[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 17:
Më [[10 tetor]] [[1974]], në mbledhjen e [[Byroja Politike|Byrosë Politike]] të [[Komiteti Qendror i Partisë së Punës së Shqipërisë|KQPPSH]], dënohet veprimtaria “armiqësore” e [[Beqir Balluku]]t dhe bashkëpunëtorëve të tij, [[Gjenerali|gjeneralëve]] të njohur të [[Ushtria Popullore|ushtrisë]] [[Shqipëria|shqiptare]] si [[Petrit Dume]] dhe Hito Çako, duke i “zhveshur” nga funksionet partiake e shtetërore. Grupi i gjeneralë u akuzua për veprimtari anti-parti, për hartimin e "[[Tezat e zeza|Tezave të zeza]]" dhe "[[Teoria e rrëshqitjes|Teorisë së rrëshqitjes]].
 
Në [[Pleniumi i 6-të|Pleniumin e 6-të]] të [[KQPPSH]] ([[16 dhjetor]] [[1974]]-[[17 dhjetor]] [[1974]]), [[Beqir Balluku]], Hito Çako, [[Petrit Dume]] e [[Rrahman Parllaku]], të cilësuar “armiq të partisë dhe të popullit”, vihen në pranga ([[Ndalimi|ndalimi]] u krye mbasditen e datës [[16 dhjetor]] [[1974]]) brenda në sallën e [[Komiteti Qendror i Partisë së Punës së Shqipërisë|Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë]]. Hito Çako iu drejtua në Plenum, [[Enver Hoxha|Enver Hoxhës]]: “Nuk jam aspak revizionist, por një komunist i vendosur deri në fund të jetës sime. Revizionistët shiko se mund t’i kesh aty pranë vetes dhe duhet t’i përcaktosh!“. Në pushimin mes 2 seancave të Pleniumit, [[Veli Llakaj]] (më vonë do të kryente detyrën e shefit të [[Shtabi i Përgjithshëm|Shtabit të Përgjithshëm]] të [[Ushtria Popullore|Ushtrisë Popullore]]) tentoi ta ftojë për një kafe Hito Çakon. Hito Çako iu përgjigj: “Të lutem, largohu, shiko punën tënde, nuk po e merr vesh se ne po shkojmë si qeni në vreshtë dhe po e mbyllim me mut!…“
 
Më [[5 dhjetor]] [[1975]], tre gjeneralët e lavdishëm të luftës dhe të drejtimit të ushtrisë shqiptare, [[Beqir Balluku]], [[Petrit Dume]] e [[Hito Çako]] pushkatohen dhe eshtrat e tyre futen në një varr në [[Vranishti|Vranisht]] të [[Vlora|Vlorës]].
 
Më [[18 korrik]] [[2000]], pas interesimit të familjarëve, gjenden e nxirren nga një varr i përbashkët sekret në [[Vranishti|Vranisht]] të [[Vlora|Vlorës]] eshtrat e tre gjeneralëve të pushkatuar.