Ndryshimi mes inspektimeve të "Përdoruesi diskutim:Leke Mjeku"

:::Puna me kuvendin mund të bëhet në këtë formë: të vendoset një temë e caktuar psh. një ose disa artikuj të afërt nga tematika për një kohë, psh. për një javë në kuvend, ku sa më shumë anëtarë, që duhet të merren vesh më parë bashkë duke "lënë takim" për këtë kohë në kuvend dhe të votojnë në mënyrë demokratike me "pro" ose "kundra" mbi atë se cili version i dikutueshëm të qëndrojë aktualisht në faqen kryesore të artikullit. Kjo formë votimi mund të përdoret edhe psh. për t'i hequr edhe ndonjë administratori ose burokrati despot të drejtat në rast se ai shkel rregullat më elemantare.
:::Pra detyra kryesore është se si të lajmërohen dhe sensibilizohen për këtë punë sa më shumë anëtarë seriozë. Për këtë do të desha mendimin dhe ndihmën tënde. Përshëndetje, [[Përdoruesi:Gentius|Gentius]] 18 Janar 2011 19:12 (CET)
 
::::Tjeta Gentius!Kur njeriu merr masa kunder diçkaje, ai duhet të marrë më parë parasysh, rrethanat, vendin dhe mundësitë. Ai s'duhet ta mbivlerësojë e as nënvlerësojë atë(ato), por të jetë realist. Un as(kurr)sesi s'du me ju dhan tash mend e me ju këshillu, por veç me ju paralajmëru. Ju lutem mos ma merrni për keq! Thjesht po mundohem t'ju ndihmoj, si njohës i vjetër i Vikipedias shqipe dhe pronarëve të saj. Ju i matni njerzit sipas kutit tuaj, e kjo asht e gabume. Ju nuk mund të kërkoni drejtësi tek të padrejtët, ndërgjegjshmëri tek të pandërgjegjshmit etj. Pra, ju s'mund të kërkoni nga të tjerët veti apo aftësi që ata nuk i zotërojnë. Nuk është gja e mirë, kur dikush pa ngurrimin ma të vogël të fshin mundin e punen tënde ne 1 sekondë, kur ti ke bërë 2-3 orë a më shumë për ta shkruar atë, ke prishur aq shumë energji e kohë duke ndihmuar në këtë projekt, e as që të respektohet apo merret parasysh ndihmesa jote. Këtu po flas për vehten time. Por edhe ju e keni përjetu realitetin e këtij vendi. Ju është fshirë puna e mundi që keni bërë, e ju nuk mund të protestoni, ankoheni, kërkoni drejtësi apo ndërmerrni diçka kundër kësaj. Ju mund ta bëni por nuk do ndryshoni asgjë, veçse do të keni më tepër zhgënjime e zemërime. Ky pra është realiteti i shëmtum i Vikit shqip. Siç e keni vënë re Vikipedia sundohet nga një grup kosovarësh "të mençur" që përkrahin e mbështesin njeni-tjetrin kudo e kurdo. E për fat të keq shumica e shkruesve këtu vijn nga vendet ish jugosllave (kjo asht edhe arsyja se pse ata e mbështesin njeni-tjetrin), e një pakic gati e papërfillshme (nga numri e jo nga cilësia) vijn nga Shqipëria. Realiteti: pakica s'mund të ngadhnjejë kundër shumicës.
::::Përderisa administratori ka të drejtën e fshirjes e bllokimit, e përdoruesi i thjeshtë jo, atëherë ai është "i plotfuqishëm" ktu. Admini mund edhe t'ju bllokojë, nën pretekstin se ju keni "vandalizuar, shkelur rregullat" e vikipedias apo "fyer". E ju s'mund të ndërmerrni asgjë kundër tij. E vërteta është se, ata e keqpërdorin me dashje pozitën e tyre, për ta mbrojtur atë nga më të aftët. Un e pash se shkrimet tuaja ishin të paanshme,cilësore e serioze, megjithatë ato ua fshinë.Pra, për mua kjo asht çensurë. Vikipedia (shqipe) Enciklopedia e lirë!!! Në parim, jo në fakt.
::::Ju thoni se duhen aktivizuar sa më tepër anëtarë që të marrin pjesë në kuvend. Mirë! Po cilët? (Të mos harrojm se shumica e vikipedianëve vijn nga vendet ish-jugosllave.) Ku ti gjejmë? Si të binden që të mbështesin çështjen e drejtë?
::::Kur shqiptarët e vërtetë dhe arsimdashës të kenë mjetet, mundësitë, (dëshirën, kohën) e të ndërgjegjësohen që të ndihmojnë këtu, atëherë mund të shpresohet që të përmbysen këta "mafioza" kibernetikë. Si të lajmërohen e sensibilizohen? Epo, ata duhet që të zotërojnë më parë ato që shkruajta më sipër. Pastaj tu bëhet thirrje në Youtube, Facebook, me Blogs e ku di un. Me nderime [[Përdoruesi:Leke Mjeku|Leke Mjeku]] 20 Janar 2011 17:13 (CET)!