Agamemnoni: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
AXRL (diskuto | kontribute) No edit summary |
AXRL (diskuto | kontribute) No edit summary |
||
Rreshti 1:
'''Agamemnoni''' (greq. Agamemnon, lat. Agamemnon) - mbreti mikenas dhe kryekomandanti i ushtrive të njësuara akease në luftën trojane, i biri i mbretit Atre dhe i gruas së tij, Aeropës.
[[Figura:MaskeAgamemnon.JPG|thumb|250px|]]
Krenar dhe i madhnueshëm, kurse në luftë trim, por mendjemadh dhe
Lindi në Mikenë ku ka sunduar babai i tij kur, pas vdekjes së mbretit Euriste, e merr fronin, i cili pas vetes nuk ka lënë trashëgimtar. Aty Agamemnoni e kaloi rininë me vëllaun, Menelaun, në atmosferën e intrigave dhe luftërave për pushtet që i zhvillonte i ati, Atreu me vëllaun e vet Tiestin. Që në rini ishte dëshmitar i lirimit të shëmtuar që e bën i ati mbi Plistenin dhe Tantalin, djemt e Tiestinit. Më vonë qe dëshmitar i vrasjes së të atit të cilin e vrau Egisti, i biri i Tiestit. Pasi që Tiesti e merr pushtetin në Mikenë, Agamemnoni me Menelaun strehohet në Spartë ku i pranon mbreti Tindare. Me rastin e parë kthehet për t'u hakmarrë për vdekjen e të atit. E vret Tiestin dhe si mbret i ligjshëm i Atreut shpallet mbret i Mikenës.
Gjatë disa viteve të sundimit Agamemnoni bëhet njëri prej sunduesve akeas me të fuqishëm dhe më të pasur. Jeton në miqësi me të gjithë mbretërit, madje u pajtua edhe me vrasësin e babait të tij, Egistin. Për kryeqendrën e tij flitej si për „Mikenën e pasur me flori". Ishte baba dhe burrë i lumtur kur vëllai i tij, Menelau, u martua me thjeshtrën, Helenën, ai u martua me motrën e saj, Klitemnestren dhe me të i pat katër fëmijë: djalin Orestin dhe të bijat Krisotemiden, Elektren dhe Ifigjeninë (në tekstet e lashta në vend të Elektrës shënohet Laodika, kurse në vend në Ifigjenisë Ifianta). Agamemnoni në qytetin e vet jeton qetë dhe në rahati,ka gëzuar respektin e
Mikenën një ditë e tronditi lajmi nga Sparta: Menelaut i cili pas vdekjes së Tindareut u bë mbret i Spartës, ia rrëmbeu gruan i biri i mbretit trojan, Paridi. Menelau menjëherë shkoi në Mikenë te Agamemnoni dhe e luti që t'i ndihmojë që t'ia kthejë gruan e rrëmbyer. Helena fundi i fundit, ishte gruaja më e bukur në mesin e të gjitha grave të vdekshme. I ati i saj ishte vetë Zeusi, zoti suprem, kurse Paridi e rrëmbeu deri sa ishte mysafir në Spartë. Dhe jo vetëm kjo: së bashku me të e ka marrë edhe thesarin e Menelaut. Ishte ky ofendimi më i rëndë ndaj
Agamemnoni e këshillon vëllaun që të shkojë në Trojë me një negociator të shkathët, më së miri me Odiseun, mbretin e Itakës, që atje t'ia paraqesë babait të Paridit tërë situatën, Priamit, mbretit të Trojës. Menelau e ndegjoi, por me negociata nuk arriti asgjë. Paridi ishte i gatshëm që ta kthejë vetëm thesarin, kurse për Helenën as që donte të bisedonte. Menelau dhe Odiseu iu kërcënuan trojanëve me luftë, por Paridi mbet këmbëngulës në qëndrimet e veta, ndërsa Priami e përkrahte. Kur mësoi për këtë Agamemnoni u dërgoi kasnecët të gjithë mbretërve akeas, duke i ftuar që t'i ndihmojnë në hakmarrjen e veprës së Paridit dhe t'ia kthejnë Menelaut gruan dhe nderin.Ekspedita luftarake, në krye të së cilës vendosi që të bëhet mbreti i Mikenës, premtonte famën dhe plaçkën. Në limanin Aulida u tubuan 1186 anije dhe qindra mijëra njerëz të gatshëm që të nisen për në Trojë.
