[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 5:
Duke qenë në detyrat më të larta në krye të ushtrisë, gjenerali Hito Çako mbaron tri akademi ushtarake, përkatësisht atë “[[Frunze]]” në [[Moska|Moskë]] ([[1950]]-[[1954]]), akademinë “[[Voroshillov]]” po në [[Moska|Moskë]] (të cilën e nisi pas tri vitesh punë), e më vonë [[Akademia Detare|Akademinë Detare]] në [[Leningradi|Leningrad]]. Të tri këto akademi i mbaron me rezultate të shkëlqyera.
 
Në [[gusht]] [[1960]] arrestohet [[Kundëradmirali|kundëradmirali]] [[Teme Sejko]], komandanti i [[Flota Luftarake Detare|Flotës Luftarake Detare]] të [[Shqipëria|Shqipërisë]], për "tradhëti ndaj Atdheut”, dhe “agjent i shërbimeve sekrete [[Bashkimi Sovjetik|sovjetike]] dhe [[SHBA|amerikane]], e [[Asfalia|Asfalisë]] [[Greqia|greke]]”. [[Enver Hoxha]], emëron si dorë të fortë e më të besuarin në krye të [[FLD]], kundëradmiralin Hito Çako. Emërimi në këtë detyrë të rëndësishme i Hito Çako, që ishte edhe anëtar i [[Komiteti Qndror|Komitetit Qëndror]] të [[PPSH]], e që nuk ishte me profesion detar, më tepër kishte ardhur për funksion politik, për të menaxhuar këtë situatë kritike që po kalonin marrëdhëniet [[Shqipëria|Shqipëri-[[Bashkimi Sovjetik]], reflektuar me incidente e situata të paparashikuara në [[FLD]], e në veçanti në [[Baza e Pashalimanit|bazën e Pashalimanit]]. Në [[shtator]] [[1961]], pas tre vjetësh në detyrë, me vendim të [[Këshilli i Ministrave|Këshillit të Ministrave]], largohet nga kreu i [[Flota Luftarake Detare|Flotës Luftarake Detare]] gjeneral [[Hito Çako]], e në vend të tij emërohet [[Kundëradmirali|kundëradmirali]] [[Abdi Mati]], një nga specialistët më të mirë të marinës luftarake, deri në atë kohë zëvendës i [[Hito Çako]]s.
 
Me datë [[15 janar]] [[1962]] me vendim të [[Presidiumi i Kuvendit Popullor|Presidiumit të Kuvendit Popullor]] i jepet [[Grada|grada]] e gjeneralit.