Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 63:
 
::Tjeta Gentius! Çiltërsi për çiltërsi! Më falni për përgjigjen e vonume, por siç ju shkruva + ma par, un rrall e vizitoj Vikpedian shqipe. Hahaha! Asht qesharake, sepse kjo asht ken edhe 1 nga arsyt se pse un e kam braktis Vikipedian shqipe. Ma në fund doli dikush që s'ka frikë ta thotë të vërtetën për administruesat e vikipedias. Kto konflikte që keni ju tani i kam pas + un para jush. Un ma par i kam qujt ata Zotat e pronart e Vikipedias shqipe. Sa keq që nuk kemi qenë bashkëkohësa e bashkëpuntorë të vikipedias para disa vjetësh. Kto që po përmendni ju tani i kam than un me kohë. Po më vjen sak mirë që ma në fund edhe dikush tjetër mendon si un për realitetin e Vikit. Kjo tregon se ka ende shqiptarë të vërtetë, të drejtë, arsim e vërtetëdashës. Edhe un kam ken fill i vetëm përball këtyne administratorash mediokra e mendjengushtë, egoista e fanatikë qorra, injoranta e trushplarë, të pandërgjegjshëm e burracakë, hipokrita e regresista, prepotenta e impotenta etj.etj. Me këta lloj njerzish të paaftë e maniakë asht e pamujtun me bashkëpunu. Mirse erdhët në realitetin e shëmtum të Vikit shqiptare. Që dikush të mund të japë ndihmesën e tij në Viki, ai duhet të shkruajë e heshtë, e mos tu bjerë ndesh shkrimeve, interesave e bindjeve të fanatikëve të keqdrejtuesve e keqmbarshtuesve të Vikit. Hahaha! Më falni! Vikpedia, fatkeqsisht asht ba 1 rrjet propagande e predikimi islamist. Më vjen keq, por siç e kam than + përpara, fatkeqsisht, ata e kan marrë në dorë dhe e zotërojnë vikipedian. Ne nuk mund ti rrëzojmë këta "pronarë" të vikipedias sepse ata përkrahin e mbështesin njeni-tjetrin në çdo rast e me çdo kusht. Por, nqs mendoni se mund të arrijmë diçka së bashku atëherë do mundohem t'ju mbështes e përkrah në çdo gjë që është e drejtë dhe e vërtetë. Hahaha! Kini kujdes! Tash ata e dinë! Ju jeni kundërshtari e "armiku" i tyne i hapun! Un jam i vjetri, s'ka problem! Shndet! Me nderime [[Përdoruesi:Leke Mjeku|Leke Mjeku]] 16 Janar 2011 22:14 (CET)
 
:::Nuk kam pse të kem kujdes ose frikë (ata le të më rruajnë...!). I vetmi shqetësim që kisha dhe kam është që ata, duke marrë vesh këto përpjekjet e mia dhe tonat të fillojnë të vihen në lëvizje dhe të marrin dreqi e di se ç'masa kundra dhe të prishin punë.
:::Nuk do të ma kishte marrë mendja se edhe në shekullin e 21-të do të duhej të bëhet e njejta punë si ajo e rilindasve para dy shekujve dhe do të kishte në këtë popull akoma pasardhës të Haxhi Qamilit me shokë. Nuk kam gjë kundra lirisë së besimit dhe kur dikush dëshiron të besojë në këtë fe por veç kundra këtyre horrave që kush e di se kush ''mullah'' ose ''sheik'' islamist nga vendet islamike i paguan në mënyrë që propagandojnë për idetë jo ''islamike'' por ''islamiste'', pra me karakter ideologjik dhe politik, se ata despotë orientalë fërkojnë duart kur gjejnë një vend dhe mundësi në Evropë ku të fusin pak këmbët dhe janë të gatshëm të hedhin dollarët me grushta. Aq më e trishtueshme është kjo kur sheh se këto vegla të tyre janë pikërisht nga ato vise, dmth. të ish-Jugosllavisë, që e kanë provuar deri vonë mirë se kryesisht për arsye të tendencave orientale dhe islamike janë trajtuar si njerëz të dorës së dytë. Dhe megjithatë vazhdojnë edhe sot të simpatizojnë me ato vende dhe madje të vihen në shërbim të forcave të errëta fashistoide që punojnë kundra Evropës dhe perëndimit, të atij perëndimi që u solli lirinë, pavarësinë dhe demokracinë. Këtë fakt të thjeshtë moral ata nuk arrijnë ta kuptojnë duke folur nga ana tjetër vetëm për moralin e shtratit a thua se e gjithë jeta përbëhet vetëm nga marrëdhëniet seksuale, këto janë idetë primitive që i mësojnë si dogma fetare!
 
:::E shoh si të vetmen mundësi atë të kuvendit. Me sa kam mësuar unë administratorët nuk janë të plotfuqishëm. Ata kanë më shumë të drejta në mënyrë që psh. të ndërhyjnë dhe të ndalojnë shkeljet, abuzimet ose vandalizmat nga ana e anëtarëve të tjerë dhe jo të shpërdorojnë pozitën që kanë duke ndaluar dhe bllokuar kontributin dhe punën e lirë dhe serioze krijuese të të gjithë të tjerëve vetëm pse nuk u pëlqejnë mendimet e tyre. Ata nuk janë censorë. Prandaj quhet Wikipedia "Enciklopedia e lirë".
:::Mendoj se duhen aktivizuar sa më tepër anëtarë që të marrin pjesë në kuvend. Kjo është e vetmja rrugë për të frenuar jo vetëm këtë gjendje por edhe për rritjen e cilësisë në përgjithësi, si psh. duke vendosur edhe që të zhduken artikuj të dobët nga ana gjuhësore dhe që nuk plotësojnë rregullat elementare të hartimit të artikujve enciklopedikë. Sa më shumë që të rritet cilësia duke larguar "plehrat", aq më tepër do të rriten pretendimet në përgjithësi duke bërë që të marrin pjesë më shumë anëtarë me nivel më të lartë kulturor. Kështu nuk do të arrinijnë të mbijetonin në Wikipedia as këta tipa. Përderisa të mbizotërojë ky nivel i ulët, ata do të kenë epërsi se "ujku mjegull do".
:::Puna me kuvendin mund të bëhet në këtë formë: të vendoset një temë e caktuar psh. një ose disa artikuj të afërt nga tematika për një kohë, psh. për një javë në kuvend, ku sa më shumë anëtarë, që duhet të merren vesh më parë bashkë duke "lënë takim" për këtë kohë në kuvend dhe të votojnë në mënyrë demokratike me "pro" ose "kundra" mbi atë se cili version i dikutueshëm të qëndrojë aktualisht në faqen kryesore të artikullit. Kjo formë votimi mund të përdoret edhe psh. për t'i hequr edhe ndonjë administratori ose burokrati despot të drejtat në rast se ai shkel rregullat më elemantare.
:::Pra detyra kryesore është se si të lajmërohen dhe sensibilizohen për këtë punë sa më shumë anëtarë seriozë. Për këtë do të desha mendimin dhe ndihmën tënde. Përshëndetje, [[Përdoruesi:Gentius|Gentius]] 18 Janar 2011 19:12 (CET)