[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 13:
Dom Mikeli mendoi të organizonte shfaqje skenike, në të cilat kori dhe elemëntë të tjerë angazhoheshin si elementë si aktorë që recitonin dhe ndonjëherë, edhe këndonin sipas rolit. Kështu, ai filloi t'u përshtaste muzikë të huaj teksteve teatrale të shkruar nga poeti i ëmbëlsisë, dom [[Ndre Zadeja]] (pushkatuar nga komunistët më 25 mars 1945) ose nga poetë të tjerë shqiptarë. Me interes është përshkrimi që muzikologu Simoni i bën bashkëpunimit të ndërsjelltë midis poetit dhe kompozitorit që, njëkohsisht, ishin edhe vëllezër në Krishtin, respektitivisht dom Ndre Zadeja dhe dom Mikel Koliqi. "Drama të ndryshme shqiptare u përshtatnin melodi këngësh të huaja, e kështu kori dhe solistët merrnin pjesë si aktorë në veprimet skenike. Nuk dimë sa kohë vazhdoi kjo lloj pune artistike, kur një ditë erdhi dom Ndreu në studion e dom Mikelit dhe, duke vënë "soleminisht" libretin e dramës "Rozafat" mbi tavolinën e punës, i tha: "... shkruaje vetë muzikën. Një dramë shqiptare kërkon muzikë shqiptare...", dhe iku duke lënë tundimin pas vetes. Dom Mikeli, që vetëm, një shkak donte, i hyri menjëherë punës dhe kompozoi shpejt, brenda pak javësh, muzikën për dramën "Rozafat"...
Kompozonte në mbrëmje, kur kthehej në qelë, në selinë e famullitarit dhe pas aktiviteteve të tjera. Meqenëse nuk kishte shumë kohë, muzikën e shkruante pa e zbardhur në të pastër. Këngët (ariet) dhe pjesët e tjera solistike, ndonjëherë gjenden të shkruara në një vijë melodike dhe shoqërimi i tyre pianistik ka vetëm disa kthesa harmonike dhe shënime të fakturës së shoqërimit si dhe ndonjë figurë instrumentale, e cila shërben për të përcaktuar emocionalisht edhe nga ana dramatike figurën artisitike, që ta karakterizojë dhe ta vendosë atë mirë në mjedisin artisitko-dramatik."
Autori i veprës kushtuar Kardinal Koliqit, ka bërë një studim profesional të të gjithë vlerës krijuese artisitke muzikore, duke i paraqitur sot të freskëta pas shumë dekadash. Ai me dashamirësi, respekt të thellë e nderim për maestron e tij të parë, ka ruajtur në thellësi të kujtesës dhe shpirtit dashurinë për çdo partiturë dhe notë muzikore nga përndjekjet e përbinshme komuniste që kërkonte të asgjesonte çdo notë dhe muzikë të progresit botëror, një pjesë të të cilat i trashëgoi edhe Kardinali ynë Mikel Koliqi. Prof. [[Gjon Simoni]], përmes një pune hulumtuese, sistemuese dhe analitike të materialit faktografik, ka mundur të na dhurojë meshtarin e krijuesin, Krishtin dhe muzikën kushtuar Atij në emër të një populli që ndër shekuj i ka qendruar besnik fesë dhe traditës kulturdashëse të të parëve. Përmes një stili ta pasur narrativ dhe një elegance në të shkruar ofron për lexuesin mbarëshqiptar melodramat e muzikuara nga dom Mikel Koliqi, sikurse njihen sot si "''Rozafa''", "''Rrethimi i Shkodrës''" dhe "''Ruba e kuqe''", të tria të shkruara nga poeti i njohur i ëmbëlsisë dom [[Ndre Zadeja]] (1891-1945).
 
== Diktatura ==
Rreshti 20:
Megjithëse i burgosut ose i internuar, ai vazhdoi të kryente detyrën e vet fshehtas. Zhvillonte me shumë kujdes ungjillizimin e bashkëvuajtësve, kur ata e kërkonin, kryente ritet fetare, si pagëzim dhe kungimin, dhe megjithëse larg nga Shkodra, jepte këshilla dhe udhëzime dhe së bashku me kolegët meshtarë merrte vendime për problemet e famullive, që ishin në gjendje përndjekjeje të jashtëzakonshme. Kështu në vitet 1954-1986, kaloi në burgim dhe internim edhe 32 vjet të tjera. Në vitin 1977, në moshën 75-vjeçare, dënohet për të tretën herë me 15 vjet burgim. Absurdi kishte logjikën e vet djallëzore. Vitet e burgimit dhe internimit i kalon në disa krahina të Shqipërisë, si në Lushnjë, Fier, në zonën e maleve të Vlorës dhe në vende të tjera syrgjynimi.
Më vonë do të tregonte për torturat e tmerrshme që pësonin në burg: rrahje deri në gjakosoje, elektroshok, varje nga duart e lidhura disa ditë me radhë, përve urisë, etjes e të ftohtit. Gjatë kohës së gjatë të burgimit shumë qenë shokët e tij klerikë, por edhe bashkëvuajtës të tjerë, që u vranë ose vdiqën nga torurat mizore. Pra me të drejtë çuditemi kur shohim se dom Mikelin nuk e zhdukën që në vitet e para (1945-1950). Me të drejtë konstaton në librin e tij Prof.Simoni, se siç duket, ishte një peng i çmuar në dorën e diktaturës për t'i bërë presion vëllait të tij Ernestit që të mos merrte inisiativa dhe të zhvillonte aktivitet politik kundër pushtetit komunist në Shqipëri. Madje kur e pyetnin dom Mikelin për vuajtjen e tij përgjigjej: "... të tjerët kanë vuajtur më shumë se unë nga torturat...". Gjithsesi, ai është "Mandela i Shqipërisë" me 40 vite burg... dhe Zoti shtriu dorën pranë Nënës Shqipëri për të vlerësuar si KARDINAL...
Për këto dhe shumë episode të rëndësishme të jetës së Kardinalit Mikel Koliqi do të mësoni më shumë në veprën e sapodalë në qarkullim. Autori, Prof.Gjon Simoni, kryen një detyrë dhe detyrim të madh ndaj qytetit të tij të lindjes, si besimtarë dhe ish nxënës në korin e njohur Scola Cantorum dhe në Veprimin Katolik në Shkodër, që drejtohej nga themeluesi i saj Shkëlqësia e Tij Kardinal Mikel Koliqi<ref>[http://forumi.zemrashqiptare.net/showthread.php?t=485]</ref>.
 
== Burimet ==
Rreshti 26:
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Lindje 1902]]
[[Kategoria:Muzikantë shqiptarë]]
[[Kategoria:Klerikë shqiptarë]]
 
[[it:Mikel Koliqi]]