Ndryshimi mes inspektimeve të "Asklepiu"

8 bytes added ,  10 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
'''Asklepiu''' (greq. Asklepios, lat. Aesculapius) - i biri i zotit [[Apoloni|Apolon]] dhe dashnores se tij Koronidës, mjeku i famshëm dhe zoti i mëvonshëm i mjekësisë.
 
Nga epet e Homerit e njohim vetëm si mjek të dalluar. Si zot grekët filluan ta adhurojnë prej shek. VII-VI para e.s., së pari në Tesali dhe në Epidaur. Në Athinë kultin e tij e sollën gjatë murtajës së vitit 429 para e.s. Deri në këtë kohë aty si zot të mjekësisë e kanë adhuruar Aminin, prift i të cilit ishte edhe Sofokliu. Në Romë kulti i Asklepiut u soll me rastin e murtajës epidemike në vitin 293 para e.s., e pastaj u përhap në tërë botën greko-romake. Sipas mitit Asklepiu artin e mjekësisë e mësoi prej kentaurit Kiron, në malin Peli, aq mirë sa që ka ditur të shërojë të gjitha sëmundjet dhe lëndimet, madje edhe t'i ringjallë të vdekurit. Mirëpo, praktika e tillë mjaft e përhapur nuk i sillte dobi: pasi që askush nuk vdiste, u ankua kundër tij Tanati, zoti i vdekjes te zoti suprem, Zeusi dhe ai si rrënues i rendit botëror e mbyt me rrufe. Asklepiu pas vetes la dy djem, Mahaonin dhe Podaleriun, të cilët poashtu u bënë mjekët të famshëm dhe në këtë funksion morën pjesë në luftën e Trojës. Veç këtyre Asklepiu e ka pasur edhe djalin Teleforin dhe vajzën Higien, shëndet i mishnuar.