Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 76:
::::Ju thoni se duhen aktivizuar sa më tepër anëtarë që të marrin pjesë në kuvend. Mirë! Po cilët? (Të mos harrojm se shumica e vikipedianëve vijn nga vendet ish-jugosllave.) Ku ti gjejmë? Si të binden që të mbështesin çështjen e drejtë?
::::Kur shqiptarët e vërtetë dhe arsimdashës të kenë mjetet, mundësitë, (dëshirën, kohën) e të ndërgjegjësohen që të ndihmojnë këtu, atëherë mund të shpresohet që të përmbysen këta "mafioza" kibernetikë. Si të lajmërohen e sensibilizohen? Epo, ata duhet që të zotërojnë më parë ato që shkruajta më sipër. Pastaj tu bëhet thirrje në Youtube, Facebook, me Blogs e ku di un. Me nderime [[Përdoruesi:Leke Mjeku|Leke Mjeku]] 20 Janar 2011 17:13 (CET)!
 
Tungjatjeta Lekë,
 
në lidhje me përshtatjen sipas rrethanave:
 
këtë e kam shumë të qartë. Që në rastin e këtyre tipave s'ke të bësh thjesht me fanatikë dhe injorantë por me horra dhe keqbërës të ndërgjegjshëm për atë që bëjnë, këtë e kuptova shumë shpejt pasi hyra në debate me ta, ku ata nuk mereshin fare me argumenta konkrete mbi çështjet e përmbajtjeve të artikujve në fjalë por vetëm me gjëra të përgjithshme duke iu shmangur diskutimit objektiv, shumë shpejt madje duke më kërcënuar me bllokim. Kështu që s'kam kurrfarë iluzioni dhe aq më pak shpresë që ata të sillen ndryshe pra nuk kërkoj prej tyre „''të kenë veti dhe aftësi që ata nuk i zotërojnë''“
 
Në lidhje me fshirjen e artikujve:
 
Unë nuk kam kurrfarë problemi në rast se një autor tjetër ma hedh poshtë artikullin që e kam shkruar unë duke e zëvendësuar me një tjetër ''shumë'' më kualitativ dhe informativ. Nëse jam unë dakord me idetë dhe pikëpamjet që përmban artikulli i tij, kjo është diçka tjetër, për këtë duhet diskutuar (natyrisht kur janë të dyja palët për dialog me argumenta dhe jo kur njëri thotë vetëm: „''s'du!''“) dhe në rast se palët nuk gjejnë linjën e përbashkët, të votojë për këtë kuvendi. Zgjidhje tjetër nuk ka. Por veç duhet edhe që në votim atje të marrin pjesë sa më shumë anëtarë.
 
Në lidhje me gjetjen e anëtarëve të tjerë:
 
Në qoftë se nuk ka mundësi tjetër, si psh. lajmërimin globalisht me anë të mekanizmave interne të Wikipedias (nuk e di a ekziston një mundësi e tillë), atëherë duhet marrë mundimi për t'i gjetur me anë të artikujve. Duket nga stili i shkrimit dhe formulimit edhe se nga është dhe ç'nivel ka autori i tij! Dhe duhen lajmëruar duke u shkruar atyre personalisht. Unë nuk shoh rrugë tjetër. Çdo punë e madhe fillon dikur e vogël! Një gjë e kam të qartë, siç ju shkruajta edhe më parë: po nuk u vumë në lëvizje vetë ne populli, nuk ndryshon gjë dhe u lihet terreni atyre që të bëjnë si të duan. Pikërisht duke neglizhuar dhe lënë pas dore u jepet edhe mundësia strukturave mafioze. Sapo aktivizohen njerëzit në shkallë të gjerë, struket dhe fshihet mafia.
 
Në lidhje me bërjen thirrje:
 
E shoh si një mundësi edhe lajmërimin me anë të medieve të tjera. Unë kam disa kontakte me disa qarqe gazetarësh të rinj dhe intelektualësh në Shqipëri dhe mund të përpiqem të gjej mundësinë dhe hapësirën për të bërë thirrje për këtë punë dhe që të anëtarësohen dhe aktivizohen sa më shumë njerëz.
Për ato që shkruat ju, Youtube, Facebook etj, unë nuk kam shumë përvojë. Por pse jo, edhe atje. Për këtë do të më interesonin më tepër hollësi dhe mendimet tuaja. - Përshëndetje. [[Përdoruesi:Gentius|Gentius]] 21 Janar 2011 01:17 (CET)