Rreshti 15:
Pas lundrimit të rrezikshëm, plot me vështirësi, të paparapara, më në fund, iu afrua brigjeve trojane. Ndonëse njësitë e zgjedhura trojane, nën udhëheqjen e Hektorit, djalit të madh të Priamit, orvateshin ti pengonin akeasve të zbarkonin, Agamemnoni me sukses e zbatoi operacionin e zbarkimit.
Mirëpo, muret e larta të Trojës ushtria akease nuk i pushtoi. Për këtë arsye Agamemnoni e ngriti një kamp të fortifikuar nga i cili në mënyrë të
Në fillim të vitit të dhjetë të luftës, në ushtrinë akease, shpërtheu pakënaqësia e cila ishte në kohë të gjatë. Ushtarët përmalloheshin për shtëpitë e tyre dhe dëshironin të kthehen, kurse udhëheqësit ushtarakë e humbën shpresën se do të pasurohen dhe do të fitonin famën luftarake. Kur lodhja për shkak të luftimit të pasuksesshëm arriti në kulminacion, shpërtheu mosmarrëveshja në mes të Agamemnonit dhe Akilit, luftëtarit më të suksesshëm akeas, udhëheqësit të mirmidonëve. Shkak i grindjes ishte gruaja. Në njërën prej ekspeditave në mbretëritë fqinje Akili e mori bijën e Krizit, priftit të Apollonit, e cila me rastin e ndarjes së plaçkave i takoi Agamemnonit. Pak më vonë Krizi vjen te kampi akeas dhe e lut Agamemnonin që t'ia kthejë bijën, ndërsa ai për shpërblim do t'i japë një shpërblim të pasur. Agamemnoni këtë e refuzon. Vajza i pëlqente prandaj me ofendim dhe
Kur Agamemnoni nuk ndërmori asgjë që ta qetësojë ztin e zemëruar, ndërhyri Akili: i ftoi akejët në kuvend që të këshillohen se çka duhet të bëjnë. Agamemnoni e ndien veten të ofenduar, sepse organizimin e kuvendit e konsideronte si të drejtë të vetën. Por, megjithatë erdhi, kuptohet, me hidhërim në zemër dhe me qëllim që Akilit t'ia tregojë fuqinë e vet. Falltori Kalkant tha në kuvend se zemërimi i Apollonit mund të zbutet vetëm me kthimin e vajzës së Krizit, por pa kurrfarë shpërblimi dhe duhet mos kërkuar falje. Agamemnoni në
Më kot e qortonin Agamemnonin udhëheqësit e tjerë akeas, e sidomos plaku Nestor nga Pilosi, trimi Diomed nga Argu dhe Odiseu dinak nga Itaka. Komandanti mbeti këmbëngulës në të vetën dhe e futi armatën e vet në vështirësi. Ndërkaq, kur trojanët mësuan se Akili, njeriu prej të cilit frikësoheshin, më së shumti u tërhoq nga beteja, dolën nga qyteti, i detyruan akeasit të zmbrapsen dhe u përgatiten për sulmin vendimtar në kampin e tyre. I mbërthyer nga vështirësitë Agamemnoni i dërgon Akilit delegatët për të kërkuar falje dhe për të propozuar pajtimin. I ofron kthimin e Briseidës, mandej edhe shtatë vajza të tjera si dhe dhurata të begatshme, vetëm që të kthehet në betejë. Akili nuk ia vuri veshin ndjesës dhe as dhuratave. Akeasëve nuk u mbeti tjetër veçse të luftonin pa të. Edhe pse luftonin trimërisht, trojanet i dëbuan gjer në det. Agamemnoni luftonte trimërisht në vijat e para, siç i ka hije udhëheqësit. Kur, për shkak të plagosjes dhe
Akeasit, më në fund, e pushtuan Trojën me ç'rast u ndihmoi edhe dinakëria luftarake. Në propozim të mbretit Odise e ndërtuan një kalë të madh prej druri dhe në të i fshehën luftëtarët më trima. Pastaj Agamemnoni ia futi zjarrin kampit, ushtarët i ngarkoi në anije dhe lundroi për në perëndim. Por jo në Greqi, siç mendonin trojanët. U fsheh pas
Me anijen përplot flori, argjend, bronzë dhe
Fatet e Egistit dhe të Klitemnestrës janë përpunuar veçmas në një vend tjetër, si edhe fatet e fëmijve të Agamemnonit. Por këtu është e nevojshme të shtohet edhe diçka. Ajo që bëri në
[[Kategoria:
[[af:Agamemnon]]
|