kërkonte që t'i jepeshin popullit libra në gjuhën amtare, punoi për mëkëmbjen e zhvillimin e kulturës kombëtare dhe çlirimin e vendit.
 
Vepra ka në krye një seri kushtimesh e [[poezi]]sh [[shqip]], [[latinisht]], [[italisht]], [[sllavisht]], shkruar për nder të Pjetër Bogdani nga miq e të njohur të tij. Dy vjershat shqipe të [[Luca Bogdani]]t e të L. <!-- L. ? --> Sumës dhe ato të vetë autorit të shpërndara në kapituj të ndryshëm të librit, me teknikën poetike përgjithësisht të sigurt janë tregues të lëvrimit të mbarë të vjershërimit shqip në këtë kohë.
 
Pjetër Bogdani krijoi me vetëdije të plotë për ta pasuruar e përpunuar gjuhën shqipe, gjurmoi dhe vuri në qarkullim fjalë e shprehje të vjetra të lëna në harresë, krijoi edhe fjalë të reja, duke bërë përpjekjet e para për krijimin e termave në ndonjë degë të shkencës. Ligjërimi i tij dallohet mjaft herë edhe për zhdërvjelltësi e ndërtime sintaksore të një arkitektonie të sigurt. Me veprat e Pjetër Bogdani letërsia dhe gjuha letrare shqipe shënuan hapa të rëndësishëm përpara.
 
Për veprën e Pjetër Bogdanit kanë shkruar studiues e shkritarë të njohur shqiptarë e të huaj si Gaetano Petrotta, [[Eqrem Çabej]], [[Faik Konica]], Filip Fishta, Alberto Straticò, Mario Roques, Justin Rrota, Matteo Sciambra, [[Injac Zamputti]], [[Idriz Ajeti]], [[Ibrahim Rugova]], [[Sabri Hamiti]] etj.<br>
 
Në vitin [[1982]], studiuesi e kritiku i njohur [[Ibrahim Rugova]] botoi te ''Rililindja'' e Prishtinës librin ''Vepra e Bogdanit 1675–1685'', që konsiderohet një nga studimet më të mira të veprës së Pjetër Bogdanit.<br>
 
Në vitin [[2006]], studiuesja [[Anila Omari]], [[Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë]] në [[Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë|Akademinë e Shkencave]], botoi një studim të plotë të "Çeta e profetëve" të Pjetër Bogdanit. Në 950 faqe, studiuesja Omari ka sjellë të parin studim filologjik të veprës së Bogdanit, duke tentuar edhe një publik pak më të gjerë se ai me përgatitje shkencore. Sipas Omarit, "Çeta e Profetëve" përfshin riprodhim anastatik të tekstit origjinal dhe në faqen përbri, një [[transkripti]]m fonetik shoqëruar me aparatin kritik, ku sqarohen fjalë të rralla apo shndërrime morfologjike të gjuhës së Bogdanit. [[Seit Mancaku]], shef i departamentit të Historisë së Gjuhës, është shprehur se "ky botim përbën të parin studim filologjik për veprën e Bogdanit, duke u vënë në përdorim të një publiku më të gjerë. Një nga punët më të vështira që ka bërë Omari, është transkriptimi i tekstit".
 
Për sa i përket alfabetit, në përgjithësi Bogdani ka përdorur alfabetin latin, por meqë shqipja ka disa tinguj që nuk gjenden në këtë alfabet, Bogdani ka përdorur disa shenja të veçanta. Këto shenja i kanë përdorur edhe autorë të tjerë paraardhës të tij. P.sh për grafikën e Y-së e ka marrë nga një shenjë e [[glagolitishtja|glagolitishtes]], një shkrimi të vjetër sllav - boshnjak, ndërsa fonema të tjera të shqipes Bogdani i mori nga greqishtja.