Thethi: Dallime mes rishikimesh

vendbanim
Content deleted Content added
No edit summary
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 21 gusht 2006 11:24

Thethi nga lashtesia e deri sot.
Historia si e Thethit ashtu edhe e Shales ishte e inkuadruar me ate te fisit te Labeateve. Ne shekullin e VIII te, kete zone e perfshinte Pulti, i cili ndahej ne Pultin e siperm dhe ate te poshtem. Thethi per here te pare shfaqet i dokumentuar ne Defterin e regjistrimit te Sanxhakut te Shkodres, ne vitin 1485, me emrin Fusha dhe ne ate kohe kishte vetem 7 shtepi te medha.
Ne shekullin e XVI –te, turqit e izoluan kete zone nga Shkodra dhe Malesia e Madhe, duke e bashkuar administrativisht me Sanxhakun e Dukagjinit me qender ne Peje. Qe nga ajo kohe kjo zone e ka marre emrin Dukagjin, duke e ruajtur deri ne ditet e sotme edhe per tri zonat se bashku: Shale, Shosh dhe Pult. Me pas ne fillim te shekullit te XIX te, fisi i Ahcajve nga :Thethi arriti ta bashkoje kete zone me Bushatlinjte e Shkodres.
Coronelli eshte i pari qe e permend Thethin ne harten e vitit 1688, ndersa ne vitin 1916 1917 shkon ne fshatin Theth at Shtjefen Gjecovi, i cili shkruan per te dhe e ben te njohur. Viti 1921 e gjen Thethin me shkolle te ndertuar nga Kryqi i Kuq Amerikan dhe me pas me 1936 hapet rruga e makines qe shoqerohet nje vit me vone me hapjen e nje agjencie turistike.
Me pas me kalimin e viteve qe nga viti 1968 e ne vazhdim do te hapen disa qendra te tjera turistike dhe do te ndertohen godina, hotele e shume objekte te tjera, qe do te prisnin vizitore te shumte nga e gjithe Shqiperia dhe Evropa Lindore perreth 35 vjet rresht. Kapaciteti i sezonit veror ishte mesatarisht deri ne 600 vete dhe ne dimer mbi 400 vete e llogaritur kjo mesatarisht 1 pushues per 1 banor.
Ne vitin 1976, Thethi shpallet “Park Kombetar”. Pas ndryshimeve te ‘90–tes, hoteli funksionon vetem pjeserisht me nje kapacitet prej 30 shtreterish dhe eshte privatizuar. Deri ne vitin 1997, hoteli, qe sot mban emrin Frashnishta, ka pritur e percjelle shume pushues vendas e te huaj, por me trazirat qe perfshine gjithe vendin u prish edhe rregulli i frekuentimit te zones turistike te Thethit.
Bukurite e paperseritshme te ketij fshati malor ne zemer te Alpeve shqiptare, e bejne Thethin qe te zere nje vend te rendesishem ne natyren e turizmin shqiptar. Duke u nisur nga veçorite e tij dhe nga vendndodhja prane kufirit. Parku i Thethit eshte propozuar qe te jete pjese e nje parku nderballkanik te quajtur Parku i Paqes, qe perfshin territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi.
Kurora mes maleve.
Thethi rrethohet nga male te larta dhe qafa mahnitese, duke filluar nga Qafa e Thanes, Shtegu i Dhenve, Radohima, Sheniku, Papluku, Maja e Alise, Qafa e Pejes, Gropa e Bukur, Qafa e Jezerces, Maja e Zeze, Maja e Zorgjit, qe fshehin ne brendesine e tyre ballafaqime te panumerta me alpiniste, spedologe, botaniste, gjeografe dhe shume dashamires te alpeve, te te cilet kjo zone la mbresa te pashlyeshme.
Fshatrat e kesaj zone shtrihen ne te dy anet e lumit nga Okoli deri ne Grunas, ku spikasin shtepite karakteristike qe te gershetuara me sfondin alpin, te shfaqen si peizazhe te paperseritshme dhe te papara ndonjehere.
Thethi, park zoologjik natyror.
Quhet i tille nga banoret dhe nga vizitoret, pasi ka nje hapesire te admirueshme, e cila i ofron kushte te mira jetese disa llojeve te ndryshme te kafsheve te egra si; ariu, dhia e eger, derri i eger, kaprolli, dhelpra, ujku, lepuri, pa anashkaluar rreqebullin, zardafin e iriqin.
Po perveç shumellojshmerise se kafsheve te egra, pylli i Thethit eshte mjaft i pasur edhe me shpende te ndryshem si shqiponja, skifteri, thelleza, pellumbi, gjeli e pula e eger e shume shpende te tjere qe folenizojne atje. Nuk duhen lene pa u permendur edhe pasurite e lumit te Shales, qe buron ne Okol dhe te lumit te Kaprese, qe shquhen per peshkun karakteristik: troften pikaloshe e kryemadhe, pa harruar edhe liqenin e akullt te Terthores, ku gjendet peshku triton alpin dhe shume lloje te tjera.
Turizemi:
Resurset natyrore:
Resurset natyrore te kesaj zone jane te lidhura se bashku edhe me trashegimine kulturore dhe historike te banoreve vendas, duke formuar keshtu, bazat me te rendesishme per zhvillimin e turizmit. Lidhur me kete fakt ka shkruar edhe alpinisti Georg Heinshemer, i cili e ka konsideruar Thethin, padyshim, vendin me te pershtatshem per turizem ndre Bjeshket e Veriut te Shqiperise, duke e krahasuar ate me viset e bukura te Tirolit.
Ndersa per banoret e kesaj zone, Dr.Franc Nopca ka shkruar se ”po t’u biesh ne bese, ne asnje vend tjeter te botes nuk do te ndihesh me i sigurte”. Resurset natyrore i dallon çdo vizitor, sa le Gryken e Nderlyses dhe ballafaqohet me mrekulline e kanionit te Grunasit qe eshte rreth 2 km i gjate, 40 deri 60 m i thelle dhe vetem 2 deri ne 3 m i gjere.
Perveç kanionit, ne Theth gjenden nje numer i konsiderueshem shpellash, por ato qe kane terhequr vemendjen e shume alpinisteve, spelologeve, gjeoagrafeve etj, jane Shpella e Harapit dhe Bira e Rratheve, te cilat me permasat e tyre dhe dukurite interesante qe mbartin brenda tyre si liqenet nentokesore, galeri, sifone etj., jane bere shkak i shume legjendave te krijuara nga vete banoret e zones.
Nje bukuri natyrore, te veçante, te bjeshkeve te veriut, shpalos ne kete zone, Ujevara e Thethit me 25 m lartesi, ku se bashku me cirqet perreth dhe Mullirin e Blojes, formojne nje nga vendet me interesante per t’u vizituar. Por jo me pak terheqes eshte edhe vendburimi i lumit te Shales ne Okol, burimet e te cilit nxjerrin 2.5 deri ne 3 m kub uje, qe ve ne pune nje hidrocentral te vogel dhe 12 mullinj, qe sherbejne per uje te pijshem, cilesia dhe pastertia e te cilit eshte per t’u admiruar.